Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Itali, tërmet në Toskanë-Rexhio Emilia

prej Sat 26 Jan 2013 - 10:10
Itali, tërmet në Toskanë-Rexhio Emilia Sizmologji2501

Një tërmet 6-ballësh (magnitudë 5 sipas shkallës riechter), tronditi provincën italiane të Toskanës rreth orës 15:50 të së premtes.

Disa minuta më vonë, një goditje e dytë goditi Rexhio Emilian, duke u ndjerë fuqishëm në qytetet kryesore të krahinës, Bolonja dhe Modena.

Lëkundjet u ndienë edhe në kryeqendrën e veriut, në Milano, ku sipas “Corriere della Sera”-s, shumë banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre nga frika e lëkundjeve të reja.

Aktualisht, nuk ka informacione për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa epiqendra është identifikuar në dhjetë kilometra thellësi, në një zonë midis Toskanës dhe lokalitetit të Garfagnanës.

Në muajt maj dhe qershor të vitit të shkuar, Rexhio Emilia u trondit nga dy tërmete të fuqishme, të cilët i morën jetën 29 personave dhe shkaktuan qindra milionë euro dëme ekonomike.

Në disa prej zonave të dëmtuara nga ky tërmet, rindërtimi nuk ka përfunduar ende.

Pothuajse i gjithë territori italian konsiderohet një zonë sizmike, ndërsa tërmeti më i rëndë i shekullit të XXI u regjistrua në vitin 2009 në qytetin abrucez të L’Akuilës, ku një tërmet me magnitudë 6,3 sipas shkallës rihter, shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit me 70 mijë banorë, duke i marrë jetën 293 njerëzve.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Itali, tërmet në Toskanë-Rexhio Emilia N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi