Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Alarmante ndotja e atmosferës në Pekin. Thirrje që banorët mos dalin nga shtëpitë

prej Sun 13 Jan 2013 - 15:32
Alarmante ndotja e atmosferës në Pekin. Thirrje që banorët mos dalin nga shtëpitë Pekin-300x157Në nivelin më të keq të mundshëm arriti këtë fundjavë cilësia e ajrit në Pekin, sipas ambientalistëve dhe enteve përkatëse të kësaj çështjeje, të cilët i këshilluan banorët e kryeqytetit kinez që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Sipas matjeve të bëra, rezultoi se atmosfera është ndotur 45-50 herë më shumë sesa kufijtë e sigurisë.

Smogu i dendur në formë mjegulle ka mbuluar qiellin mbi Pekin, kryeqytetin kinez të rreth 20 milion banorëve. Si pasojë, është kufizuar shikimi dhe nuk mungojnë as problemet e qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave që u nxorën për publikim, në disa qendra të Pekinit bashkimi i grimcave ka arritur në 600 grimca për metër katror, ndërsa ditën e shtunë ky numër shkoi 900 grimca për metër katror.
E njëjta situatë do vazhdojë të jetë edhe ditën e hënë.
Autoritetet e Pekinit kanë bërë disa hapa për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por gjithsesi rezultatet nuk kanë qenë të frytshme. /alb-observer.com/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi