Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja 20 klubet më të pasur te futbollit gjate 2012-s  Empty Ja 20 klubet më të pasur te futbollit gjate 2012-s

Fri 25 Jan 2013 - 12:13
Kompania "Deloitte" ka perpiluar nje renditje, ne baze te te ardhurave ne sezonin e kaluar.
Njëzet klubet e futbollit më të pasur në botë kanë gjeneruar 4.8 miliard euro të ardhura në total gjatë sezonit 2011/12. Sipas raportit të publikuar nga kompania "Deloitte", më të pasurat në këtë këndvështrim janë Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. Klubi madrilen ka zënë vendin e parë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që është i pari që kalon cakun e 500 milionë eurove të ardhura brenda një sezoni. Ndërsa është viti i katërt radhazi që Barcelona e Reali sigurojnë dy pozicionet e para. Bie në sy edhe hyrja më në fund e Manchester City dhe Juventusit në dhjetëshen e parë, me faturime respektivisht prej 286 milionësh dhe 195 milionësh, duke zbritur më poshtë Interin dhe Schalke. Ndërsa "new entry" ndër 20 klubet më të pasur të sezonit të kaluar është Newcastle. Për t'u veçuar është fakti se të gjithë klubet e pranishëm në vendet e larta të renditjes janë nga pesë kampionatet më të fortë të Evropës: Anglia (7), Italia (5), Gjermania (4), Spanja (2) dhe Franca (2). Ky klasifikim ndryshon nga ai i Forbesit, që i vlerëson klubet në bazë të pasurisë së akumuluar ndër vite.
Ja 20 klubet më të pasur te futbollit gjate 2012-s  Images

Renditja e 20 klubeve më të ardhura më të mëdha
1.Real Madridi 512.6 milionë euro
2.Barcelona 488
3.Manchester U. 395.9
4.Bajern M 368.4
5.Chelsea 322.6
6.Arsenal 290.3
7.Manchester C. 285.6
8.Milan 256.9
9.Liverpool 233.2
10.Juventus 195.4
11.Borusia D. 189.1
12.Inter 185.9
13.Totenhem 178.2
14.Schalke 174.5
15.Napoli 148.4
16.O.Marseje 135.7
17.Lion 131.9
18.Hamburg 121.1
19.Roma 115.9
20.Newcastle 115.3
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi