Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Assad “shtrin dorën” për dialog

prej Sun 6 Jan 2013 - 12:59
Presidenti sirian, Bashar al-Assad në një fjalim drejtuar kombit bëri thirrje për bisedime me “opozitën e vërtetë” dhe jo me ata që përdorin gjuhën e terrorizmit dhe që “është e manipuluar nga të huajt”.

Nëpërmjet televizionit shtetëror, Assad tha se duhet të ndalet shkatërrimi i vendit dhe kthimi i tij në 10 vite më pas, por shtoi se problemet duhet të zgjidhen me dialog mes sirianëve, pa ndërhyrjet e ndërkombëtarëve që ai i quajti pushtues, transmeton TCH.

“Duhet të punojmë për të rindërtuar vendin, jo ta shkatërrojmë atë duke e kthyer 10 vite më pas. Problemet duhet të zgjidhen brenda nesh, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Duhet të zgjidhen mes opozitës së vërtetë siriane dhe qeverisë siriane dhe jo qeverisë siriane dhe opozitës ndërkombëtare”, tha Assad.

Më tej presidenti sirian shtoi se vendi i tij po përballet me një formë të re agresioni të huaj, që ai e quajti me të rrezikshëm se agresionet tradicionalë. Assad tha se qeveria e tij mbetet e hapur për një zgjidhje politike dhe se më parë kjo zgjidhje nuk ishte arritur për mungesë të një partneri opozitar të besueshëm.

“Ne kërkuam një zgjidhje politike, por nuk gjetëm një partner. Ne s’e kemi refuzuar asnjëherë zgjidhjen politike por nuk do të negociojmë me banditë të manipuluar nga jashtë, as me ekstremistë dhe grupe të lidhura me terrorizmin. Duam të dialogojmë me padronin, jo me shërbëtorët e tij. Jemi gati të bisedojmë. Shtrijmë dorën për bisedime. Do të bisedojmë me individë dhe parti që nuk janë të shitur tek të huajt dhe pushtuesit. Le të bisedojmë për të mirën dhe sovranitetin e Sirisë!”, tha Assad.

Presidenti sirian parashtroi edhe një plan për periudhën e tranzicionin, plan që në pikën e parë parashikon uljen e armëve, nisjen e bisedimeve, arritjen e një marrëveshje për një kushtetutë të re të vendit, dalja me një qeveri të re, amnisti për të burgosurit e luftës, miratimi i ligjeve që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Assad pranoi edhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për periudhën e tranzicionin. “Siria pranon ndihmën e ndërkombëtarëve për të tejkaluar këtë periudhë, por jo nënshtrimin ndaj ndërkombëtarëve”, tha ai ndërkohë që më parë falenderoi Rusinë, Iranin dhe Kinën për qëndrimin e tyre, siç tha ai, në krah të Sirisë dhe popullit sirian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi