Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sa tronditëse duken shifrat e papunësisë në fund të vitit 2012 sipas statistikave europiane Empty Sa tronditëse duken shifrat e papunësisë në fund të vitit 2012 sipas statistikave europiane

Wed 9 Jan 2013 - 13:10
Sa tronditëse duken shifrat e papunësisë në fund të vitit 2012 sipas statistikave europiane 8291D4E0E8D2A8A2B0C3F85F502AEA0CArriti në 26% papunësia në Greqi në shtator të vitit 2012,duke shënuar një rritje prej 0.7 pikë përqindjeje në krahasim me muajin gusht dhe u rrit 7,1 pikë përqindje në krahasim me muajin shtator 2011, sipas të dhënave nga Eurostat.

Greqia zë vendin e dytë në Bashkimin Evropian për nivelin e lartë të papunësisë, duke u afruar shumë në vendin e parë që është Spanja, me 26.6% (të dhënat nga nëntori i 2012).

Sipas të dhënave , Greqia ka normën më të lartë të papunësisë në BE në mesin e të rinjve nga 57.6% (të dhënat janë marrë nga shtatori), ndërsa në meshkujt shkalla e papunësisë qëndroi në 22.9% dhe 30.1% te femrat.
Norma të ulëta papunësie shfaqin Austria 4,5%, Luksemburgu 5.1%, Gjermania me 5,4% dhe Holanda me 5.6%.
Në nëntor 2012, papunësia në eurozonë arriti 11,8% dhe në BE 10.7%.
Në total 18 milionë burra dhe gra në eurozonë ishin të papunë në muajin nëntor të vitit 2012.Numri i të papunëve u rrit me 113,000 nga tetori 2012 dhe 2 milion nga nëntori i vitit 2011.//alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi