Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Qendrimi i Skenderbeut ndaj Besimeve Fetare  Empty Qendrimi i Skenderbeut ndaj Besimeve Fetare

Thu 10 Jan 2013 - 15:20
QËNDRIMI I SKËNDERBEUT NDAJ BESIMEVE FETARE



Simbolet e shtetit të Skënderbeut janë mbështetur në traditën vendase
dhe shprehin unitetin dhe sovranitetin e tij. Ai e emërtoi shtetin
shqiptar me emrin etnogjeografik kombëtar mesjetar Arbëria (Albania)
edhe pse brenda tij u përfshinë një pjesë e trevave shqiptare. Titulli
zyrtar i Skënderbeut ka qenë “Zot i Shqipërisë (Dominus Albaniae)”, të
cilën e gjejmë të shkruar në vulën e në shkresat zyrtare të tij, si edhe
në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i
shtetit shqiptar.



Skënderbeu është krenuar me historinë e lavdishme të popullit të vet.
Në letrat e tij të viteve 1460 e 1461 është evokuar lavdia e
Aleksandrit të Madh dhe e Pirros së Epirit. Emri i dytë vetjak i Gjergj
Kastriotit është emri i Aleksandrit të Madh për të cilin osmanët kanë
përgjegjësen Iskander dhe në gjuhën shqipe u bë Skënder.

Skënderbeu ka përdorur si simbole të pushtetit të tij edhe simbole
shtetërore të Aleksandrit të Madh (ylli me tetë e me gjashtë cepa është
simbol i diellit), të Pirros së Epirit, si dhe simbole të tjera
mitologjike. Simbolet dhe evokimet e mësipërme dëshmojnë për kulturën
humaniste te kohës dhe për traditën vendase, që i japin frymë
përbashkësie kombëtare shtetit të tij dhe luftës së shqiptarëve kundër
pushtimit osman.

Për forcimin e unitetit kombëtar Skëndërbeu ka përdorur edhe mjete të
tjera. Ai i dha qëndresës shqiptare kundër osmanëve tiparet e një lufte
që u ngrit mbi dallimet fetare. Edhe ushtritë kundërshtare, me të cilat
u ndesh Skëndërbeu, ishin heterogjene nga përbërja fetare. Vetë
ushtritë osmane kishin një përbërje të tillë. Në krah të saj gjatë
betejave ishin edhe ushtritë e sundimtarëve vasalë të krishterë, si të
perandorëve bizantinë ashtu edhe të sundimtarëve sllavë. Madje aleatët
më të ngushtë të sulltanëve osmanë në Ballkan kanë qenë drejtuesit më të
lartë të kishave greke dhe sllave, që kishin siguruar një varg
privilegjesh prej sulltanëve. Skëndërbeu ka luftuar edhe kundër
ushtrive të krishtera, si në vitet 1447-1448 kundër ushtrive veneciane
dhe më 1460-1461 kundër trupave të princit të Tarantit në Italinë e
Jugut.

Në radhët e ushtrisë shqiptare përkrah njëri tjetrit kanë qenë
luftëtarët e besimit të krishterë, katolikë e ortodoksë, por edhe të
besimit mysliman, siç ka qenë vetë Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai.
Shembull i harmonisë fetare dhe i mirëkuptimit ndërmjet shqiptarëve me
besime fetare të ndryshme ka qenë vetë familja e Kastriotëve. Shumica e
fëmijëve të Gjon Kastriotit kanë pasur emra të besimit ortodoks, një
djalë dhe një nip i tij (Skëndërbeu dhe Hamzai) kanë pasur deri në fund
të jetës emra myslimanë, kurse veprimtaria politike e Kastriotëve,
sidomos e Skëndërbeut, ka lidhje me vendet e botës katolike. Në shtetet e
tjera katolike ai ka dërguar si ambasadorë të tij edhe klerikë
ortodoksë.

Vetë Skënderbeu, pasi u kthye në Shqipëri më 1443 dhe deri sa vdiq, ka
përdorur emërtimin e dyfishtë, të kristianit dhe të myslimanit, Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, si shprehje e harmonisë dhe e mirëkuptimit fetar
dhe e përpjekjeve të tij për të ruajtur njësinë (unitetin) e
bashkëkombasve të vet. Islamizimi i shqiptarëve në disa treva arriti
përmasa të mëdha që në kohën e Skëndërbeut. Atëherë mbi 60 % e banorëve
të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanizuar.

Me politikën e tij Skëndërbeu nxiti pjesëmarrjen masive të shqiptarëve
të të gjitha besimeve shqiptare dhe të krahinave të ndryshme në luftën
kundër pushtuesve osmanë. Udhëheqja e tij shtetërore dhe politike ndikoi
në kompaktësimin dhe në forcimin e unitetit të shqiptarëve pa dallime
fetare e krahinore, duke përfshirë edhe shqiptarët e viseve që kishin
mbetur jashtë shtetit të Skënderbeut. Për forcimin e vetëdijes kombëtare
të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut dëshmojnë edhe gojëdhënat,
tregimet dhe këngët popullore shqiptare. Figura e Skënderbeut është
ruajtur me shekuj në këto krijime popullore e artistike të shqiptarëve
pa dallime feje, si te shqiptarët katolikë, ortodoksë e myslimanë, ashtu
edhe në të gjitha trojet shqiptare, madje edhe jashtë tyre, si p.sh.
tek arbëreshët e Italisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi