Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup

prej Sun 13 Jan 2013 - 15:39
Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup Perdhuniu-300x181 29-vjeçarja përdhunua nga shoferi i autobusi dhe gjashtë pasagjerë të tjerë. Më pas, u braktis në mes të rrugës, pranë fshatit ku banonin të afërmit e bashkëshortit të saj


Përdhunimi dhe vdekja tragjike e studentes 23-vjeçare, Jyoti nga India, indinjoi gjithë botën dhe shkaktoi shumë protesta në Indi.
Dhjetëra milion banorë të Indisë, shtetit që në vitin 2025 parashikohet të jetë shteti më i populluar i botës, duke ia kaluar edhe popullatës së Kinës, kërkojnë që 6 përdhunuesit e studentes të dënohen me vdekje.

E megjithatë, vetëm pak ditë pas kësaj ngjarjeje tragjike, 6 përbindëshave u dolën sozitë e tyre, duke përdhunuar një tjetër grua. Si për ironi të fatit, u përdor e njëjta metodë. Gruaja fatkeqe, që donte të takonte njerëzit e burrit, kishte marrë autobusin, kur u sulmua nga 6 meshkuj.
Sipas policisë indiane, gjashtë burra u arrestuan për një çështje të re përdhunimi në grup, në një autobus në veri të Indisë.
“Gjashtë meshkuj u arrestuan si të dyshuar kryesorë për përdhunimin e një gruaje 29-vjeçare më 11 janar”, deklaroi zëdhënësi i policisë, sipas të cilit autoritetet janë në kërkim edhe të një personi tjetër.
Viktima hyri në autobus, por ajo u detyrua me forcë të shkojë bashkë me përdhunuesit e saj në një shtëpi pranë qytetit Amricar, deklaroi zëdhënësi i policisë. Aty u përdhunua nga shoferi i autobusi dhe pesë pasagjerë të tjerë. Më pas, u braktis në mes të rrugës, pranë fshatit Ghuklan ku banonin të afërmit e bashkëshortit të saj. /alb-observer.com/



FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Re: Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup

prej Sun 13 Jan 2013 - 16:22
Opo ca behet keshtu,perdit te njejta raste neper shtete te ndryshme,Jan mir kta njerez a si? Kto jan shenja te fundit te botes dhe njerezimit,sjan permbytjet apo apokalipsi.Te marrin denimin e merituar kta kafsh



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup 1t7y1w
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup

prej Sat 19 Jan 2013 - 15:48
Paskan rrjedhe fare keta!!!


Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Lajm tronditës nga India, një tjetër përdhunim në grup

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi