Share
Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default UNIVERSITETI I HARVARDIT VENDOS AJETIN KURANOR NË HYRJE TË FAKULTETIT TË DREJTËSISË !

prej Tue 15 Jan 2013 - 10:41

Fakulteti i drejtësisë në njërin ndër universitetet më të afirmuara amerikane "Harvard", ka vendosur në murin e hyrjes së fakultetit citatin kuranor (ajetin) 135 të kaptinës (sures) en-Nisa, duke thënë se kjo thënie është thënia më e madhe e drejtësisë në historinë botërore.

Citati në fjalë është gdhendur në murin e hyrjes kryesore të fakultetit, mur ky i cili është i veçuar për thëniet më të rëndësishme, të cilat janë thënë për drejtësinë përgjatë kohërave.

Citati në fjalë është thënia e Allahut të Madhërishëm: " O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë". (En-Nisa: 135)

Fakulteti i drejtësisë i këtij universiteti e ka përshkruar këtë citat, se ai është thënia më e madhe e së drejtës në botë përgjatë gjithë historisë botërore.

Ishte studenti saudian Abdullah el-Xhuma, në Shtetet e Bashkuara , ai i cili i pari e vërejti këtë citat kuranor të gdhendur në murin e fakultetit të drejtësisë në këtë universitet. Ai e fotografoi atë dhe e shpërndau nëpërmjet rrjetit social twitter.

El-Xhuma thotë: "Nëse shikojmë në komentin e këtij citati fisnik, gjejmë se Allahu i Lartësuar iu drejtohet besimtarëve duke iu thënë, dhe duke kërkuar nga ata që të gjykojnë me drejtësi në çdo çështje, edhe nëse kjo drejtësi është kundër tyre. Andaj duhet që mos ta fshehin dëshminë, çfarëdo që të ndodhë, dhe të mos bëjnë dallim në mes të të pasurit dhe të varfrit në zbatimin e drejtësisë për të gjithë.

Burimi: almokhtsar.com
UNIVERSITETI I HARVARDIT VENDOS AJETIN KURANOR NË HYRJE TË FAKULTETIT TË DREJTËSISË ! En-nisa_135


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
UNIVERSITETI I HARVARDIT VENDOS AJETIN KURANOR NË HYRJE TË FAKULTETIT TË DREJTËSISË ! J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi