Share
Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:13
Larg Atdheut


M'pikuan lotët n'tokë më ranë
mos harro atë ditë moj nanë,
n'ditë bajramit, n'ditë gëzimit,
mora rrugat e mërgimit

Sot s'kam gëzim as nuk kam gas,
se prej mallit s'mund të flas,
prandaj jam ulë e po t'shkruaj,
djali yt prej theut t'huaj.

Të tregoj nënë përnjimend,
asgjë s'asht si n'vendin tem,
qyshë kam ardhë këtu mallkoj vehten,
mërzia po m'shkatrron jetën.

Këtu hana rri e fshehtë,
këtu qielli është i ërrtë,
as dielli nuk jep ndricim,
s'asht si dielli i vendit tim.

Këtu luleve s'u vjen erë,
këtu s'ka vjeshtë, as s'ka pranverë
ka vec dimën e vapë të shkretë
mos me mujtë nji natë me fjetë

Ktu s'ka qefe vec punë a gjumë,
pamirësi me shumë zullum,
këtu janë njerëzit si bagëtia,
nga një javë nuk shkojnë te shtëpia

Tash nënë shumë nuk po të shkruaj,
t'fala u baj prej dheut t'huaj,
sa herë të duesh me m'kujtue
puthe dheun që m'ka rritë mue.


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:14
Kapërcyem malet me dëborë
Kaluam shumë ditë dhe netë
Për të ardhur në këtë kurbet

Nëna jonë Shqipëri
Mos qajë për ne djemtë e ri
Ne me mallë të kujtojmë
Edhe pse jemi larg
Ty kurrë s'do të harrojmë
Se në zemrën tonë vetëm ti na mungon!!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:14
Përse o Zot na ndave për së gjalli
nga familja jonë që në fëmijëri
Na le të vuajmë në këtë kurbet të zi
La babai fëmijët në Shqipëri
dhe turturohet në këtë kurbet të zi

Pret fëmija babain nga ai mërgim
Por ai se di kur e ka atë kthim
Na iku jeta, hyzmiqar shumicës
Dhe djemtë ngelën beqarë
Nga ky kurbet që gjithmonë
na la të ndarë ....


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:14
Nga larg ju shkruaj se kam shumë mallë
Ju shkruaj, por zemra është vrarë
Që kur u nisa në këtë kurbet të mallkuar
Juve kurrë sju kam harruar

Me poezi ju kam kujtuar
se ndjehem shumë i vetmuar
Kthehuni ju o djem të ri
Kthehuni në Shqipëri

Të shkojmë, ta lëmë këtë kurbet të zi
Që na la gjithë këto vite në vetmi
dhe na mori lumturinë ...

Shkojmë se na presin njerzit tanë
me lotë na kujtojnë
Shkojmë se na pret nëna jonë
Shkojmë dhe ta kujtojmë
Shkojmë dhe ta përqafojmë
Shkojmë dhe një jetë tjetër tia shtojmë
Se pa ne ajo më nuk duron !!!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:15
Mërgimtar o zemër shkëmb
Thaje lotin se po të verbon
Buzëqesh pak në këtë jetë të mjerë
Se si ti ka dhe shumë të tjerë!
Mos kujto se je i vetëm
Se mërgimtarë do takosh gjithë jetën!





Të mbuluar me një çarçaf të pashë
ç'ishte kjo gjëmë, me vete thashë
U afrova ngadalë për të shikuar
O zot ç'farë dhimbje që ndjeva
Ishte mërgimtari që zemra nga malli
I kishte pushuar!



Malli dhe vetëm malli
po na mbyt prej së gjalli
Na u thanë këto sytë
të kujtojmë me nostalgji ty o Shqipëri!
Ah kurbet, kurbeti i shkrete
ç'na e more këtë jetë !!!!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:15
U lodha i vetëm në këtë botë të zbrazët
U lodha që pranë njeri mos me pasur
U lodha aq shumë në këtë kurbet të rëndë
Më ka lodhur shumë jeta moj nënë.

U lodha i vetëm si një jetim
Më mungon ngrohtësia jote moj nënë
Më mungon ai përqafim...



Ah kurbet, mallkuar qoftë ky emër
nëpër vite qaj moj nënë
për djemtë që ti rrite...

Syri yt i lagur,
me lotë gjithmon qëndron.
Për bijtë e tu,
se malli shpirtin po ta copton.

Dhe ti, e ulur te pragu,
qëndron e palëvizur se ndoshta kthehen.
Ti pa e ditur,
por përsëri të gjen mëngjesi duke pritur..!!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Poezi mergimi!!

prej Mon 22 Nov 2010 - 17:16
Në këtë jetë sdua gjë tjetër
veç të jetoj i lumtur në atdheun tim të dashur
Po bëj kohë që pranë pa e pasur
do kthhem o nëna ime do kthehem tek ti
E di se të kan kaluar gjithë këto vite në vetmi
po ça ti bësh, kështu qenka ky kurbeti i zi
Prandaj do kthehen djemtë që ti rrite
do kthehen në Kosove ...!!!



Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi mergimi!!

prej Sun 2 Feb 2014 - 19:40
ATËDHE ......

Atëdhe, gjuha e shpirtit
me lot malli të përshëndes
ëndrra ime e drita e syrit
shqip frymoj, shqip buzëqeshë,...

lule je..., lule të thërrasin
kalaja e shpirti e dashuria
ëndrra, shpresa vijnë vrapuar
kuq e zi...gjithë shqiptaria

buzëqeshë shpirti, shqipja fluturim
mbi këto male të atëdheut tim,
gërxhe, shkrepa jehonë trimërie
thërras gëzushëm, jam bijë Shqipërie

krahët hapë, shqipja lartësohet
këngë këndoj, shqipja krenohet
besë e fe kam shqiptarinë
në sytë e mi lexo trimërinë

malet sup, më sup varguar
bijtë e shqipes janë betuar
për këtë tokë, për këtë flamur
gjaku jonë të derdhet lum.



s s
Sponsored content

default Re: Poezi mergimi!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi