Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gruaja që ndreqi imazhin e vet Empty Gruaja që ndreqi imazhin e vet

Tue 1 Jan 2013 - 20:34
Gruaja që ndreqi imazhin e vet Atifete_229260578











Arsyeja kryesore për të cilën Atifete Jahjaga u dërgua në
Presidencë, ishte përpjekja vendore dhe ndërkombëtare për rregullimin e
imazhit të vendit. Gjatë dy vjetëve sa ajo është në zyrën më të
rëndësishme të Kosovës, ky qëllim nuk u arrit. Ajo suksesshëm ia doli ta
ndryshojë vetëm imazhin personal, duke investuar mijëra euro në veshje.
Shumë diplomatë perëndimorë e kanë arsyetuar ardhjen e Atifete Jahjagës
në krye të shtetit me përmirësimin e imazhit të vendit në botë, shkruan
“Express”.

Një grua në Zyrën e Presidentes, në një shtet si Kosova, do të
argumentonin ata, përbën një lajm të mirë madje edhe për tërë Ballkanin,
që ende njihet si rajon i prapambetur në shumë aspekte.

Për më tepër, një femër lidere në një vend me shumicë myslimane në
sytë e botës mund të interpretohet edhe si një emancipim i shoqërisë.

Pra, që prej se ka ardhur në krye të shtetit, më 7 prill të vitit
2011, Jahjagës i është përshkruar një rol prej “supervashe”, e cila mund
ta rregullojë imazhin e Kosovës, që fatkeqësisht në botë njihet për
nivelin e lartë të varfërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Numri një i shtetit do të duhej të realizonte atë që nuk arritën ta
bëjnë as përpjekjet e kosovarëve me bashkësinë ndërkombëtare që prej
vitit 1999, kur vendi doli nga okupimi serb, e as reklamat
multimilionëshe të paguara nga taksapaguesit e të transmetuara së voni
në rrjetet e fuqishme botërore.

Por pritjet diplomatike për Jahjagën nuk sollën rezultate. Përveç
faktit se me të është tejkaluar kriza politike dhe që ajo me ndonjë
veprim të saj nuk i ka bërë sherr vendit, Jahjagës nuk mund t’i
numërohet ndonjë sukses.

Nga një zonjë, e katapultuar në skenën politike që nuk arrin t’i
zotërojë as klishetë e zakonshme të politikës, edhe pse për këtë janë
kujdesur një armatë e tërë këshilltarësh, as që mund të pritet më shumë.

Por ajo për çka pothuaj shumica ka një konsensus rreth Jahjagës është
imazhi i saj. Pra Atifete Jahjaga ka arritur ta ndryshojë imazhin
personal duke u transformuar nga një komandate policie në një “lady”
deri diku elegante.

Heqja e uniformës, qëndrimi i gjatë në zyrë, trajtimet e shpeshta
estetike bashkë me privilegjet që përfiton udhëheqësja formale e shtetit
kanë afektuar Jahjagën.

E ajo që konsiderohet “fajtore” për “lookun” e ri të Jahjagës është
rrobaqepësja Blerina Kllokoqi- Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës,
djalit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Kjo stiliste tashmë ka publikuar mbi 60 kostume të ndryshme në
profilin e saj në Facebook, që janë të qepura enkas për Presidenten.

Por sa i kushtoi Atifete Jahjagës i gjithë ky transformim?

Profesionistët asnjëherë nuk punojnë falas, e këtë nuk e bën as
Kllokoqi- Rugova, e cila më shumë se një vit përkujdeset për pamjen e
kreut të shtetit.

Express ka tentuar disa herë të kontaktojë me Kllokoqi-Rugovën, për
të mësuar më shumë rreth punës së saj për Presidenten, por ajo nuk ka
pranuar të flasë.

Një punëtore në studion e saj ka thënë se secila veshje me të cilën Presidentja prezantohet punohet enkas për të.

Sipas saj, ndër kreacionet e fundit të punuara për Presidenten janë
ato me të cilat Jahjaga u prezantua në Konferencën Rajonale për
Fuqizimin e Gruas, që u organizua nga Presidenca e në të cilën mori
pjesë edhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

“Blerina është shumë e zënë sepse është duke punuar kreacionet për
konferencën. Këto ditë dhe ka shumë punë pasi është duke qepur edhe për
dhe gra të tjera, të cilat do të marrin pjesë në konferencë”, ka thënë
punëtorja e Studios “Blerina Kllokoqi-Rugova”.

Puna e rrobaqepëses së saj duket t’i ketë pëlqyer Presidentes, e cila
nuk po mund të ndahet nga rrobat e Blerinës, edhe pse rrallëherë ajo ka
dalë në publik me kostume të njëjta.

Nga studion e disejnatores Kllokoqi-Rugova nuk kanë dashur assesi ta
bëjnë publik çmimin e një kostumi që punohet për Presidenten.

Burime të gazetës kanë treguar se një “komplet” për Presidenten mund të kushtojë rreth 150 euro.

Atifete Jahjagës si Presidente e Kosovës, në bazë të deklarimit të
saj të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, të ardhurat vjetore
arrijnë shumën mbi 34 mijë.

Ndërsa nëse merren krejt këto për bazë së bashku me numrin e veshjeve
(mbi 60 aq sa janë publikuar në facebook ), i bie që e para e shtetit
deri më tani ka shpenzuar mijëra euro për rroba.

Por nga punëtoria e Blerina Kllokoqit ka hezitim edhe për pohimin e shifrave të tilla.

Sipas zyrtarëve për medie në Presidencë, ky institucion nuk ka
paraparë ndarjen e një fondi të veçantë për veshjet e Presidentit.

Zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë për Express se Jahjaga gardërobën e
saj e paguan vetë.“S’ka shpenzime. Me financim personal”, ishte
përgjigja e Vllahiut për Express.

E kur është fjala për veshjen e Presidentes dhe dukjen e saj, ajo që
bie në sy janë edhe kilogramët e shtuar, ndërsa thuhet se shefja e
shtetit kalon mjaft kohë për shoping edhe kur del për vizita jashtë
vendit.

Obsesioni i Jahjagës me dukjen nganjëherë ka nxitur edhe incidente.
Mbrojtja e saj e afërt kohë më parë kishte rrahur një person i cili ka
tentuar të kalojë nëpër rrugën e bllokuar ku Presidentja rregullon
flokët.

Jahjagës nuk i kanë munguar vizitat jashtë vendit dhe ajo që më së
shumti është komentuar kur shefja e shtetit ka udhëtuar janë pikërisht
veshjet.

Në kapacitet presidencial ajo ka arritur të realizojë dy herë foto me
Presidentin Barack Obama, ka marrë pjesë në samite të ndryshme
ndërkombëtare.

Por krejt ajo që do të mbahet në mend për numrin një të shtetit është
lehtësia me të cilën e ka marrë postin më të lartë shtetëror, e jo puna
e saj.

Nuk do ta mbahen në mend as këshillat e saj antikorrupsion e për
integrime e as pjesëmarrja e saj në ndonjë debat me rëndësi për vendin.

Cinikët do t’ia kujtojnë vështirësitë dhe gabimet gjatë leximit të
fjalimeve. Kohën e kaluar në zyrën kryesore të shtetit mbase mund ta
mbajë në mend vetë Atifetja dhe bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ka
gëzuar privilegjet e zotëriut të parë pavarësisht se për një kohë çifti
ka qenë i pakurorëzuar.

Ish-policja tash kur pjesë të biografisë së saj e ka edhe udhëheqjen
me shtetin, mund ta konsiderojë Kosovën si një vend të mundësive të
mëdha për të.

Dhe është e vërtetë se ky vend i ka dhënë shumë asaj. Por pyetja mbetet çfarë i dha ajo vendit?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi