Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

2013, ekonomia e Shqipërisë në rritje, por drejt “rrënimit” Empty 2013, ekonomia e Shqipërisë në rritje, por drejt “rrënimit”

Tue 1 Jan 2013 - 15:18
2013, ekonomia e Shqipërisë në rritje, por drejt “rrënimit” Leku%20123Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia e Shqipërisë është rritur me 3.3 %. Ndërkohë, Kosova ka pasur një rritje ekonomike me 2.9%. Edhe këtë viti ekonomia shqiptare nuk ka rënë zyrtarisht në recesion. Të dhënat më të fundit të Bankës Botërore tregojnë se mirëqënia në rajon është ritur pas vitit 2009. Ndërkaq, gjatë viteve 2010 dhe 2011, të ardhurat mesatare të shqiptarëve, sipas fuqisë blerëse janë rritur në total me 293 dollarë.Përvec Maqedonisë, kjo është rritja më e ulët në Ballkan.Të ardhurat për frymë në Shqipëri po rriten shumë më ngadalë se vendet e tjera në rajon. Këto shifra faktike vijnë në bazë të studimeve të ndërmarra për disa vite. Vlerësimet për vitet në vijim janë edhe më të zymta. Banka Botërore vlerëson se në 2012 Shqipëria ka rënë gati në stanjacion me rritje minimale, 0.8%. Ndërsa sipas FMN-së në 5 vitet e ardhshme ekonomia shqiptare do të rritet minimalisht 1 deri në 1.5 pikë përqindje më pak se mesatarja e rajonit. Nëse parashikimet e FMN-së do të vërtetohen, ekonomia e Shqipërisë rrezikon të jetë më e goditura.

/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi