Share
Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

default Dashuria sipas filozofisë

prej Thu 25 Nov 2010 - 20:47
Platone (428/427-347 p.K) prezentohet si mendimtar i parë perendimor, që i jep një kontribut specifik rreth dashurisë. Mendimi i tij ka mbetur në shekuj si një pikë baze për gjithë të tjerët që e kan trajtuar dashurin në mënyrë filozofike. Për Platonin dashuria (greqisht Eros – Dashuri) është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për kapacitetin e saj si ndërmjetsuse dhe bashkuese, i jep njeriut një shtyrje të ordinuar të diturisë, që tejkalon çdo gjë materiale dhe që e ngrit karh një pamje tjetër që ne e quajm ideale, që shkon më tej asaj fizike, ku gjindet Bukuria, e Vërteta dhe e Mira. Dashuri do të thotë të zbresësh nga ajo që është e përjetshme, perfekt dhe i pa ndryshushëm.

Dashuria, për Platonin i përngjan filozofisë, sepse edhe filozofia e dëshiron të vërtetën, të bukurën dhe të mirën. Dashuria platonike vendos një urë ku lidh universin e ndjeshmërisë me atë të intelektit, në mes asaj matriale dhe atë shpirtërore. Sipas tij Dashuria gjithnjë liron njeriun nga një izolim që njeriu gjindet në këtë botë, sepse njeriu nuk e njeh të vërtetën në totalitet, e të bukurën në përgjithësi, për shkak se jemi të izoluar në këtë trup që gjindemi, dhe prandaj nuk njohim asgjë. Dashuria liron, sepse tejkalon çdo ide që ne kemi e mundohemi të kuptojm. Shumë herë ne nuk i shohim gjërat, por kur personi na thot eshtë kështu, ne besojm sepse e dashurojm, ja një dashuri për Platonin, kjo është dashuria që e tejkalon çdo gjë që nuk mundet të meret me intelektin tonë.

Plotino një filozof tjetër (205-270) thot se shpirti i njeriut është në një udhëkryq ku mundohet dhe vuan, sepse e ka si barr trupin e njeriut, por dashuria që gjindet në këtë shpirt, e ngrit forcën e tij që të ec para e të njeh gjërat më mirë dhe të zgjedh jetën në mënyrë më te pershtatshme. Por Plotino kundërshton një dashuri Platonike, sepse dashuria nuk bën që njeriu të kthehet në një ngjarje të kaluar, por shikon një gjë shumë më specifik për të ardhmën.

Baruch Spiniza (1632-1677) ky filozof dashurin e lidh me Zotin, sepse kjo dashuri lidhet me iden, ku ne zotin e kemi vetëm si një ide, por që nuk kemi një figur reale të tij, por prap kemi një dashuri. E kjo dashuri për Spiniza është një dashuri shumë më e komplikuar. Ne kemi ide se një Zot ekziston, ne e nderojm dhe e respektojm me dashuri, por nuk e njofim. Nga e marrim ne këtë dashuri? Një dashuri e tillë na bënë të kuptojme se dashuria është diçka që ndihet në ndjenjat tona, diçka që nuk na len të shkojm sipas asaj truperore, por diçka shumë më e thelluar dhe më e prekshme në thellsit tona njerzore.

Një dashuri shqisore, është shumë më e fuqishme, sepse përkul njeriun por në të njejtën kohë e ngrit. Shpesh herë në jetën e përditshme ndodh me ne kur e duam dike me të vërtet, dhe kur ai person tregon diçka të rëndësishme, ne mundohemi të përgjigjemi në mënyrë më të prekur dhe të përjetuar në ndjenjën tonë, me një përvujtësi shumë më të cekur dhe të thelluar. Dashuria e plot dhe e pastër është e tillë, që prek çdo gjë në pjesët tona më të harruara dhe më të lënë anash, dhe në këtë mënyrë zgjon cdo gjë, e atëherë personi mund të quhet person i pjekur në dashuri.


Filozofia e mban dashurinë si diçka më të rëndësishëm për jetën e njeriut, ku pa dashuri nuk ka jetë, nuk ka vlerë jeta e njeriut, nuk ka arsye qenja jonë.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi