Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngritja e Vetedijes: Riinkarnimi  Empty Ngritja e Vetedijes: Riinkarnimi

Mon 22 Nov 2010 - 19:49
Shpeshherë më është shtruar pyetja se çka nënkuptojmë me shprehjen reinkarnim. Shprehja reinkarnim, e përkthyer nuk quhet ndryshe pos ringjallje. Reinkarnimi/ringjallja funksionon shumë më thjeshtë se sa mendojmë ne. Posa të vdesë një njeri, ai gjindet sërish në hapësirën astrale. Hapësira e tillë astrale, gjegjësisht bota a rrethi tjetër ku gjendet ai njeri tani, del si rezultat i meritave të tij gjat jetës së mëparshme (para se të vdesë).


Gjat qëndrimit të tij në hapësirën astrale (në botën tjetër) do të përgatiten për ringjallje nga krijesa të larta shpirtërore të asaj bote. Këta janë ndihmës për reinkarnacion/ringjallje që i gjasojnë engjujve. Ky njeri testohet me përpikëri të madhe se me çfarë përpikërie i përshtaten atij prindërit e tij të ardhshëm, të cilët do ta lindin atë. Mirëpo, të zgjedhurit e prindërve të ardhshëm nuk bëhet vetëmse nga pikëpamja e gjeneve të trupore dhe vetive të karakterit të tyre por edhe nga pikëpamja e detyrës jetësore që ka për ta realizuar ai person i cili do të ringjallet.


Siç e dini ndoshta edhe ju vetë, sejcili njeri e ka për detyrë që të kryejë një detyrë të caktuar gjatë jetës së vet. Për fat të keq, numri më i madh i njerëzve nuk janë të njohur me këtë gjë. Për këtë arsye, shumë njerëz, kur të mplaken dhe t’i jenë afruar vdekjes, vijnë në konkludim se kanë jetuar për hiçgjë. Njerëzit e tillë nuk kanë lënë kurrfarë gjurmësh në rërën e jetës së tyre. Supozoj se tani e keni më të qartë se për çfarë arsye ringjallemi. Arsyeja qëndron në atë se ne duhet ta realizojmë detyrën e jetës sonë, detyrën që duhet ta kryjmë deri në fund të jetës. Por ekzistojnë edhe arsye tjera. Gjat jetës në tokë njeriu lëngon nga vuajtje të shumta dhe goditje të riskut, gjë kjo, e cila duhet të pranojmë se tingëllon keq për ne dhe nuk na pëlqen. Goditjet e riskut (vuajtjet e ndryshme) prejardhjen e vet e kanë nga karma, të cilën e kemi
shkaktuar neve vetë gjatë disa prej jetërave tona të mëparshme.


Sqarim: Karma është grumbullim fajesh/mëkatesh e cila na mbetet barrë deri sa ta shlyejmë plotësisht.


Karma e tillë, faji i tillë duhet të shlyhet dalëngadalë këtu në tokë. Atë pjesë të karmës që nuk mund ta shlyejmë gjat kësaj jete na mbetet për ta shlyer gjat një apo më shumë jetërave tjera. Kjo varet nga madhësia/pesha e karmës që ka grumbulluar një njeri. Dikush ka bërë/grumbulluar më shumë e dikush më pak faj/karmë.

Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi