Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default “Falja e gjakut”, në 100 filmat më të mirë

prej Fri 1 Feb 2013 - 13:12
TIRANE - Falja e Gjakut” është zgjedhur në mesin e 100 filmave më të mirë të vitit 2012 nga uebfaqja film.com. Me regji të Joshua Marston është ai pozicionuar në vendin e 40, duke lënë prapa shumë filma nga Hollywood-i, siç janë “Les Miserables”, “The Dark Knight Rises” dhe “The Amazing Spiderman”.

Ai shtjellohet si një përrallë e shkurtuar e jetës së shqiptarëve, duke u fokusuar në kohën e ritualeve të vjetra që kanë të bëjnë me gjakmarrjet. Është xhiruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe, me kastën që përfshin shumicën e aktorëve lokalë. Shqipëria e kishte përzgjedhur zyrtarisht për të garuar për Oscar. Por një tjetër regjisor qe ankuar dhe Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencës e skualifikoi atë sepse ishte realizuar nga një regjisor amerikan, që po ashtu është edhe bashkëskenarist, ndërsa ai nuk është financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Regjisori amerikan, Joshua Marston dhe bashkëpunëtori i tij, Andamion Murataj fituan çmimin për skenarin më të mirë për filmin “Falja e gjakut”, i cili e merr temën nga gjakmarrja në Shqipëri në Berlinale.

Filmi “Falja e gjakut”, flet për një 17-vjeçar të quajtur Nik, i cili është në vitin e fundit të shkollës së mesme në Shqipërinë veriore. Nik ka vendosur që, sapo të mbarojë shkollën, të hapë një Internet kafe. Gjithashtu, ai ka rënë në dashuri me një vajzë. Motra e tij, Rudina, është 15 vjeçe dhe ëndërron të ndjekë universitetin. Mirëpo familja hyn në një zënkë për pronësinë e tokës dhe i ati i tyre akuzohet për vrasje. Papritur, dy fëmijët e gjejnë veten të përfshirë në një gjakmarrje të tmerrshme.

BalkanWeb



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi