Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kultura e kursimit tek shqiptarët

prej Fri 8 Feb 2013 - 20:31

Të menaxhosh të ardhurat nuk është e lehtë as kur ke shumë, e jo më kur ke pak. Të mos shpenzosh për gjëra që nuk të nevojiten e për më shumë të kursesh është një nga sfidat e jetës së përditshme.

Kjo nënë e ka të mbledhur mendjen: “Marr 130 mijë lekë pension (të vjetra) në muaj dhe e di që më shumë se 7 mijë lekë (të vjetra) në ditë nuk mund të shpenzoj.”

Shumë familjarë mendojnë se mund të kursejnë në përdorimin e energjisë elektrike. Kostoja e lartë, madje i ka bërë të gjejnë forma alternative.

“Gatimin e kam kthyer me gaz dhe kam nisur të kursej tek të gjitha, duke filluar nga ndezja e dritave”, shprehet një qytetare.

Ndërkohë, të tjerë mendojnë se veshjet janë zëri i buxhetit ku duhet patur kujdes: “Mundohemi të kursejmë tek veshjet sepse për ushqim nuk ke çfarë bën.”

Kush harxhon më shumë energji elektrike

Energjia elektrike është një nga shpenzimet më të ndjeshme në familje.

Një studim i Entit Rregullator të Energjisë të vitit 2009 tregon se sasia e energjisë mujore që shpenzohet nga familjet me të ardhura të pakta, zë mesatarisht 7% të të ardhurave mujore të këtyre familjeve.

Por sa harxhojnë pajisjet kryesore shtëpiake? Të dhënat e studimit tregojnë se dushi dhe lavatriçja janë pajisjet që shpenzojnë më shumë. Lavatriçja e graduar në temperaturën 90 gradë, shpenzon 2 kilovat për larje.

Bolieri po në këtë temperaturë shpenzon 6 kilovat në 24 orë. Frigoriferi i graduar tek 4, shpenzon 1 kilovat për 24 orë. Më shumë shpenzon kompjuteri nëse e lemë të ndezur, me 3 kilovat për të njëjtën kohë.

Televizori shpenzon 2.4 kilovat në një ditënatë. Hekuri për një orë pune harxhon 0.7 kilovat.

Ndërsa kondicioneri varion shumë nga fuqia dhe temperatura me të cilën punon. Një kondicioner me fuqi 742 vat, në 22 gradë harxhon 2 kilovat në orë. T.CH


Kultura e kursimit tek shqiptarët  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi