Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Euro U21, kuqezinjtë përballë Spanjës  Empty Euro U21, kuqezinjtë përballë Spanjës

Sat 2 Feb 2013 - 9:59
Euro U21, kuqezinjtë përballë Spanjës  U21

Shorti i së enjtes për fazën në grupe të Euro U21 2013, i hedhur në Nion të Zvicrës, rezervoi një grup të vështirë për kombëtaren shqiptare në këtë grupmoshë.

Kuqezinjtë do të luajnë në grupin 4 kundër Spanjës, kampione në fuqi, Austrisë, Hungarisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Pretendentja tjetër e këtij trofeu, Gjermania do të luajë ndaj Rumanisë, Malit të Zi, Republikës së Irlandës dhe Ishujve Faraoe, ndërsa për Anglinë shorti u tregua më bujar duke i përcaktuar si kundërshtarë, Uellsin, Finlandën, Moldavinë, Lituaninë dhe San Marinon.

Më i balancuari shihet grupi 7 ku luajnë Greqia, Turqia, Polonia, Suedia dhe Malta, ndërkohë që në grupin 9 Italia do të diskutojë kualifikimin me Serbinë, Belgjikën, Qipron dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet e fazës në grupe nisin më 22 mars dhe do të zhvillohen në Izrael.

Grupi 1 - Angli, Ualls, Finland, Moldavi, Lituani dhe San Marino
Grupi 2 – Rusi, Danimarkë, Slloveni, Bullgari, Estoni dhe Andora
Grupi 3 – Holandë, Skoci, Sllovaki, Gjerogji dhe Luksemburg
Grupi 4 – Spanjë, Shqipëri, Austri, Hungari dhe Bosnje-Hercegovinë
Grupi 5 – Zvicër, Ukrainë, Kroaci, Letoni dhe Lihtenshtejn
Grupi 6 – Gjermani, Rumani, Mali i Zi, Irlanda dhe Ishujt Faroe
Grupi 7 – Suedi, Turqi, Greqi, Poloni dhe Maltë
Grupi 8 – Izrael, Portugali, Norvegji, Maqedoni dhe Azebajxhan
Grupi 9 – Itali, Serbi, Belgjikë, Qipro dhe Irlanda e Veriut
Grupi 10 – Francë, Bjellorusi, Armeni, Islandë dhe Kazakistan.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi