Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Një “Pasdite” me Blerim Destanin  Empty Një “Pasdite” me Blerim Destanin

Sat 26 Jan 2013 - 9:55
Ai është i hijshëm, tërheqës, me stil dhe ndër aktorët e paktë shqiptarë që po korrin sukses në Europë. Ndoshta janë këto tiparet që e bëjnë Blerim Destanin një ndër meshkujt më të lakmuar nga femrat shqiptare.

Në sonazhet e ndryshme të cilat kanë si qëllim të zbulojnë aktorin më të pëlqyer për pamjen, ai është gjithmonë i renditur në tre më të votuarit.

Interesimi i shtypit rozë nisi menjëherë pas promovimit të filmit “Koha e Kometës”. Nga ky moment, Blerimi u pagëzua si aktori më joshës dhe u bë pjesë e rëndësishme e shoëbiz-it.

Blerim Destani është prezantuar në publik me shumë femra, disa prej tyre edhe të njohura për shkak të profesionit si modele, këngëtare apo aktore, por është treguar i kujdesshëm në prononcimet e tij duke thënë se ato kanë qenë vetëm mikesha të mira.

Sharmit të tij, sipas fotove të shkrepura nga paparacët, nuk i kanë rezistuar Adriana Daci, Arita Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Altuna Sejdiu, Adelina Tahiri, Liberta Spahiu dhe lista është edhe më e gjatë…

Megjithëse gjithmonë në shoqërinë e vajzave të bukura, ai ia ka dalë ta mbajë të fshehur lidhjen e tij të zemrës. A ka vallë ai një të tillë? Kush mund të ketë rrëmbyer zemrën e idhullit të shumë vajzave?

Kësaj pyetjeje, Blerim Destani iu përgjigj duke theksuar se ende nuk e ka gjetur vajzën e veçantë.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, aktori me origjinë nga Tetova u shpreh: “Jeta private është private. Unë nuk provokoj dhe nuk merrem me thashethemet e medias. Me shumicën vajzave jemi kolegë. Për momentin nuk kam nevojë për një bashkëshorte. Mendoj se nuk ka ardhur momenti për një hap kaq të rëndësishëm. Gjithsesi nuk i dihet, vëllai im u martua 20 vjeç, për mua të presim… Unë jam gati, pres vetëm njeriun e duhur.”

Ivo Trajkov, regjisori maqedonas që ka bashkëpunuar me Blerim Destanin

Ju jeni profesor në një shkollë të famshme arti në Pragë? Si u njohët?

-Është histori interesante, sepse jemi njohur gjatë një filmi që titullohet “Great Water”, në vitin 2002, që u shfaq nëpër kinema në vitin 2004. Ishte një bashkëpunim shumë i suksesshëm sepse filmi ishte në shumë festivale, fitoi shumë çmime, pati një kandidim zyrtar për në Oskar. Nisëm të udhëtojmë bashkë në Los Anxhelos, të takohemi më shpesh dhe të bëhemi miq. Bashkëpunimi bazohej në nivel producentësh, kështu që u bëmë miq, bashkëpunëtorë, por kurrë si regjisor e si aktor. Pas kësaj e zbulova Blerimin edhe si aktor sepse kur po përgatisja këtë projekt, kisha një film shumë të pazakontë në mendje, me skena që kanë vetëm një plan e gjëra që sjellin shumë telashe dhe kërkojnë aktorë shumë të përgatitur dhe shumë të aftë, të cilët janë vështirë të gjenden. Pastaj kuptova papritur që unë e njihja një të tillë sepse s’kisha punuar kurrë me të si aktor. E zbulova edhe një herë si aktor.

Dhe e morët në provat e filmit.

Ajo që e bëri Blerimin të zgjidhej dhe jo Kolin Farell...

Po, pyetje e mirë.

Do t’ju tregoj një histori shumë interesante e të shkurtër për Ridli Skot. Ai krijoi një shfaqje private për “Great Water”. Ridli Skot, kur po bënte “Mbretëria e Parajsës” dhe kur mori vesh se producentët do të merrnin Kolin Farellin për rolin kryesor, ai e shkatërroi zyrën nga inati sepse nuk e donte Kolin Farellin. Jam i sigurt që po ta dinte për Blerim Destanin do të ishte i lumtur. Pse nuk e pëlqeu? Blerimi ka diçka të veçantë, një sfond të thellë emocional. Kur ka rolin e të trishtuarit, është vërtet i trishtuar. Kur ka për të qarë, qan vërtet. E beson. Kur Kolin Ferell bën një aktrim, e bën në mënyrë të përkryer, por është aktrim.

A ka lidhje kjo me afrueshmërinë personale? Metoda e punës, disiplina e punës, të mos qenit një fëmijë i llastuar në skenë, diçka që do të kërkonte shumë punë.

Si aktor do të përdoërsh gjithnjë përvojën e jetës. S’ka mënyrë tjetër për ta bërë këtë. Sigurisht që varet nga përvoja e jetës tënde dhe aftësia për të dashur sukses, të duash të jesh atje e t’ia dalësh sepse s’ke mundësi të tjera. Kur je yll hollivudi, nëse s’ke këtë rol, do të marrësh një tjetër, pastaj një tjetër. Çfarë të shtyn ta bësh këtë rol si të fundit? Asgjë sepse je yll. Ky është ndryshimi. Ka vendosmëri. Kjo është ajo që ndiej unë tek aktrimi i Blerimit. Rrënjët e tij, sfondin emocional. “Ky është momenti, i vetmi moment i jetës sime.” Kjo është diçka që e bën shumë të përkushtuar. Ai nuk është aktor dhe në çastin që s’e ke aktor, është gjë e mirë. Kur e merr si aktor, ai nuk po bën aktrim, por është një qenie njerëzore.

Teknikisht, nuk ka qenë gjë e lehtë të realizosh 90 minuta filmim në Berlin. Më kujton pak filmin “Irriversible” dhe ju keni pranuar të gjitha sfidat.

Ke një kufizim shumë të madh sepse ta bësh vetëm me një plan të vetëm është diçka shumë emocionuese. Hiçkoku ka thënë një herë që çdo regjisor filmi ka një ëndërr në jetë: ta bëjë të paktën një herë një film vetëm me një skenë të pandërprerë. Është bukur, por kur kupton se pse njerëzit nuk e bëjnë, është sepse ka shumë kufizime që të jep. Është mision i pamundur, nëse mund ta thuash kështu.

Që ju e bëtë të mundur.

E bëmë të mundur. Janë kufizime të mëdha sepse gjithçka bëhet në kohë reale. S’mund të bësh rrëfime në të ardhmen e historisë apo të kthehesh pas. Themi që do ta bëjmë me një xhirim të vetëm, por do të kemi kthime në kohë, do të kemi ngjarje paralele, por thjesht do t’i thyejmë këto kufij. Ne e bëmë me një xhirim të vetëm, por prapë nuk ka kufizime.
Një “Pasdite” me Blerim Destanin  Destani-pasdite
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi