Strip për jetën e profetit Muhamed, në të përjavshmen satirike franceze
Sun 30 Dec 2012 - 20:26
Javorja satirike franceze, “Charlie Hebdo”, të mërkurën editon numrin special me titullin, “Jeta e Muhamedit”, që është një strip biografik i krijuar sipas teksteve të kronikëve myslimanë.
Nga kjo revistë - e cila në shumë raste ka shkaktuar polemika duke publikuar karikaturat profetit Muhamed - pohojnë se fjala nuk është për provokim.
“Nuk është fjala për karikaturë e as për satirë, por për narracion historik të bazuar në bibliografi të rreptë”, thotë sociologia marokene për çështje fetare, “Zineb”, që është bashkautore e këtij stripi.
"Kjo është një biografi që e autorizon islami, meqë është krijuar nga myslimanët. Kjo është një përmbledhje e asaj që kronistët myslimanë kanë shkruar në lidhje me jetën e Muhamedit, e ne vetëm do t’i bëjmë ilustrimet”, ka thënë drejtori i revistës, Charb
"Idenë e librit e kam që nga viti 2006, atëherë kur u shfaqën karikaturat e Muhamedit në Danimarkë. Mendoj se në fillim e kemi shfaqur karakterin për jetën e të cilit nuk dinim asgjë, sidomos unë”, pranon ai. “Para se të tallemi me një karakter, duhet ta njohim më mirë. Sa shumë që dimë për jetën e Jezuit, aq më pak dimë për Muhamedin”.
Charb që nga nëntori 2011 dhe publikimi i një numri të veçantë të revistës me karikatura të profetit Muhamed, jeton nën mbrojtjen e policisë.
Kjo revistë në shtator ka botuar edhe një karikaturë. Kryeredaktori ka deklaruar atëherë për televizionin francez se nuk shqetësohen për edicionin e ri.
“Kjo do të shokojë ata që duan të shokohen”, ka thënë ai, duke shtuar se karikaturat nuk janë provokime.
Kjo javore ishte më herët në “listë të zezë” e besimtarëve myslimanë, për çka janë hedhur disa bomba në redaksi.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj reviste, "Al-Watan", një e përditshme laike, botoi në shtator 13 karikatura nën sloganin: "Luftoi karikaturat me karikatura". Një prej tyre shfaqte një palë syze përmes të cilave digjen kullat e Qendrës Botërore Tregtare, ndërsa titulli ishte: "Syze perëndimore për botën islame". /Telegrafi/

- Një revistë spanjolle publikon karikaturat e Profetit Muhamed
- “Charlie Hebdo” në lot, ja kuptimi i karikaturës së Profetit Muhamed
- Pesë vite burg për shkak të fyerjeve ndaj Profetit Muhamed në Twitter
- "Charlie Hebdo", sërish karikaturë me profetin Muhamed
- Ofendon Profetin Muhamed, dënohet me vdekje 30-vjecari
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi