Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Alarm për sigurinë në Brazil

prej Tue 29 Jan 2013 - 18:28
Alarm për sigurinë në Brazil KLUBET-BRAZIL-29_5

Tragjedia e së dielës në Brazil, ku nga zjarri që përfshiu një klub nate në jug të vendit gjetën vdekjen me shumë se 230 vetë, e ka kthyer vëmendjen e njerëzve tek siguria publike.

Episodi fatkeq i ra kembanave te alarmit ne nje kohe, kur vendi pergatitet per kupen boterore te futbollit 2014 dhe Lojrat Olimpike ne 2016-ten.

"Strukturat publike duhet te garantojne me shume siguri per njerezit, aq me teper per ata qe do te vijne ne Brazil. Ky incident duhet te sherbeje si paralajmerim per masa te menjehershme", thotë një banor.

"Shpresoj qe qeveria te kryeje pergatitjet e duhura per mirepritjen e vizitoreve ne brazil. po keshtu ka nevoje per investiem te medha ne trajtinimin e stafit te sigurise qe te jete ne gjendje te menaxhoje sa me mire situatat e emergjences", shprehet një tjetër qytetar.

Shume qytete braziliane kane nisur te verifikojne pajisjet kunder zjarrit ne ambientet publike.

"Kontrolle te rrepta po kryhen ne te gjithe baret dhe klubet e nates se kryeqytetit Brazilia. Edhe Departamenti i zjarrfikesve do t`i kushtoje nje vemendje shume shume te madhe sigurise. Jemi perqendruar tek pajisjet dhe daljet e emergjences per te krijuar mundesine qe njerezit te largohen sa me shpejt ne rast zjarri", tha Mauro Sergio, Departamenti i Zjarrfikësve.

Nderkohe, presidentja, Dilma Rusef i kujtoi kryebashkiakeve ne te gjithe vendin pergjegjesite qe rendojne mbi zyrtaret qeveritare per shmangien e ngjarjeve te tilla. Ajo kerkoi te mbahej nje minute heshtje ne nder te viktimave, ndersa ne kryeqytet flamujt u ulen te henen ne gjysme-shtize dhe ceremonia e numerimit se prapthi per kupen e botes FIFA 2014, u pezullua.



*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Alarm për sigurinë në Brazil N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi