Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse mbretëresha Elizabetë s’e ka vizituar kurrë Greqinë? Empty Pse mbretëresha Elizabetë s’e ka vizituar kurrë Greqinë?

Mon 4 Feb 2013 - 1:19
Pse mbretëresha Elizabetë s’e ka vizituar kurrë Greqinë? Pse_mbreteresha_elizabete_s_e_
Mbretëresha Elizabetë II është ndoshta monarku që ka bërë më shumë vizita në mbarë botën. Ka qenë në 116 vende, por jo në Greqi.

Sipas BBC, kjo mund të duket e çuditshme pasi ajo nuk ka shkuar në vendlindjen e të shoqit të saj, Filipit, Dukës së Edinburgut.

Princi Filip është një princ grek, thotë historiani i mbretërisë, Hugo Vickers, ndaj për këtë arsye është i çuditshëm ky fakt.

Arsyeja, beson ai, është për shkak të historisë së trazuar të monarkisë në Greqi, që ka prekur familjen e Princit Filip.

“Princi Filip nuk e pëlqen Greqinë për shkak se ata nxorën në gjyq babain e tij dhe ai mund të jetë ekzekutuar,” thotë Vickers.

“Në vitin 1922, ata të gjithë u arratisën”. Princi Filip u kthye shumë rrallë.

Në fakt Mbretëresha ka qenë në Greqi me ftesë të Mbretit Pol, kushëri i Princit Filip, por kjo ka ndodhur përpara se ajo të kurorëzohej.

Në vitin 1963 Mbreti Pol shkoi për vizitë në Britani, që ishte një vizitë shumë kontraversiale pasi në Greqi kishte një numër të madh të burgosurish politikë.

Pas vizitës, Mbreti Pol vdiq. Pasuesi i tij, Mbreti Konstantin, u largua nga froni në vitin 1973. Tani ai jeton në Londër dhe e quan veten sërish mbret dhe ka marrëdhënie të ngushta me Mbretëreshën.

Por Vickers ka dyshime se edhe grekët nuk e kanë ftuar ndonjëherë Mbretëreshën për një vizitë zyrtare.kosovalbaner.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi