Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Sun 27 Jan 2013 - 14:54
JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI 371113
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty Re: JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Sun 27 Jan 2013 - 14:55
Lindite Ramushi


Linditë Ramushi, e lindur më 18.12.1984, në Gjilan. Shkollën e mesme të mjekësisë në profilin pediatri e ka kryer në Gjilan, kurse ka mbaruar studimet në fakultetin Filozofik dega Psikologji pranë Universitetit të Prishtinës. Krijimtarinë letrare e ka filluar që nga shkolla fillore, botimin e parë me përmbledhje poezishë e ka nxjerrë në qershor të vitit 2004, të titulluar “MOS HESHT”. Nga shtatori i vitit 2009 deri në maj të 2010 ka punuar si psikologe e edukimit në shkollen e mesme private “Luarasi” në Prishtinë. Ka marrë pjesë dhe në shumë orë dhe konkurse letrare, së fundi në orën letrare “Muza e Agimit” në Zhegër të Gjilanit, që u mbajtë në kuadër të “Ditët e Agimit”. Së fundi është shpërblyer me vendin e dytë në festivalin e poezisë që mbahet në Vushtrri “Takimet e poeteshave shqiptare” me poezinë “Më lër të psherëtijë”. Veç poezisë, shkruan dhe prozë. Është dhe publiciste e rregullt në gazetën e përditshme “Zëri”, ku shkruan tema me karakter psiko-social dhe kulturor. Njëkohësisht është dhe anëtare e klubit letrar dhe shtëpisë botuese “Arc Beqir Musliu” në Gjilan.

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty Re: JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Sun 27 Jan 2013 - 14:56
Më lër të psherëtijë…



Jam bërë si frymë
Si grimcë oksigjeni që mban gjallë qelizat
Ta mbaj gjallë dhe vijën e qafës tek lakohet
Ta fashit dhe tymin e zi rreth syve të jeshiltë
Më lër

Ma lër lotin të prek faqen deri tek buza
Le të rrjedh sikur rrjedh në fletë vesa e ftohtë
Mos e fshij me dorë
Ma lër të ma qaj dhe lëkurën si valë e ngrohtë vullkani.

Ma lërë të vijëzoj fytyrën një pikë e njelmtë
Se ajo shije vjen nga një burim i verbër tymi
Oh ma lërë dhe ajrin të më hyjë ne mushëkri
Të më këputën këmbët vrapimit maratonik.

Ma fik dhe fijën e plotë të dritës
Tek po e shtrëngoj në gjoks me grusht
Veç mos më lër si pishë rrëzë malit puthitur
Se ngjyrë e sajë humbet kur i shkulet rrënja.

Më lër të psherëtijë dënesjen në shi
Se rruzat e gjakut marrin ngjyrë të ndezur në diell
Atëherë do të ngjallem dhe njehërë nga ajo ngjizje
Në mes zjarrit dhe frymës
Sikur lindë një dashuri.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty Re: JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Sun 27 Jan 2013 - 14:58
Netëve qerëshori…


Në mos më shoh syri luginen përtej hapave
Atë pamje preje mes vargjeve
Të lidhura germëzimi pritjesh
Gufuar si hark shigjetash pikësimi.

Në mos e preksha
Ja, këtë vorbull që kam para mendjes
I ngjanë kutizës me vallen tradicionale të nuses
Zërin e pllakës tek rrotullohet do ta dëgjoj.

As nëse shkëmbinjtë e asaj kodre të krehur nën lisa
Nuk krehen dot nga rreze të forta agimesh
Përtej skajeve prap do të kulloj liqeni im rreth këmbëve.

Eh, prap në mos kafshofsha afshin e plasaritur prej rrufeve
Zjarrin mbi vatrat e pa shkelura do ta kem ndezur
Për ditë të ftohta dimri
Si stufë drunjësh që plasaritin dhe dyert si medaljona fati kthyer.

Por këtu do të jem
Mbi arren me trung të fortë nënë rrënjët e pa lëkundura
Do të vijëzoj si hënë e plotë portretin e saj në natë qerëshori.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty Re: JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Sun 27 Jan 2013 - 14:59
Ka disa ditë

Shtegëtuan gropëzat e ëndërrallave
Ka disa ditë dritat e natës nuk hapen
S’hapen as mëngjeseve rrathët e liqenit hermetik.
Dhe zëri m’u ndal atyre gurëve të thërmuar
Më kujtohet kur i preva format e tyre me thepa.

Disa ditë se pash hënën tek më flet se si e njeh fytyrën time
Thot që i ngjaj hijes së argjendtë me dritë të verbuar dielli
Disa ditë mërgova në ëndërr
Thash se aty të kam në kutizë të stolisur.

Vallja me shami mëndafshi mbi një kub hipur me këmbë
Ka disa ditë dhe malli ka mërguar këmbë pas këmbe
Asgje s’është ndryshe edhe pse ka disa ditë…
Sërish gjoksi gufon.

Ku t’i lë mbrëmjet e mërguara që janë bërë porte pritjesh
Atëbotë sa shumë rrathë kishte vallja e liqenit për tek bregu
Ai breg deri në përqafim të lotit me faqen
Rreth e rrotull shtyhej që t’i prekte koha krahët e pushuar
Mbi qafën e gjatë.

Ka disa ditë ëndërrat kanë shtegëtuar të të gjejnë
Mbase je strukur nën hijen ku po pushon
Mbase ke marr dhe aromen e gushës sime nën atë hije
Mbase po m’i ruan
Ditë të vetme prehur me këmbana gëzimi.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty Re: JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Sun 27 Jan 2013 - 15:00
Bri i rilindjes

Le të bëhem bri i dhimbjes tënde të rilindjes
Edhe peshën do ta mbaj në kurrizin me fije të sheshta
Të të rrjedh gjaku si verë e vluar në zjarr vullkani
Atë vend do ta njomë hukama e psherëtimës në zjarrë.

Ec po deshe dhe mbi plagën time
S'je më i rëndë se malli i dy stinëve të rrahura me erën
Gjersa ti ec
bri i rilindjes tënde jam.

Mund të të tremb tufan i thatë
Të ta marr në gjoks ushtimen e zemrës
Aty ndër tokën e kulluar me ujë ku njomë buzët
Do të jem bri i dhimbjes së rilindjes.

Ti ec
Gjersa unë do të bëhem bri i rilindjes
Rilindjës së jetës tënde.
Sponsored content

JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI Empty Re: JU NJOHIM ME POETËN LINDITË RAMUSHI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi