Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lapidari i UÇPMB-së zhvendoset në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës Empty Lapidari i UÇPMB-së zhvendoset në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës

Sat 19 Jan 2013 - 20:53
(E plotësuar)Sipas medieve serbe, sapo ka përfunduar mbledhja e udhëheqjes të dy shoqatave të veteranëve të luftës të UÇPMB-së, të organizuar me kërkesë të Prishtinës dhe të Tiranës, ku është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës së këtij qyteti.

Nesër në orën 11 në një mbledhje të caktuar me liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës, do të prezantohet ky vendim, transmeton gazeta serbe Blic.
Pritet që pas kësaj mbledhjeje të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen
Disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi.
Në mbledhjen e posapërfunduar ka prezantuar edhe përfaqësuesi i OSBE-së.

Preshevë, 19 janar – (E plotësuar) Përkundër paralajmërimeve se një vendim i qartë, lidhur me fatin e lapidarit të 27 dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, do të mirret sot pas takimit të lidershipit shqiptar të Luginës së Preshevës , megjithatë vendimi është prolonguar për nesër.Takimi, i cili u mbajt pa praninë e mediave, e ku përveç përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të Luginës, atyre të OVL-së edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, për herë të parë morën pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së, duket se i ka sjell të pranishmit në një dilemë për zhvendosje apo jo të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.
Jonuz Musliu, ish kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, pas takimit ka thënë se vazhdon të mbetet qëndrimi i njëjtë për lapidarin,por pritet që nesër të vendosët më konkret për çështjen e saj.
“Përfaqësuesit e veteranëve të UÇPMB-së dhe ata të familjarëve të dëshmorëve, do të ulen sonte së bashku dhe aty do të formohet një listë kërkesash, e cila do të jetë njëherësh listë nga e cila do të merret vendim konkret në takimin radhës që mbahet nesër”, ka thënë Musliu, transmeton RTK.
Ndërkohë, duke i komentuar dezinformatat e sotme të mediave serbe, Musliu ka pohuar të ketë shtim të forcave, por ai ka ftuar banorët e për ruajtje të gjakftohtësisë.
Kërcënimet e kreut serb për heqjen e dhunshme të Përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, kanë ngritur tensione në Luginë, kësaj madje po i kontribuojnë mediat serbe, të cilat kanë arritur të shqetësojnë banorët e këtushëm.

Preshevë, 19 janar - Xhandarmeria serbe me 5 autobusë ka arritur në Preshevë dhe është stacionuar në bazën e saj, shkruan portali serb Telegraf, transmeton INA.

Siç shkruajnë gazetarët, në bazën e xhandarmerisë në Bujanoc kanë arritur pesë autobus të mbushur me policë, ndërsa një natë më herët në bazë janë stacionuar një kontingjent i xhandarëve serb.

"Gjithçka është gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi., andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion" ka thënë një burim nga shërbimi i sigurisë për portalin serb.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Lapidari i UÇPMB-së zhvendoset në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës Empty Re: Lapidari i UÇPMB-së zhvendoset në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës

Sun 20 Jan 2013 - 16:44
As atje as atje si duket ekan mar qe ta vendosin ne Beograd..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi