Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, të shtëna në universitet, Teksas  Empty SHBA, të shtëna në universitet, Teksas

Wed 23 Jan 2013 - 11:17
SHBA, të shtëna në universitet, Teksas  Teksas

Një universitet në shtetin amerikan të Teksasit u vu në gjendje alarmi mbrëmjen e së martës dhe u rrethua nga forcat e policisë, pas raportimeve se dy persona te armatosur qëlluan brenda kampusit.

Sipas raporteve, të shtënat u dëgjuan në brendësi të “Lone Star College”, në Hjustonin verior.

Jed Young, zëdhënës i universitetit, deklaroi per "BBC" se studentët u paralajmëruan menjehere dhe iu kërkua që të strehoheshin në vende të sigurta.

Ai konfirmoi se dy agresorët ishin plagosur, ashtu si nje prej kujdestarëve te kolegjit, te cilet jane shoqeruar ne spital. Ne llogarine e kolegjit ne Twitter, u njoftua se incidenti ndodhi rreth ores 19:30, me oren tone, por "rreziku eshte zbutur dhe tashme situata eshte nen kontroll".

Televizionet lokale treguan një seri ambulancash dhe policë duke marrë pozicione rreth kampusit, duke ngjallur panik se permasat e ketij shkembimi zjarri mund te ishin shume me te renda.

Sherifi Armando Tello tha gjate nje konference per shtyp, se njeri prej dy agresoreve ishte i regjistruar ne universitet. Dy personat ne fjale jane konsideruar si shkaktaret e ketij veprimi agresiv dhe nuk ka te dyshuar te tjere. Nje pushke eshte sekuestruar ne vendngjarje.

Ne total, 4 persona u derguan ne 2 spitale te ndryshme, ku vec 3 te plagosurve, nje tjeter pesoi atak kardiak, tha zedhenesi i sherbimeve te emergjences, Mark Smith.

Studentë thanë për televizionin lokal “KPRC” se dukej se të shtënat vinin nga menca e universitetit. "Pame dy persona qe nisen te grindeshin me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre nxorri armen si dhe qelloi.Ne te njejten menyre u kunderpergjigj edhe agresori tjeter". Nje deshmitar, i cili kishte ndihmuar 2 te plagosur, tha se njeri kishte marre plage ne gju, ndersa tjetri te të ndenjurat.

Kampusi, 32 km ne veri te Hjustonit, numeron te regjistruar rreth 18 mije studente.

Në muajin dhjetor, një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë fillore të Konektikatit, duke vrarë 20 fëmijë të moshës 6-7 vjeçare dhe gjashtë të rritur.

Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohet një debat i ashpër mbi politikën e vendit për armëmbajtjen e ligjshme, me mbështetësit e armëmbajtjes që argumentojnë se ajo lejon vetmbrojtjen dhe kundërshtuesit, që pretendojnë se mungesa e kontrollit mbi pronarët e armëve lejon që shumë prej tyre të bien në duart e gabuara.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi