Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Muhamet Hasani, rrobaqepësi shqiptar i Messit Empty Muhamet Hasani, rrobaqepësi shqiptar i Messit

Tue 1 Jan 2013 - 21:01
Muhamet Hasani, rrobaqepësi shqiptar i Messit Rrobaqepesi_549294025











Ylli që po çmend botën, Lionel Messi, ka pasur punë me shqiptarë.
Madje, argjentinasi është veshur në mënyrë solemne nga shqiptari i
Kosovës, Muhamet Hasani. Muki, siç njihet ndryshe, është rrobaqepës dhe
punon në firmën itaiane ‘Ermenegild Zehna’. Ai jeton në Barcelonë prej
vitit 2000, kurse gjysma e jetës i ka shkuar në kurbet. Kosovën e ka
lëshuar në vitin 1989. “Në këtë firmë punoj nga viti 1995, 7 vjet kam
punuar në Angli, kurse nga viti 2000 në Barcelonë. Rrobaqepës kam punuar
edhe në Prishtinë”, thotë Hasani për gazetën ‘Sport’.

45-vjeçari gjatë punës së tij ka pasur shumë vizitorë, por klientin
më të ‘veçantë’ e ka Lionel Messin, të cilin e ‘mësoi’ se si të vishet
për ceremoninë e marrjes së çmimit ‘Topi i Artë 2010’. “Para se të
shkonte në Cyrih për të marrë Topin e Artë për vitin 2010, ai ishte në
firmën tonë, së bashku me babain e tij, vëllezërit dhe njerëzit tjerë.
Erdhi për të zgjedhur teshat të cilat do t’i vishte në ceremoni.
Fillimisht më kërkoi që t’ia bëja një propozim. I thash të veshte
këmishën e bardhë, katin e zi, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundi
do t’i shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me
kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në
ceremoni”, tregon Muki. “Kur erdhi Messi, para lokalit nuk shihnim
tjetër, pos njerëz, të cilët u grumbulluan në numër të madh”.

Messi, pak njohuri për Kosovën

Krahas veshjes, Hasanit i ka rënë të rrijë rreth 30 minuta me Messin,
të cilin thotë se e njoftoi edhe me Kosovën. “Është aq njeri i mirë dhe
i thjeshtë sa që kemi biseduar rreth 30 minuta me të. Më pyeti se prej
nga vijë. I thash nga Kosova dhe e dinte shumë pak. U desh t’ia shpjegoj
me hartë se ku gjendet Kosova. Më tha se kurrë nuk ka takuar njeri nga
Kosova. Më pyeti se çfarë gjuhe flasim”, vazhdon Hasani.

Ai tregon se çfarë njeriu është Messi jashtë fushe. “Është shumë
djalë i mirë. I urtë dhe po ashtu i marrueshëm. Është tip më ndryshe se
Ronaldo. Nuk është mendjemadh”. Kjo nuk ishte vizita e parë dhe as e
fundit e Messit në firmën “Ermenegild Zehna”. “Ka qenë edhe para 6-7
muajve, ka blerë një çantë të lëkurës dhe 2-3 xhamperë. Këtu vetëm jemi
përshëndetur, pasi iku menjëherë”

Puyoli, më gilipter se Messi

Krahas Messit, firmën në të cilën punon Hasani e ka vizituar edhe
kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol. Muhameti thotë se Puyol, është tip
shumë më i gjallë se Messi. “Puyoli është më gilipter. Më vështirë
bisedon me të se sa me Messin. Ai vishet më shumë në mënyrë sportive”.
Çdo mysafir i famshëm i Mukit, nuk ka qare pa u njoftuar edhe me
Kosovën.

“Mundohem të lobojë për Kosovën. Jo vetëm Puyol e Messi, por ka pasur
dhe ka edhe shumë aktor, basketbollistë e shumë të tjerë që vijnë këtu.
Të gjithëve u tregoj se jam nga Kosova dhe kur nuk e dinë ua shpjegoj
se ku gjendet”, potencon Hasani që vije nga Prishtina. Ai pohon se ka
miqësi të mirë edhe me ish-presidentin e Katalunisë, Jordi Puyol, për të
cilin thotë se kishte njohuri për Kosovën më shumë se vetë ai. Atij i
ka ndodhur ta vizitoj edhe Pau Gasol dhe aktor të ndryshëm.

Hasani nuk ka se si të mos jetë tifoz i Barcelonës, të cilën shpesh
herë shkon dhe e shikon ‘lajv’. “Ditë më parë isha edhe në takimin e
basketbollit Barcelona – Partizani”, potencon Hasani. Ai është i martuar
me shtetase spanjolle, kurse fëmijët e tij janë Ariani (15-vjec), i
cili merret me basketboll dhe Alberti (7-vjec), që një ditë ëndërron të
ndjek rrugën e yjeve të Barcelonës. (ORAinfo)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi