Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Neziraj po qëndron në Calgary të Kanadasë Empty Neziraj po qëndron në Calgary të Kanadasë

Thu 28 Jan 2010 - 14:57
Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Jeton Neziraj, është duke qëndruar në Calgary të Kanadasë, ku është ftuar zyrtarisht në një vizitë dhjetë ditore nga Alberta Playërights Network dhe nga teatro e institucione tjera kulturore atje.

Neziraj do të ketë një sërë takimesh, përfshirë edhe ato me drejtorin artistik të “Sage Theatre”, Kelly Reay, drejtorin artistik të “Downstage rehersal”, Simon Mallett, drejtorin artistik të “High Performance”, Michael Green, drejtuesit e “Vertigo Theatre”, Mark Bellamy dhe Nathan Pronyshyn.

Neziraj, po ashtu do të vizitojë edhe Universitetin e Calgaryt, pastaj Big Secret Theatre, Grand Theatre si dhe do të takohet edhe me e njohur kanadeze Sharon Pollock, drama e të cilës është përkthyer së fundi në shqip dhe do të ketë premierën këtë vit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në vizitën e tij në Calgary, Neziraj do të ketë edhe një prezantim për teatrin kosovar, me titull “Teatri në Kosovë- para dhe pas luftës”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi