Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

75645 MËRGIMI PLAGË

Sun 30 Dec 2012 - 14:55
ART klubi Ulqin Piktor: BILAL NIKEZIQI Vildana Dervishi Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri çapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend çitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja
U linda në fshatin Dragoviq të Krajës, aty edhe u rrita. Vitet e fëmijërisë i kalova i lumtur në vendin ku u linda
Për herë të parë u largova prej vendlindjes kur i mbusha pesëmbëdhjetë vjetë, për të shkuar në Gjakovë në shkollën e mesme.
Shumë shpejt më mori malli për vendin ku u linda. Më mori malli për nënën, babanë dhe të afërmit e mi, dhe për herë të parë e kuptova se vendin ku u linda e dua shumë, dhe për natë në ëndërr e shihja veten aty.
Atëherë nga malli fillova t`i shkruaj vargjet e para poetike që ia kushtova vendlindjes sime. I ndarë prej dashurve të mi, shpirti im mbushej me inspirime poetike, dhe me vargjet e mia vetëm përshkrova vuajtjet dhe mallin.
Poezija është një ndër mënyrat që njeriu shpreh ndjenjat e veta, vuajtjet apo lumturinë. Poezia e vërtet nuk është e vërtetë në qoftë se njeriu aty imagjinon diçka, sepse njeriu inspirimin poetik e fiton vetëm atëherë kur përjeton diçka të mirë apo të keqe, ose kur ndëgjon ndonjë ngjarje prej ndonjë miku, shokuapo ndonjë të afërmi të tij.
Kur bëhet fjalë për ndonjë ngjarje negative, njeriu përmes poezisë kërkon të drejtën dhe sikur kërkon t`i ankohet dikujt për hallin e tij. Prandaj unë poezinë e karakterizoj si një armë lufte kundër të padrejtës. Me poezi i zbutet zemra gjithkujt, po edhe rolit negativ në qoftë se e ndëgjon porzinë.
Si shkrimtar më shumë kohë i kushtoj vendlindjes dhe aventurave të dashurisë, se për mendimin tim njeriun e vret shumë kur humbet dikën që e don, dhe kur e lën vendin që e don.
Siç e dimë gjatë dhjetë viteve të fundit kushtet ekonomike, politike dhe shoqërore ishin negative (lufta, varfëria etj.), dhe shumë të rinjë të këtyre viseve u detyruan ta braktisin vendlindjen dhe të kërkojnë fatin nëpër botë. Po ashtu edhe fshatin tim e goditi vala e mërgimit dhe gjatë 10 viteve të fundit u shpërngulen dyzet e tre vetë ose rreth 35% të banorëve të këtij fshati. Në këtë mënyrë shifra e njerëzve që përpiu furra e gyrbetit u bë tepër e madhe, dhe gati secila shtëpi e humbi dikën të vetin.
Duke marrë parasysh se edhe ato që emigruan edhe ato që janë këtu, janë të ndarë prej dikujt që e duan, kështu unë fitova inspirim poetik dhe i shkrova disa poezi dhe tregime. Prandaj një ndër arsyet që këtë libër e titullova “Dashuria e tretur” ishte edhe kjo se të gjith banorët e këtyre viseve e humbën përgjithmonë dikën që e duan si p.sh.: Sa nënë i humbën fëmijët, motrat humben vëllëzërit, dajat humben nipat etj., poashtu edhe ato që emigruan e humben atëdheun dhe të afërmit e tyre, me fjalë tjera e humben të gjithë një dashuri të madhe.
Poashtu përveç poezive dhe tregimeve për gyrbet dhe vendlindje unë shkruaj edhe për aventura dashurie.
Siç e dimë, femra Shqiptare e këtyre viseve, e sidomos femra në fshat gëzon lirinë minimale, ose nuk ka aspak liri. Të shumta janë rastet kur prindërit e fejojnë dhe martojnë vajzen e tyre dhe nuk e pyesin fare a e don apo jo. Në këtë mënyrë kjo vajz është e detyruar të martohet dhe ta kalojë jeten me një njeri që se don.
Të shumta janë edhe rastet kur prindërit tentojnë dhe bëjnë presione të ndryshme në bijat e tyre që t`i martojnë në Amerikë për arsye ekonomike, dhe kështu e detyrojnë vajzën Shqiptare ta humbasë përgjithmonë njeriun që ka dashtë, dhe përgjithmonë ta tresë një dashuri të madhe. Shumë bukur është përshkruar edhe në tregimin “Një dashuri e tretur” fati i një vajze, poashtu edhe në shumë poezi tjera. Prandaj edhe kjo është një ndër arsyet që librit t`i jap këtë titull.
Me poezi mundohem t`i dal në rrugë të padrejtës dhe luftoj që femra Shqiptare t`i gëzojë të drejat e njeriut, dhe të rrespektohet edhe e drejta e saj. Prandaj me këtë rast desha të apeloj në forcat intelektuale që më shumë kohë t`i kushtojnë luftës për të drejtat e femrës Shqiptare, dhe më shumë të angazhohen përmes poezisë në këtë luftë.




DASHURIA E TRETUR
SHPIRTIN E PËRVËLON
Biblioteka
“KRAJA”
Korrektura
NASER PERASHI
Ilustrimet
SELMAN HAXHIMURATI
ENVER DRAGOVIQI – VERI

DASHURIA E TRETUR

SHPIRTIN E PËRVËLON

(Përmbledhje poezish dhe tregimesh)

PËRKUSHTIM
Këtë libër ia kushtoj vendlindjes sime, KRAJËS. Prandaj është e shkruar thjeshtë në dialektin vendas

DASHURIA
Dashuria është e ëmbël
dashuria n`bot mbretëron
para syve del si engjëll
fytyra e ati që don
Kur Zoti madh krijoi njerëzin

kur kët botë e gjallëroi
ai na fali dashurinë
me njëri tjetrin na ofroi.

NJË DASHURI E TRETUR

Në kala të Ulqinit rri i ulur në një gur dhe mendoj. Mendoj duke shikuar detin dhe pyes veten. Ku do të jetë tani e dashura ime? Athua është zgjuar sikur unë dhe mendon për mua, apo ka ra në gjumë dhe më ka harrua!?

- Jo! Se besoj! Se besoj se më harron lehtë, se më deshti me gjithë zemër! Jam i sigurtë se ende më do dhe thërret emërin tim, ashtu siç thërras edhe unë emërin e saj, se shpesh më merr lemza dhe nuk më lëshon në asnjë çast. E di se më don dhe s`më harron për të gjallë. Sa herë më kujtohet ajo vajzë unë qaj si fëmijë. Vajtoj për dashurinë e tretur, për një dashuri të vërtetë që u shkatërrua me dhunë. Se harroj kurrë atë vajzë! E si ta harroj kur më kujtohet në çdo çast takimi ynë i fundit. Ishte ky një takim i gjatë, i paharruar, më i gjati në historinë e dashurisë sonë, një takim i trishtueshëm. Më kujtohet, kur doli në takim, unë u gëzova kur e pashë prej së largu, por fytyra e saj ishte e tretur. Në sytë e saj nuk dukej ai shkëlqim i një vajze të dashuruar. U ofrua dhe më përqafoi pa folur asnjë fjalë. Më shtrëngonte me tërë fuqinë e saj dhe më puthi në faqe duke u dridhur. Unë mbeta i habitur! Mbetëm faqe për faqe, për disa minuta, pa u ndarë. Pa pritmas, lotët e saj ma lagën faqen time dhe filloi të më pëshpërisë në vesh me fjalë të dridhura.

- I dashur, ti e din se të kam dashtë dhe të dua. Por, ne duhet të ndahemi, - tha.

Pa mbaruar fjalët ia plasi vajit dhe filloi të qante me zë të lartë, duke u shtërnguar fort me të dyja duart për qafën time.

- Babai... – tha ajo, më fejoi në Amerikë, për një të pasur dhe nuk më pyeti fare. Unë se pranova, i thashë se të dua vetëm ty e askënd tjetër në botë, por më ra shuplakë në fytyrë dhe më kërcënoi se do të më vrasë po se pranova atë ``Amerikanin`` e mallkuar.

Su besova veshëve të mi, por më theri në zemër si me thikë! U treta në ato çaste dhe fillova ta shtërngoj fort në përqafim. Nga sytë e mi filluan të pikojnë lotët, se më befasoi me këtë lajm të zi. E shtërngova edhe më fort me të dyja duart, sikur të kisha frikë të mos ma vjedhë kush në ato çaste kur e kisha në përqafim. E shtërngova me tërë forcat e mia. Ndoshta në ato çaste shtërngimi na sillte edhe dhimbje fizike, por nuk i ndienim dhimbjet, sepse nga trishtimi, trupi im dhe i saji ishin të mpirë nga dhimbjet në zemër që ishin tepër të mëdha. Se vetëm shikonim njëri tjetrin në sy, të përlotur, sikur të luteshim për mëshirë.

Nuk kam kohë të rri, më duhet të shkoj, se babai ma ndaloi të dal në qytet, por unë ika vetëm të takohem me ty, për të fundit herë, - tha ajo.

Se fola më asnjë fjalë, se goja mu bllokua, por vetëm e shikova në sy. Në ato çaste sytë e mi të përlotur flisnin për mua.

- Lamtumirë... – më tha, se më duhet të shkoj. Por, nuk shkonte, vetëm shtërngohej për mua në përqafim.

Gjithë natën mbetëm në përqafim. Na dukej sikur të kishte kaluar një minut. Por, filloi të agonte drita. Sa e shkurtë na u duk nata që kaluam së bashku.

- Më duhet të shkoj - tha përsëri. Por nuk shkonte.

Në mëngjes erdhi babai i saj dhe na gjeti bashkë, të përqafuar. Nuk e pamë prej së largu, sepse tërë natën vetëm shikonim njëri tjetrin në sy dhe nuk shihnim asgjë për rreth nesh. Erdhi si të vinte dreqi dhe si bishë ia ngjiti për flokësh dhe e tërhiqte kah vetja që ta nxjerrë nga përqafimi im. Por, ajo shtërngohej edhe më shumë për mua. Nuk donte të ndahej prej meje! Por nuk ia arriti dot qëllimit, se nuk kishte fuqi më të shtërngohej, kur filloi t`i binte grushta në kokë. E tërhiqte rrotull nëpër tokë, por ajo gjithnjë e shtrinte dorën kah unë dhe më shikonte në sy. Sytë e saj më thërrisnin ta kapi dorën dhe mos ta lë të ndahet prej meje, por s`kisha fuqi, sepse grushtat që i hante ajo më sillnin edhe mua dhimbje.

O Zot! Çfarë njeriu është ky? Si bën dora ta grushtojë një vajzë kaq të bukur, që ti e krijove veç për ledhatim e dashuri? Si bën dora ta grushtojë euladin e vet dhe t`i sjellë dhimbje fizike dhe psiqike? Pse o Zot? Pse i len gjallë këto njerëz të pandjenja?

Mbyte këtë kriminel, mbyte këtë bishë të egër mos e len të gjallë. Ose. Ose më mbyt mua, ma merr edhe shpirtin kur ma morre dashnoren! Mos më len gjallë të shoh kjamet me sy e të vuaj deri t`jem gjallë.

Iku dashnorja! Iku sikur ta përpinte nata që e lamë pas.

Shumë ditë kaluan, shumë muaj, ndoshta edhe vite, se unë nuk numëroj më asgjë, më ka tretë orientimi i jetës dhe nuk kam më dëshirë të jetoj.

Netët i kaloj pa gjumë, i pa ngrënë e i pa pirë, këtu në Kala. Këtu, ku u takuam me dashnoren. Këtu dal për natë dhe pres. Këtu po pres edhe sonte, ndoshta mos po vie dashnorja. Bie shi, dëborë, stuhi, por unë këtu rri e pres. Këtu do të pres, deri të vdes. Edhe kur të vdes, do ta lë amanet që të më varrosin këtu në Kala, se vetëm këtu isha i lumtur. Kur të vie dashnorja pas shumë vitesh jam i sigurtë se do të dalë në takim. Së paku, me vorrin tim le të takohet.

Pres. Dola në korzo që të hjek pak mërzi. Aty mijëra njerëz... Shoh çifte të lumtura që shetisin bashkë të përqafuar dhe fytyra e tyre shkëlqente nga lumturia dhe dashuria. Të gjithë ishin të lumtur vetëm unë jo. Vetëm unë dhe një lypse, që shtrinte dorën kalimtarëve dhë lutej për një kafshatë bukë. Dikush prej kalimtarëve ia hodhi lypses ca para të holla dhe në sytë e saj erdhi shkëlqimi. Edhe lypsja u bë e lumtur, mbeta vetëm unë me zemër të thyer.

U ula përkrah me lypsen, e shtriva dorën edhe unë, ndoshta ndonjë kalimtar do të ma gëzoj zemrën edhe mua. Shumë kush më hidhte para, por përsëri mbeta me zemër të thyer.

Jo. Nuk ka para në botë që mund të ma gëzoj zemren time, vetëm ajo vajzë. Vetëm ajo mundet të ma kthejë përsëri lumturinë, por, ku gjindet ajo tani?

- Ah, Zot i madh!

Një shokë më thotë ta harroj atë vajzë dhe të gjej ndonjë vajzë tjetër. Shiko pak, më thotë, sa vajza të bukura ka në korzo. Vërtetë, shumë vajza të bukura kishte në korzo, pothuaj se të gjitha ishin më të bukura se dashnorja ime.

Por jo. Nuk mundem të themeloj dashuri kundër ndjenjave të mia, se nuk kam dy zemra. Edhe atë që e pata, ia fala asaj. Nuk mundem të shtrihem në shtrat dhe të bëj dashuri me një vajzë që nuk e dua.

Po dashuria ime si do ta ketë hallin?

Athua mundet me durua dorën e njeriut, që nuk e don, me e prek trupin e saj?

Zot! Pse kështu? Pse?

Shpresat ende më mbajnë gjallë. Tërë natën shetis në korzo dhe kërkoj dashnoren. Shumë vajza më përgjasin në dashnoren time dhe unë gëzohem për një çast. U dal përpara në rrugë dhe gati nisem t`i përqafoj, por kur vërtetoj se ajo nuk është dashnorja, zemra përsëri më shëmbet. Shumë vajza më shajnë dhe nga frika bërtasin. Dukem si narkoman. Organet e policisë më morën dhe më shtinë në burg, se u bëra i rrezikshëm për ambientin njerëzor.

Një natë të tërë e kaloiva në burg. Kur më lëshuan, menjëherë shkova në Kala. Por, përsëri se gjeta aty dashnoren. Unë këtu do të pres deri sa të jem gjallë.

KRAJA ME PLAGË MËRGIMI

Krajë e dashur, të gjeta në Histori. Zëri i trimave të tu sa larg paska mbërritur. Sikur lisi që bin më gurit, kurr s`ju lig zemra asnjë burrit.

Por sot o Krajë o i shtrenjti, dola n`Rumi ty për me t`pa, por i mbylla syt se m`erdhi për t`qa. Më dhemb zemra kur shikoj dhe bëj krahasime. Dikurë ti ishe një kopësht lulesh, aq i bukur, i thurur me mure të forta e mbi mure të vendosura ferrat e murrizit.

Këto lule ishin vajzat e reja, të bukura si rrezja e diellit që ruanin bagëtinë në mal, kurse muri me ferra ishin djemt e ri, trimat që ruanin nderin dhe fytyrën e Krajës. Kurrë s`guxonte askush të hyjë në këtë kopësht të bukur dhe ti ju vejë këmbën luleve të Krajës.

Shumë kush u mundua ta kapërcejë këtë gardh, por kur hinte mbi murë, aty shkliste në ferra, ferrat i ngulëshin në këmbë, dhe nga dhimbjet rrëzohej dhe binte poshtë nga muri.

Po sot, sot ku gjindet ai kopësht lulesh?

Tanë këto trima vdiqen, por athua nuk u lind kurrë më asnjë trim. Ah sa më dhemb zemra. Më dhemb zemra se ky kopësht lulesh po shëndrrohet në një kopësht errësire, në një kopësht frike.

Edhe këto pak lule që kanë mbetur janë të përfikura se s`ka kush ti lagë me ujë dhe janë të shkelura, të shkelura nga këmba e bishëve të egëra.

Të rinjët kanë ikur, dhe këto pak të rinjë që kanë mbetur po ikin dita ditës, dhe po ilënë pleqtë e shkretë këtu të vetmuar.

Mosni kështu more djelmosha. Mos lakmoni dheun e botës, mos ia therrni zemrën lokës, mos i leni të vetmuar, të mjeruar e të përmalluar, babë e nënë se ato janë plakur dhe janë të lodhur. Mos i leni vetëm se sot kanë nevojë për ju ashtu siç patët nevojë ju deri dje për to.

A kështu ruhet amaneti? A kështu falet gjaku i trimave të Krajës që kanë derdhur për këto troje, a kështu e shpërbleni mundin e nënës dhe të babës që hoqën me ju rritë juve?

Kësaj i thonë e kalova zallin e ta dhjefsha kalin. PSE kështu, pse? Pse ju veni çmimin babës e nënës? Po çfarë çmimit more? Ato s`kanë kurrë një çmim kur si merrni me vete. Ato si vlejkan dhjetë mijë dollarë sa ju i paguani për vete.

Sa turp, sa tmerr.

Më kujtohet kurë para disa kohe vdiq një grua që e pata fqinje. Ishte kjo nëna e një biri që ka emigruar në Amerikë, dhe e la të vetme të shkretën. Të paktën as një gotë ujë s`kishte kush t`i ia jepte të shkretës, por kishte mbetur në mëshirën e fqiut. Kur i erdhi dita të vdiste kërkonte birin e saj ta shihte për të fundit herë.

Sa turp, sa tmerr, dha shpirt e shkreta me emrin e të birit në gojë, në vend që të vdiste duke lëshuar shahadet, në vend që të jeptë shpirt me emrin e pejgamberit të shenjtë në gojë.

Vdiq e shkreta dhe në dhe e shtinë fqinjët. Biri i sajë nuk erdhi aspak, të paktën të vdekur ta shihte nënën që e lindi për të fundit herë. Po çfarë biri është ai? Jo ai nuk është birë, ai është kopil, kur si dhemb zemra për nënën e vet.

Çfarë turpi!

Po çonu njëherë ju o burrat e Krajës. Dilni prej vorrit dhe shikoni pak se ç`po ndodhë me Krajën tuaj. Po si të çohen të shkretët, kur vorret e tyre i kanë robëruar ferrat. Edhe po të duan të çohen, si lanë ferrat me dalë prej vorrit.

A e meritojnë këto trima këtë punë? A e meritojnë që eshtrat e tyreë sot po pushojnë nën ferra? A e meritojnë që vorri i tyre po bëhet nevojtore qenjsh dhe derrash të egjër? Jo nuk e meritojnë këto trima këtë punë, por kush do t`i presë ferrat, kur s`ka mbetur askush për punë, por vetëm kanë mbetur pleqtë e lodhur.

Sa më duket mua i lumi ai plak që vdes i pari, se ai që vdes tani e varrosin kojshija.

Po plakun e fundit që të vdesë kush do ta shtjerë në dhe? Askush; |Por aty kur të vdesë do të mbetet deri të kalbet mbi dhe ose ta hanë bishat e egra.



IKET

Dallëndyshet ikën
shtegtojnë për në jug
e bashkë më dallëndyshet
biri i nën`s bën rrugë

Loton nëna e zezë
se ka mbet e shkret
shikon folen e dallëndyshes
që e thatë ka mbet.

Folen e dallëndyshes
e ka mbuluar m`byku
shtratin e birit nën`s
e ka kapluar n`dryshku.

Plot tre muajt e vjeshtës
lot janë larë më shi
plot tre muajt e dimërit
lot n`faqe jan n`gri.

Kur erdhi pranvera
dallëndyshet erdhen përsëri
kurse biri i nënës
ku gjindet se di.

Dallëndyshet erdhën
fole tjetër po ndërtojnë
në folen e birit nën`s
marimangat po pushojnë.

Sa pranvera erdhen
sa herë zogj`t shtegtojnë
sa lot jan tuj u derdhur
që birin kërkojnë.

Para der`s shtëpis
një grua dha shpirt
tuj shiku dallëndyshet
e birin tuj prit.

Biri nën`s kurr nuk erdhi
as ta shohë nënën të vdekur
është shumë larg ai prej atëdheut
nëpër botë diku i tretur.


DHE I HUAJ, DHE I MALLKUAR

Shumë vite kaluan, dhe unë rri ende i vetmuar, Shumë vite kaluan qysh kurë u pa buzëqeshja e fundit në fytyrën time. Ku u mbusha kaq shumë më gjynahe nuk e di, por e di se shumë vuajtjet i kalova dhe vuajtjet po shtohen dita ditës edhe më tepër.

Natën rri deri vonë dhe mendoj. Atje larg diku është vendlindja ime. Sa shumë vite kaluan që kurë se kam parë vendlindjen time të dashur. Por me mallë më kujtohen ditët e fundit dhe të fëmijërisë që i kalova aty.

Ishte dhjetorë i vitit 1991, kur filloi lufta. Njerëzit filluan të ikin nga vendi i tyre dhe shpërndaheshin nëpër botë. Atëherë sa po ui kisha mbushur tetëmbëdhjetë vjetë dhe fillova jetën, fillova të lulëzoj dhe t`i çeli sytë në jetë.

Papritmas një ditë më erdhi letërthirrja të shkoj ushtarë.

O Zot; si të shkoj ushtar kur lufta po shtrihej dita ditës edhe më tepër? Si të shkoj ushtar në atë kohë kur askush nuk shkonte, por djemt e nënave shpërndaheshin nëpër botë për të shpëtuar kokën të gjallë.

Pse o Zot? Pse është i mallkuar ky Ballkan.

S`kam rrugë tjetër, më duhet edhe mua të shkoj dhe ta kërkoj fatin nëpër botë, se këtu s`po më lanë. Më duhet të ndahem prej nënës sa po u ndava prej gjirit të sajë, dhe fillova jetën.

S`kisha dëshirë të iki, por s`pata rrugëdalje tjetër.

Pse o Zot? Pse?

Pse s`po më len ta gëzoj tokën time, shtëpinë time, shtëpinë ku u linda? Pse s`po më len ta gëzoj dashurinë e nënës, të babasë, motrës, vëllait dhe të atyre që më duan? Pse s`po më len ta gëzoj rininë time nën rrezet e diellit tonë, por më duhet ta thej qafen atje ku s`ka diell?

Më duhet të shkoj, dhe me një trafikant lidhëm kontratë që t`më përcjellë në Amerikë te daja im, për dhjetë mijë dollarë Amerikan. Më duhej t`i marr borxh se jeta u bë e vështirë dhe ne nuk i kishim aq para. Për katër ditë duhej të nisem, të bëj rrugë për gyrtbet të zi.

Katër ditët e fundit nuk dola askund, vetëm sillesha nëpër oborrin e shtëpisë dhe me kujdes shikoja çdo gjë që ndodhej aty. Shikoja çdo gurë, çdo tjegull të shtëpisë ku u linda dhe çdo dritare. I shikova me kujdes që mos t`i harroj kurrë.

Nëna ime vinte gjithkah pas meje dhe nuk më lëshonte nga shikimi në asnjë çast.

U bë natë dhe deri vonë rrija pa fjetë se nuk më merrte gjumi, e bashkë me mua rrinte edhe nëna. Dikur vonë shkova në shtratin tim, dhe nëna përsëri erdhi pas meje në dhomën time. Më mbuloi mirë se ishte ftohtë dhe më shikonte në sy. Sytë e saj ishin të përlotur, plot mjegull dhe të skuqur nga vaji. Rrinte duke më shikuar në sy për disa minuta me radhë dhe nuk dilte nga dhoma ime.

Shko i thashë o nënë bjer dhe pusho, mos mërdhit kot se është të ftohtë.

Në sytë e saj vërejta se filluan të pikojnë lotët dhe me buzë të dridhura më puthi në ballë dhe më tha:

- Biri im. Nuk mërdhas unë më tepër se mërdhita. Ne po ndahemi dhe zemra ime kurrë më nuk do të ngrohet. Ti po bën rrugë dhe po më len me zemër të thyer, por amanet po ta lë ``mos harro vendlindjen, mos harro nënën që të rriti dhe gjuhën e saj, dhe kur të mundesh kthehu përsëri në atëdhe``.

Lotët e saj ma vranë zemrën, dhe mua filluan të më dridhen buzët nga vaji dhe sytë e mi u mbushën më lot. Në ato çaste e mbulova fytyrën time me jorgan se nuk desha që nëna t`i vërejë lotët e mi. Nuk doja t`i ia thej zemrën edhe më shumë. Kisha dëshirë të qaj me zë të lartë, por u durova.

Nëna fiku dritën, por nuk dilte nga dhoma, vetëm ledhatonte lehtë flokët e mi. E dinte e shkreta se nuk do të shihemi kurrë më, dhe donte të nginjej duke më shikuar.

Dikur vonë vaji më lodhi dhe më mori gjumi. Në mëngjes sa filloi të agonte më doli gjumi dhe u zgjova trembëshëm. Tërë natën pashë ëndërra të këqia.

E ndiejsha dorën e nënës që ledhatonte lehtë flokët e mi. I hapa sytë dhe e shikova. Nuk e shihja mirë se ende mbretëronte errësira në dhomën time, por vërejta në hijen e saj se ishte e mbledhur krahësh nga të ftohti dhe dridhej.

O Zot. Tërë natën e kaloi pranë meje dhe mërdhiti. E dija se zemra e saj nuk do të ngrohet kurrë më.

Plot katër net nëna i kaloi pa fjetë pranë shtratit tim duke u dridhur e qarë. Më në fund erdhi edhe ajo ditë e zezë, ajo ditë e mallkuar që ma hodhi përgjithmonë në errësirë rinin time.

Drita agoi, agoi kjo dritë e zezë dhe mua më duhej të nisem.

Kur u nisem dolën të më përcjellin të dashurit e mi që po ndahemi përgjithmonë. Dolën babai, nëna, motra dhe vëllai. Të gjithë qanin.

O Zot. Kjo ditë po më kujton një varrim kur vdiq një djalë i ri dhe në varrimin e tij të gjithë vajtuan deri te varri i tij.

Edhemua po më duket vetja si i vdekur, kur të gjithë po qajnë për mua. Si durova lotët më as unë, por këmbët nuk më heqnin para veç mbrapa. U përqafova me të dashurit e mi, dhe më nuk e solla kokën mbas, se s`kisha zemër ta shikoja nënën duke qarë.

Më priste rrugë e gjatë.

Dielli akoma s`kishte lindur, por natyra dukej shumë mirë. Ishin këto shikimet e fundit që i hodha në vendin ku u linda dhe u rrita.

Trafikanti ma dorëzoi pasaporten. Unë e hapa dhe e shfletova udhës për të hjek pak mërzi. Shikova fotografinë time, dhe përkrah me fotografi ishte emri. Shikova më hollë, por aty s`ishte emri im. Aty ishte shkruar një emër i panjohur për mua.

O Zot, edhe emrin më duhet ta n`drroj. Më duhet ta thërras veten me emër tjetër dhe ta harroi emrin që më dha nëna ime kur më lindi.

Hyra në aeroplan dhe u nisëm. Rruga për Nju-Jork ishte e gjatë. Plot tetë orë i kalova në ajër duke fluturuar. Ndërkohë për një çast më mori gjumi. Mundohesha t`i harroi lotët e nënës të paktën për këtë ditë sa ta kaloi kufirin, por sa më mori gjumi fytyra e nënës më doli para syve, dhe ashtu e përlotur më thirri në emër të vërtetë. Menjëherë u zgjova trembëshëm se ma nxorri gjumin një dhimbje në zemër që ishte tepër e madhe.

Përsëri mi ngacmoi ndjenjat, dhe në sytë e mi filluan të pikojnë lotët. E nxorra pasaportën prej xhepit dhe e hapa fletën e parë. E shikova emrin. Emri im ishte Boshkoviq Millan.

O Zot mendova me vete. Po pari nëna ime më thirri më emër tjetër. Një udhëtar i panjohur që ishte përkrah me mua më shikonte i habitur. Vërejti edhe ai lotët që pikonin prej syve të mi. Më foli diçka në gjuhën Angleze. Unë e njihja pak Anglishten, por se mora vesh se çka thonte se nuk e kisha mendjen tek ai, por e ndjeva se mi rrihte krahët dhe e kuptova se donte të ma zbusë zemren.

Aeroplani zbriti në Nju Jork, udhëtarët dolën nga aeroplani. Dola edhe unë. Ishte natë dhe askund nuk e pashë diellin.

Ah tokë e zezë, po pse erdha unë këtu ku nuk shoh asnjë fytyrë të njohur.

Nuk dija se kah duhej të shkoj, por vetëm mbaja udhën pas njeriut të panjohur që udhëtuam bashkë. Mbërritëm para doganës ku duhej t`i jepnim në kontrollë pasaportat. Prita radhën rreth gjysmë ore. Atëherë doganieri thirri emrin Boshkoviq Millan. Askush nuk u përgjigj. Bashkëudhëtari me shikonte i habitur, dhe kur doganieri e përsëriti emrin Boshkoviq Millan më ra lehtë grusht këmbës, dhe atëherë me fjalë të dridhura thash: Po unë jam. S`ma bënte goja ta pranoj atë emër, se kur doganieri thirri emrin e panjohur në të njejten kohë engjujt e Zotit ma sillnin në veshin tim të djathtë zërin e nënës që thërriste emrin tim të vërtetë.

Si të quajn ty më pyeti doganieri në Anglisht. Boshkoviq Millan i thashë. Në ato çaste u mundova ta sjelli buzëqeshjen në fytyren time, por ishte e kotë se syt e mi të skuqur më tradhëtuan, dhe shumë qartë lexohej në sytë e mi emri im i vërtetë.

Doganieri më shikoi në sy dhe më tha:

S`është e vërtetë. Atëherë më pyeti për datëlindjen. Unë mbeta pa përgjigje se nuk e dija kur kishte lindur dreqi i mallkuar, por bëra gjoja se nuk e kupëtova se çfarë më pyeti. Prit pakëz më tha se je i dyshimtë.

Ashtu siç erdha këtu pa dëshirën time, ashtu edhe puna mu pri mbrapshtë. E gjetën se pasaporta ime është e fallsifikuar dhe më shtinë në burg.

O Zot, i pagova tanë këto para dhe të vij e të kalbem këtu në burgjet e botës pa i bërë asnjë gjë të keqe kurrkujt.

Pse o zot, pse? Gjynahet e kujt po i paguaj unë?

Plot tre muaj i kalova në burg. Plot tre muaj syt e mi nuk e panë as diellin e as hënën. Më jepnin ka një kafshatë bukë sa ta mbajë shpirtin në jetë. Më binin bukën dhe ma linin në tokë sikur të ushqenin ndonjë qen. Netët e para i kalova pa gjumë se s`kisha ku të flija, vetëm në dërrasa. Kisha vetëm një qebe të mbulohem, dhe tërë natën mërdhitësha nga të ftohtit. Dikurë gjumi më lodhi, dhe sa më mori para syve më doli fytyra e nënës që thërriste emrin tim me një zë të dridhur, dhe përsëri ma nxorri gjumin.

O Zot, ai zë i dridhur s`po më len as të flej.

Athua nëna e din se ku e ka birin e saj tani. Athua e din se biri i saj po mërdhet në burgjet e botës dhe nuk ka më çka të mbulohet. Sikur ta dijë të vërtetën ajo do të hidhej në litar.

Ah tokë e zezë, po ku e ke diellin. Sa më ka marrë malli ta shoh diellin edhe njëherë me sy.

Mbasi që kaluan tre muaj më lëshuan në liri, por duhej t`i paguaj edhe gjashtë mijë dollarë të tjera që unë nuk i kisha, por më duhej t`i ia merrja dajës borxh. Për tre muaj që i kalova në burg i treta plot gjashtëmbëdhjetë kilogram nga pesha e trupit. Në ato ditë nuk do t`më kishte njohur as nëna që më lindi.

Plot dy vite banova tek daja. Plot dy vite më duhej të punoj vetëm për ta kthyer borxhin. Puna ishte e vështirë, se punoja dy punë.

Ditët kalojnë, kalojnë edhe vitet, por malli jo. Malli për atëdhe nuk hiqet por shtohet dita ditës edhe më tepër.

I shikoj fëmijët e dajës që rriten për ditë. Shumë keq e flasin gjuhën e nënës, dhe nuk e njohin asnjë traditë Shqiptare.

O Zot, athua kështu një ditë do të rriten edhe fëmijët e mi.

Sot kaluan plot dhjetë vite që se kam parë vendlindjen. Plotë dhjetë vite nuk di asgjë për fatin e nënës dhe të babës. Më thonë se ende janë gjallë, por nuk e besoj pa i parë me sy. Ndoshta ende janë gjallë se gjithnjë ai zë i dridhur nuk më len të flej, se më thërret të kthehem në atëdhe dhe ta çoj në vend amanetin.

Tani i bëra ca para, por nuk mundem të kthehem se nuk i kam bërë dokumentat.

Një ditë do të kthehem, por ndoshta do të jetë vonë. Ndoshta nuk do t`i gjej gjallë babën as nënën që i lash me zemër të thyer.

BIJT E KRAJËS

O ju vllazen, o ju motra
o ju bijt e nanës Kraj
hidhni syt nganjëher tek votra
se pa ju s`çel as lulja n`maj.

Sa bula e gishtit derdhet loti
për kto djem që n`rrug jan nisur
ban çudi me ne dhe zoti
prehëri i nans është boshatisur

Mos përbuzni nanën tuaj
sa t`jet gjall ajo u thërret
mos lakmoni dheun e huaj
se n`atdhe nana ju pret.

Qan nanlokja me fotografi n`dor
përmbi djep rrin e loton
nuk ka ken të përqafoj
nëpër ëndërr ju kërkon.

Edhe baba që ka vdekur
thell prej vorrit po thërret
thërret prej vorrit tij të tretur
se ska ferrat kush ja pret.

Edhe dielli habitshëm shikon
diçka ati sikur i mungon
e shikon Krajën me habi
si ka mbet kshtu pa rini.

Qaj ti o Kraj, ti nëpër mote
syni lyp të shohë rinin
a është turp o Kraja loke
që s`ka mbet kush t`hap xhamin.

Shpit e vjetra i shikoj me mall
jan rrit ferrat deri n`pullaz
nuk ka brenda njeri të gjallë
veç plot minj dhe marimanga.

Qysh kur n`Kraj lule s`ka çel
Qysh kur kam djalit ktu ska shkel
Qysh kur n`darsem s`krisi lodra
pra ktheni mbrapa vllazen dhe motra.

Mos zotroni dheun e huaj
se Kraja është foleja juaj
mos e leni Krajen të shkret
se ska njeri që jeton dy jet.

I MAHNITUR PËR NJË VAJZË

Ndalu vajzë se zemra m`plasi
shpirti m`dridhet tuj t`shiku
sa her në rrug un ty të hasi
maraku vjen tuj mu shtu.


Bukurin që t`ka fal Zoti
rrall her shihet n`kët dyrnja
sa her t`shoh më pikon loti
syt prej teje s`muj me i nda.

Për ty vajz jam i mahnitur
për ty rri me lot në sy
n`qoft se vdes ta kesh të ditur
se një djal ka vdek për ty.

Mi qerrove syt e ballit
ilet n`zemer më ke shti
i mahnitur jam prej hallit
pa ty shpirti ska qetësi.

Zemra ime s`është gurë mali
ajo thehet si kristali
n`dalu vajz po t`lutem ty
mos ma len zemren mu thy.

Shum tu luta, shum po t`thërras
mos ma len zemren me plas
ndalu vajz pash perëndin
mos ma len në terr rinin.















DASHURIA E TRETUR

Më ka lën dashnorja ime
më ka thën lamtumirë
asnjëherë më s`del n`takime
paska gjet djal më t`mir.

A jeton peshku pa uj
a hahet buk me dor të huj
a fluturon zogu kraht m`ja thy
aq vajz unë kam jetë pa ty.

Do t`kalojnë vite dhe shumë vite
dhe shumë vjet për ty do t`qaj
ndoshta m`do, prej meje ike
por un n`zemer ala t`mbaj.

Edhe n`qoft se unë martohem
se beqar me mbet nuk bën
deri t`muj do t`mundohem
do t`marr vajz me emrin tënd.

Veç një emër e shkrova në zemër
se t`kam dasht unë vetëm ty
gjithmonë mbet i shkruar ai emër
kurr prej zemre ska me u shly.



PA TY MOS MË LAFT ZOTI

Se pa ty mos më laft Zoti
m`tret dëshira me jetu
për pa ty mos m`kaloft moti
kur në ty jam dashuru.

Se një jetë, një jetë pa ty
nuk jetohet jeta vall
si një jetë pa dy sy
pa dy sy që kam në ball.

Ne të dy kur jemi bashk
askujt nuk ia kam lakmi
gjeta vajzën që kam dasht
sot jetoj në lumturi.

Ti je jeta e shpirtit tim
prej vdekjes më ke shpëtu
nuk e ke aspak gabim
dashurin ma ke dhuru.

VAJZA E ZEMRËS

Netët janë pa gjum
tan ditën pa pun
ti në zemër më ke hy
vajz unë s`mundem t`rri pa ty.

Qe kur ty të njofta
prej teje jam smur
m`duhet t`shkoj te hoxha
majmali me m`shkru.

Oh sa fort të du
ti ke lind për mu
hajde hyj në shpirtin tim
paske qen vajz fati im.

Zoti e paf`t fatin tonë
na laf`t bashk ne për gjithmonë
n`qoft se mdon sikur un ty
kët dashni s`ka gja me thy.



DASMA E PËRLOTUR

Sonte shkrihen malet
yjet n`qiell po vajtoj`n
loti im sonte nuk ndalet
dashnoren po e martojn.

Ndalne vallen o dasmor
kujt i duhet tan ky gzim
t`gjith po kceni me lule n`dor
athu kceni për inatin tim.

A se shihni se nusja qan
kënd po merr nuk e kan pyt
tokën për rreth me lot e lan
e kur m`pa mu i msheli syt.

Këtë vajzë t`bukur që shikoni
e kan smur, magji i ban
pra ju lutem mos vallzoni
se për mua nusja qan.

N`qaf na paçin baba e nana
që s`na lan ne me u bashku
por sa t`jet dielli, sa t`jet hana
kurr vajz tjeter s`kam me dasht.

KUR MË THIRRE NË TAKIM

Kur më thirre në takim
dhe ma the at lajm të zi
lot t`pikuan n`krahun tim
mori fund një dashuri.

Më kan thënë se t`kan feju
gjyzemore larg shtëpisë
të lutem mos me i harru
kujtimet e beqaris.

T`vështir i paske bab e nan
çka ju bëra nuk e di
vend pran teje nuk më lan
e humben kët dashuri.

FUKARAN MOS E FALTË ZOTI

Të kam dashtë më shumë se veten
për dashni më bëre be
për ty vajz e lidha jetën
ç`të gjet tash që mu më le.


Pse prej meje vajz po ik
pse për mua s`mendon fare
po martohesh në Amerikë
a e shet zemrën për pare.

Për ty mbeta pa u fejua
se unë besen ta dhash ty
s`kam dëshirë më me jetua
kaq rënd zemrën ma ke thy.

N`fund t`dyrnjas e theve qafën
por prej mendjes s`muj me t`hjek
ala pa gjum e çoj naten
s`mund t`harroj n`zemer ke mbet.

Pasuria marton dhe qenin
e për fat t`zi jam fukara
n`kët dyrnja unë se kam vendin
ma mir m`del veten me vra.

Fukaran mos e falt Zoti
selamet nuk sheh me sy
gjithmon n`sy do t`i rrij loti
gjithmon zemren kan m`ja thy.

MORI FUND NJË LUMTURI

N`sy m`shikonte si gjynah
plot me mall më përqafoi
n`faqe m`puthi dhe më tha
n`Amerik baba m`martoi.

Mori fund një lumturi
u shkatërrua një dashuri
lot e saj ran n`krahun tim
m`la të vetëm, m`la jetim.

Kur ska diell lulja thahet
kur s`ka kryp gjella nuk hahet
pa dashni zemra përfiket
me para dashnija s`blihet.



Dashuria e parë s`harrohet
t`len plag n`zemer t`mbush me mall
plaga n`zemer nuk shërohet
të përvëlon deri t`jesh gjall.

Qaj për fatin tim të zi
qaj se s`mundem me u duru
qej se shum mir un e di
edhe ajo qan për mu.

Po athu mundet me e duru
doren e njeriut që se don
flokt e saj me i ledhatu
me e prek n`trup apo ku do.

N`SYT E MI S`DO T`SHIHET GZIM

Vetëm ty me zemër t`deshta
veç ti ishe gzim për mua
unë kaher s`di ç`është buzëqeshja
kur për tjetrin t`kan feju.

Lumturin që bashk e patem
se harroj deri t`jem gjall
tuj t`kujtu e kaloj naten
ti ma mbush zemren me mall.

Emri yt prej goje s`mhiqet
ty po t`thrras sa her marr frym
për ty vajz shpirti po m`digjet
pa ty jam me zemër t`thyr.


Prej at nat kur të martohesh
n`tesha t`zeza kam me u veshur
do t`mbaj jas sa her t`mkujtohesh
prej at nat le t`mthon i vdekur.

N`syt e mi gzim kurr s`do t`shihet
se do t`jem gjithmon t`përlotur
shpirti im flak le t`digjet
do t`vajtoj dashnin e tretur.

Në at vend ku jem takua
për dit do t`shkoj për me pa
kurr më lule ska me lulzua
se lot e mi gjithçka kan tha.

U DASHUROVA NË SHIKIM TË PARË

Para shkollës të njoftova
atë ditë t`pash për herë të parë
ty t`shikova kah u largova
ti m`je duk më i bukuri djal.

Nja dy-tri her me ty u takova
por zemra donte prap me t`par
si është e mundur as vet s`kuptova
rash n`dashni me shikim t`par.

Kot mundohem ta ndali zemren
se jam e re për dashuri
rash n`buzëqeshjen tënde t`ëmbël
më shëntove me sy të zi.

Veç një zemër unë e pata
edhe atë ta fala ty
për çdo ditë sa erret nata
fytyra jote m`del n`dër sy.


Prej fatit vet nuk ke ka ikën
k`shtu e ka shkru i madhi Zot
veç ty t`du e sta kam frikën
nuk të n`drroj me kurrgja n`bot.

TE GJIMNAZI I ULQINIT

Te gjimnazi i Ulqinit
me makin gjiro tuj ba
dogja tonat e benxinit
veç ty syrin me ta pa.


Sy si tëndin kërkund s`pash
kur t`njoftova n`gjuj të rash
tu betova n`të madhin Zot
dhe ma fale zemren për shum mot.

Zili shkollës kur cingrron
zemren time fort ma gzon
ma gzon zemren e shpirtin tim
se dashnorja m`del n`takim.

Nuk lash këpuc në këmb pa shky
nuk lash rrot n`makin pa shpu
si lash qoshe makin`s pa thy
veç për ty, për ty që t`du.

Del dashnorja si princesh
sa shum djem në rrug e ndalin
por fill tek unë vjen tuj buzqesh
e prej gëzimit krah`t më dalin.

Nuk ka pare që t`paguen
ma ke mbush zemren plot gëzim
ti gjimnaz qofsh i bekuem
m`gjete vajz për qefin tim.



BJONDINA

Një bjondinë me flok të arit
një shikim kah un e hodhi
paska pas shikim të zjarrit
n`shikim t`par zemren ma mori.

Si për loj jam sjell mbas teje
që kur pate dymbëdhejet vjet
tash je rrit s`mund t`hjek prej kreje
paskam ra n`dashni t`vertet.


Ti je lulja e saksis
ti je ylli i bukuris
sy të kaltër e flok të art
Zoti m`dha më t`miren dhurat.

Do t`kisha nis shkuesin te shpija
por për fejes ti je e re
m`duhet t`pres e m`djeg dashnija
ti po m`shtjen mu gjall në dhe.

Do të pres ta bëjm fejesen
tjeter vajz un më s`kërkoj
qysh at dit që ma dhe besen
vetëm ty të dashuroj.

U THA LULJA NË DORËN TIME

Për çdo ditë dilshim n`takime
rrinim bashk nën deg t`selvis
more lule prej dorës time
si dhurat në shej t`dashnis.

M`çove fjal se u fejove
e kurr më s`dole në takime
zemren time e shkatrrove
u tha lulja në doren time.

M`vrave n`zemer, m`vrave n`shpirt
syt e mi i le pa drit
m`nale diellin ma nuk m`xen
ja ke prish zogut folen.

Një djal tjetër ti e more
me djal tjetër lidhe jetë
kush t`ma hjek tash lulen dore
qysh at dit në dor m`ka mbet.

As vet s`di pse ala t`dua
kur m`shkatrrove në rini
qaj n`dor lulen tuj shikua
jam pa ty, pa ty smund t`rri.

Prap un lule dal e mbledhi
dhe do t`mbledh deri t`jem gjall
n`dor i mbaj e nuk i hjedhi
por s`kam lulet m`ja fjal.



ENDËRROJ

Ëndërroj, vendlindjen
at vend lulesh, at lulisht
që të vetmen stinë
ka pranveren.

At vend të mbushur
plot aromë,
plot me lule
e me dashuri.

Por unë, unë jam një trëndafil
i plagosur rëndë
këtu larg të cilin
mu në lulëzimin e tij
dreqnit e këputën
dhe e çuan larg,
atje ku dominon
errësira e thellë,
ku çdo gjë eshtë e vdekur,
pa diell, pa hënë,
ku i vetmi gëzim
është ëndërra,
e vetmja shpresë
për trëndafilin e shartuar
që ëndërron
ka kapërcejë
at gardh,
të lartë sa një mal,
të gjërë sa një oqean,
që fundi i tij
të çon në pranver,
në atë kopsht lulesh,
në atë vend dashurije
që i thonë vendlindje.
Deri atëherë
në ëndërroj, ëndërroj,
Ëndërroj...!



MËRGIM, MËRGIM

Kah Rumija erdhi zani
një za tmerri dje dhe sot
ku po shkon ai zog Kranjani
syt e nan`s jan mbush me lot.

Kalojn ditët e vaji s`nalet
diçka në zemër e lëndon
nanës shkret si hiqen hallet
dit e nat birin kujton.

Shpirt të rrahur me dajak
ke tek shtëpija more djal
hapi gojën dhe e thirri
por vetëm muret i kthejn fjal.

Kah Rozafa erdhi zani
një za tmerri dje dhe sot
po ku po shkon ai zog Shkodrani
syt e nan`s jan mbush me lot.

Ana e malit dhe Ulqini
djemt n`mërgim jan nis me shkua
token tuaj kujt ia lini
pse gjan tuj s`doni me gëzua.

Pse kështu fati paska dasht
nan e bir mos me i lan bashk
male e fusha me pas ndërmjet
mu djeg nana për fëmin e vet.

Kudo që të jeni, kudo që të shkoni
me fol Shqip fëmit tuaj mësoni
mos ndrroni emrin, mos ndrroni fen
se nan e vërtet është ajo që u len.

VENDLINDJES SIME

Vendlindja ime e dashur e di;
shumë borxhin ta kam,
se kur tu deshta pranë,
unë të braktisa.

Ju tremba varfërisë,
fukarallëkut,
e po e fali gjakun
e baballarëve që kanë derdh
për këto troje.

Po të betohem
se do të vij një ditë,
do të kthehem
aty ku u linda
dhe ta çoj në vend
amanetin e nënës

Por do të jetë vonë,
se nuk do të gjej
as bëb, as nën,
as shtëpin
ashtu siç e kam lën
që i lash
në mëshirën
e errësirës.

MALLI PËR ATËDHE

I vetmuar në dhe të huaj
mora një letër që ta shkruaj
letra që shkruaj u mbush plot
me fjalët e mia e me lot.

I vetmuar jeta shkon
e shikoj diellin kah perëndon.

O ti diell që rrin n`hava
bab e nan kund a mi ke pa
a jan gjall apo kan vdek
t`përmalluar për djal të vet
loti i tyre a ka t`sosur
se jan me zemer të plagosur.

Një zë i dridhur s`mlen me fjet
zani i nanës po më thrret
po më thërret me u kthyer në shtëpi
se s`don me vdek pa m`par me sy

MOS LAKMONI DHEUN E BOTËS

Jan vu varg bijt e Shqiptarit
po shpërndahen nëpër bot
ja kan kthy shpinen vatanit
e po e lan të mjer kët tokë.

Mos lakmoni dheun e botës
ku po shkoni pash kët drit
mos ja theni zemren lokes
se ka hjek zi me ju rrit.

N`sy t`nënlokës loti s`thahet
shum po vuan, shum po hjek
zemra e saj për gjys i ndahet
po i bën rrug dhe fëmija n`djep.

Me lot në sy e shikon djepin
dita ditës rrin tuj qa
djali saj e kaloj detin
përgjithmon prej saj u nda.

An e mban Krajës i rash
pash veç vuajtje, pash kjamet
djem të ri askund nuk pash
me t`marr malli me pa fmi n`djep.

Shtëpit e krajës kan mbet nën ferra
ala vargu s`është ti u ndal
u bë Kraja vath për derra
këtu spo mbet askush i gjallë.

NA NDAU GURBETI

Dit e nat un rri tuj qa
qysh at dit që jemi nda
more rrugen për para
qysh at dit su ktheve ma.

Tash shtat vjet un tuj t`prit ty
nuk kam shti un gjum në sy
sa shumë shpresa edhe fjal
mu hala po më mbajn gjall.

Po një letër që ma ke shkruar
si syt e ballit po e ruaj
kur m`merr malli ty me t`pa
përmi letër rri tuj qa.

Kur u ndam ti ma dhe besën
shpejt do t`vish ta bëjm fejesen
mos harro se ala t`pres
me mall për ty un do të vdes.

Leri parat, kthehu mbrapa
se kaloj pak tepër kohë
tash shtat vjet un ty s`të pava
me t`has n`rrug ndoshta s`të njoh.

DY PËLLUMBA

Këtu në gyrbet të shkret
si në burg e kaloj diten
në vendlindje tash sa vjet
pëllumbesha po më priten.


Do t`fluturojë pëllumbi i bardh
në një ditë, në një agim
pëllumbeshës që e priten
që ka mbet në përmallim.

Në vetmi dit tuj kalua
pëllumbi tani po rrin vet
pëllumbeshen tuj kujtua
se dikun ajo e pret.

Të vetmuar e të ndarë
për njëri tjetrin duke qarë
kur vjen dita me u bashkuar
y pëllumbat e dashuruar.

SYZEZA

Hapa dritaren në një mënges
aty pash un pash një syzez
ajo ishte shum e bukur
pran saj do t`isha i lumtur.

Një syzez, syzez e kam pa
syt prej saj smunda me i nda.

Kaq i bukur syri i saj
si lulja kur del në Maj
më pëlqeu ai sy i zi
me te rash n`dashni.

Moj syzez ti moj mizore
pse ti mua më shëntove
më shëmtove me sy të zi
qe kur t`pash s`kam rahati.

VEÇ TY TË DUA

Sikur t`nxihet dielli
e Bota t`sillet m`brapsht
edhe atëher zemra ime
veç ty ka me të dasht.

Ty vajz ta dhash zemren
për ty jap dhe jetën
se pa ty e dashur
s`mund ta mendoj veten.

Një minut pa ty
për mu është i gjatë
faleminderoj Zotin
që m`çoj kët dhurat.

Për ty s`mdhimbet jeta
për ty n`zjarr un hidhem
për një vajz që e dua
s`kam gajle se digjem.



SHPIRTIN E PËRVËLON
Radhitja kompjuterike
Indira Çitaku
Redaktura teknike
Gazmend Çitaku
Shtypshkronja
Garant
ULQIN

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi