Share
Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

default 11 shprehjet me te rendesishme filozofike

prej Fri 25 Jan 2013 - 13:03
1.

Sokrati (470-399 para Krishtit)

“Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet”

Besimi
i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë
është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e
shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në
profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e dëshifrimit.

Sokrati
ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht
jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes
pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes
jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i
famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar.

Sokrati ishte një
filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë
perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është
Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që
mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit
hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet
qytetare të vendit të tij.

Sokrati i përçmon kënaqësitë e
shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i
përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është
indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë
perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.


2.

William of Ockham (1285-1349)

“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”

I
njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë
mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e
barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë.

Shkencëtarët
flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike,
forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet
të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i mbledh që të
katra.


3.

Thomas Hobbes (1588-1679)

“Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e ligë, e vrazhdë dhe e shkurtër”

Duke
iu referuar gjendjes origjinale të natyrës, një të kaluare të supozuar
para qytetërimit, Hobbes nuk pa arsye të bëhej nostalgjik. Ndërkohë që
Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo është me pranga”,
Hobbes besonte se ne do ta gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër, të
pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se natyra
njerëzore është e keqe, gjuan njeriun në mënyrat më të shëmtuara dhe
zinxhirët e shtetit janë të nevojshme.


4.

René Descartes (1596-1650)

“Mendoj, pra ekzistoj”

Dekarti
e filloi filozofinë e tij duke dyshuar gjithçka në mënyrë që të kuptojë
se çfarë mund të dijë me një siguri absolute. Edhe pse ai mund të jetë
gabim në gjërat që mendon, po mendon të pamohueshmen. Mbi pohimin se
“unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se “ekzistoj”. Duke qenë se
besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unë?” Përgjigja e tij
është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të zgjeruar në tre
dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup.


5.

Peshkopi George Berkeley (1685-1753)

“Të jesh është të perceptosh”. “Nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, a bën zhurmë?”

Si
idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale, përveç mendjes dhe
ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga mendja. Përmes një
linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se
“të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse dikush ka një
ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, as edhe
një ketër, nuk do të kishte pemë. Sipas tij, mendja e Perëndisë
gjithmonë percepton gjithçka, pra pema gjithmonë do të bëjë zhurmë.


6.

Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716)

“Jetojmë në botën më të mirë të mundshme”

Novela
më e famshme e Volterit “Candid” satirizon me këtë pikëpamje. Nëse
hidhni sytë rrotull do të habiteni se si dikush e beson këtë. Por Libniz
besonte se para krijimit, Perëndia meditonte për të gjitha mundësitë e
universit dhe zgjodhi të krijojë këtë në të cilin jetojmë, pasi besonte
se është më i miri. Perëndia mund të krijonte një botë pa djallëzi, por
njerëzve do t’u mohoje vullneti i lirë dhe s’do të ishte bota më e mirë
në dispozicion.


7.

G.W.F. Hegel (1770-1831)

“Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”

Pikëpamja
poetike e Hegelit thotë se filozofët nuk kanë fuqi. Vetëm pas
përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Por
atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm në epokën e
Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bëri
asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje. Marx
(1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të
ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.


8.

Soren Kierkegaard (1813-1855)

“Kush është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që sjell besimi kur e hedh hapin e besimit. Ky është subjektivizëm”

një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti në përfundimin se hapi
final i rrugës së tij ishte hapi i besimit. Kjo është teoria e
Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza fetare, kërkon
një besim pasionat dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në fushën
paradoksale dhe absurde. Çfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet e
veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes. Ashtu siç Blaise
Pascal tha: “Zemra ka arsyen e vet, për të cilën arsyeja nuk është në
dijeni”.


9.

Friedrich Nietzsche (1844-1900)

“Perëndia konsiderohet si i vdekur”

Këtë
pohim e shprehu me zërin e një personazhi që e quajti “I çmenduri” dhe
më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”. Megjithatë,
kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh ngatërrohet
për një pohim ateist. “I vdekur” është metaforike në këtë kontekst, do
të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur, i ka
kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe
burimeve të vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para të tjerëve kur e
tha këtë.


10.

Albert Camus (1913-1960)

“Ka vetëm një problem serioz filozofik, dhe kjo është vetëvrasja”

Zgjidhja
e Kamysë ndaj problemit filozofik ishte të njohësh dhe të përqafosh
absurditetin e jetës. Megjithatë, vetëvrasja mbetet një mundësi nëse
absurditeti është shumë. Për Kamynë, heroi absurd është Sisifus, një
person nga mitologjia greke i cili është i dënuar nga Perëndia të
rrokullisë një shkëmb në një kodër për ta rrëzuar sapo të mbërrijë në
majë.


11.

Heraclitus (540-480 para Krishtit)

“Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”

Herakli
nuk është i vetëm në atë që mendon. Mesazhi i tij është se realiteti
ndryshon vazhdimisht dhe është një proces i vazhdueshëm dhe jo një
produkt i qëndrueshëm. Realiteti është i shpejtë dhe jo i qëndrueshëm.
Në kohët moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e përshkroi kohën si
një proces që përjetohet. Një orë në radhë është e ndryshme nga një orë
në lojë.
Kristii
Kristii
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 625
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Europ
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/01/2013
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: 11 shprehjet me te rendesishme filozofike

prej Fri 25 Jan 2013 - 13:05
Heraclitus (540-480 para Krishtit)

“Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”

number one
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi