Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lamtumira e fundit për ish-futbollistin e shquar Alfred Zijai Empty Lamtumira e fundit për ish-futbollistin e shquar Alfred Zijai

Sun 10 Feb 2013 - 0:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Lamtumira e fundit për ish-futbollistin e shquar Alfred Zijai Zijai-262x300Iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme, ish-futbollistit të kombëtares dhe Flamurtarit, që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 52-vjeçare.
Trupi pa jetë i futbollistit të mirënjohur Alfred Zijai u përcoll ditën e shtunë për në banesën e tij të fundit, në qytetin e lindjes, në Vlorë.

Homazhet u kryen në mjediset e Klubit të Futbollit, “Flamurtari”, ku të pranishëm ishin Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Nënkryetari i PD, Astrit Patozi, kreu i KLD-së, Bujar Leskaj, e shumë personalitete të tjerë.

Ndërkohë, mesazh ngushëllimi për familjarët e të ndjerit, ka dërguar edhe kryeministri Berisha, i cili shkruan:
“Lajmi i ndarjes nga jeta e prindit, bashkëshortit, njeriut tuaj më të dashur, ish futbollistit të njohur, njërit prej themelueseve të Partisë Demokratike Alfred Zijai, më trishtoi pa masë. Alfredi u nda nga jeta por ka lënë kujtimin e një prindi, bashkëshorti shembullor, futbollisti të talentuar, qytetarit që mbrojti vlerat e larta që besoi. Me këtë rast ju shpreh ju dhe të gjithë miqve të Alfredit ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem sëbashku me ju që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Me respekt, Sali Berisha”.
Alfred Zijai, i cili ishte ndër futbollistët më të mirë të Shqipërisë gjatë viteve ’80, u nda nga jeta ditën e shtunë, në moshën 52-vjeçare, pikërisht ditën e lindjes së tij. Ai kishte rreth 3 vjet që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Zijai ka lënë gjurmë të lavdishme në futbollin shqiptar duke u quajtur me të drejtë, një legjendë në fushën e gjelbër. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi