Share
Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 2:58
Selam Musai dhe lufta e Vlorës
Në rrënjët e muzikës popullore DSC02816
nga L.Gërveshi

1920

Në vitin nëntqindnjëzetë,
Selami ç’i mblodhi djemtë,
djemtë çi mblodhi Selami,
o djem se iku vatani.

Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga data 28-31 janar 1920. Në këtë kongres morën pjesë mbi 50 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Ndër vendimet e tij ishte dhe ai për mbrojtjen e tërësisë tokësore, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë.


Disa pjesë të Shqipërisë ishin nën sundimin e huaj, Vlora qe pushtuar nga italianët, ndërsa dibra e Malësia e madhe ishin nën sundimin e serbisë, përveç atyre që u ishin dhuruar në prag të luftës së parë botërore.
Në Vlorë do të shkruhej një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Në Baçardha u mblodhën prijësat e Labërisë, më 23/05/1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës, gjithashtu u krijua Komiteti i mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun.

Osmëni ç’i hipi kalit
ç’e mori buzën e malit,
seç i foli gjeneralit,
“Dil sterresë jo limanit,
të shoç të zot e vatanit
Bijtë e Ismail Qemalit.”


Iu bë thirrje gjithë Laberisë të ngrihej në luftë. Peshën më të madhe e mbajtën fshatrat e Vlorës. Gjithashtu mbërritën në Vlorë luftëtarë nga vise të tjera të Labërisë, Berati, Tirana, etj.si dhe nga jashtë Shqipërisë. Në mes të këtyre trimave ishte dhe Selam Musai me çetën e tij.
Siç thotë dhe kënga:

Në Beun seç u mbëlodhë
dymbëdhjetë komisjonë,
Selam Labin e kërkojnë
-Ti Selam do shkosh në Vlorë,
Komandant mbi tre taborrë.
-Do vete do ja bëj forrë.


Pasi kaluan 48 orë nga ultimatumi italianët nuk iu përgjigjën, atëherë u shpall fillimi i luftës në 5 qershor. Kur italianët kishin zbritur në Vlorë populli kish kënduar:

Ç’është kështu që dëgjojmë,
vaj me det o Vlora jonë,
italianët po zbarkojnë,
me pampor e me ballonë,
jo mor jo nuk e durojmë.
Ngrihi shokë të sulmojmë,
Vlorën tonë ta çlirojmë.


Në fillim italianët i kishin nënvlerësuar këta fshatarë të keqarmatosur, por arma më e fuqishme e tyre ishte dëshira për liri, ajo dëshirë që i ndez zemrat e i shkrumbon, luftonin për veten, për familjet, për Vlorën.

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
bjeri më të lumtë dora.


Goditjet e shqiptarëve detyruan trupat italiane të tërhiqeshin në drejtim të Vlorës. Luftime të ashpra u zhvilluan në Kotë. Komandantët italianë u shqetësuan së tepërmi.

Telat po venë e vinë,
punon Kota me Kaninë.


Me telat nënkuptohej telegrafi, venë e vinë do të thotë që bisedonin pa ndërprerë nga njëra anë në tjetrën:

Gjenerali me zabinë,
si do bëjmë un’e tinë.


Gjenerali është gjeneral Piacentini që po bisedon me zëvendësin e tij. Si do bëjmë se gjendja është e rrezikshme.

Se shqipëtarët errinë,
Gjorm janë e poshtë po vinë,
Osmëni me dyzet mijë.
Osmëni po bje fuqinë,
Vlora do fitojë lirinë.


Shqiptarët ishin të vendosur të çlironin atdheun. Shumë u vranë për çlirimin e Kotës.

Obobo ç’qënkej kjo Kota,
mbushur mitraloz e topa.


Luftime të pabarabarta, italianët ishin të armatosur që në fill e në gjëlpërë, siç thotë Ali Asllani. Po këtej ishin luftëtarët e lirisë si Kanan Maze.

Vjen Kanan Mazja nga Shkoza,
me një nofull copa-copa.

Ishte plagosur në fytyrë por nuk e ndërpriste sulmin, e kur i thanë:

-Kanan t’u prish bukuria.
-Le të rrojë Shqipëria.


Kështu përgjigjet shqiptari i vërtetë.
Rrethimi po ngushtohej pak nga pak, ra Gjormi, ra Kota, ra Drashovica, mbetej Vlora. Lufta ishte e tmerrshme.

Qaf’ e Vlorës maja-maja,
ç’i vate tymi dumana,
dumana ç’i vate tymi,
doli Selami si ylli.


Në Vlorë, Selami me shokë pushtin Kuzbabanë me trimëri të madhe, saqë mendonin se kishte vdekur.

Tek Sherishta përmbi Vlorë,
zjarrin ç’e zure me dorë,
çika bëre prozhektorë.


Luftëtarët po ashpërsonin ghithnjë e më shumë goditjet, megjithë të vdekurit që linin pas.

Mblidhi o Dukat mblidhi,
nga vate Hodo Zeqiri.
Sonte natën është hyxhymi,
bashkë mbi Vlorën të bini,
të hidhet në det katili,
se Sazani është i yni.

Kjo luftë çudiste Evropën, një poull i paarmatosur po luftone me një nga fuqitë e kohës e po fitonte. Gazeta shkruanin për këto ngjarje të pabesueshme.

Evropa shkruajnë e thonë,
çështë kështu që dëgjojmë,
bëhet dyfek në Vlorë,
shqipëtarët po luftojnë,
me një mbret dyzet miljonë.
Po me se luftojnë vallë?
Me sëpatë me hanxharë,
dyfeqet lidhur me gjalmë,
fishekët në xhep i mbajnë.


Populli përshkruan habinë e Evropës, por qan edhe birin e Salarisë fisnike, ashtu si i ka hije labit, jo me ligje por me këngë:

Me katërqind komita,
bëre poshtë nga Babica,
e zure topin nga gryka,
italianët nga frika,
u trembnë sa u ra pika.
Tepelenë pse vajtoni,
Selam Musanë kërkoni,
trim’n e mirë mos e harroni.


Shqipëria eshtë vend me fat e do vazhdojë të jetë me fat të mbarë derisa bijtë e saj si Selam Musai e Zigur Lelo e të tjerë do jenë gati të luftojnë e të vdesin për të.


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:09
Masakra e Manastirit
Në rrënjët e muzikës popullore Berat
nga L.Gërveshi

Pas përfundimit të revolucionit grek, ushtarët shqiptarë që ishin angazhuar me turqit u kthyen në fshatrat e lindjes duke shkaktuar trazira. Me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat ushtarëve, një varg komandantësh shqiptarë u larguan nga shërbimi zyrtar. Ndërkohë, Besëlidhja e Beratit (krijuar më 1828) kishte mundur të tërhiqte në anën e vet edhe disa kapedanë grekë që qëndronin në krahinat e tyre për t’i mbrojtur nga dhuna osmane.

Por rradhët e saj u shtuan edhe me krerë të tjerë shqiptarë të pakënaqur nga Porta e Lartë, siç do shohim më pas. Në këto rrethana u krijua në sanxhakun e Janinës një gjendje e turbullt. Kryetarët u akorduan për të krijuar një oligarki për të rivendosur rregullin, kryesia përbëhej nga tre persona: Iljaz Poda që komandonte Shqipërinë Qëndrore dhe kishte mbledhur rreth vetes trupat që kishin mbetur nga Ali Pasha, Veli Bej Laçe që mbante Janinën dhe pjesën tjetër të Epirit, i cili fshihte ambicjet e tij duke pretenduar të përkrahte reformat e Portës, dhe Asllan Bej Puçe, një oficer i ri e
fisnik që përfaqësonte idetë kombëtare, dhe ishte më popullori nga të tre. Asllan Puçe ishte i biri i Ago Myhyrdarit, sekretari personal i Ali Pashës, nga të tre ndoshta ishte ai që ishte me i rrezikshmi, jo nga pikëpamja ushtarake por nga ajo ideologjike, ishte poet edhe pse sot nuk ka ngelur asgjë nga krijimtaria e tij, lindur në 1807 e rritur në oborrin e Ali Pashës, kishin arritur tek ai idetë iluministe, kishte përfituar nga liria në oborrin e Aliut, ishte rritur pa pasur kurrë një turk mbi krye që t’i jepte urdhra, ishte vetëm njëzet e tre vjeç. Në të vërtetë një tjetër personazh fshihej mbrapa tyre dhe ky ishte Mustafa Pashë Bushati, më i rrezikshmi udhëheqës ushtarak ndër ata që kishin ngelur gjallë. Sulltani edhe pse e kuptonte paaftësinë e Mehmet Reshid Pashës, nuk ia hoqi menjëherë detyrat e valiut të Rumelisë dhe të vezirit të tre sanxhakëve të Shqipërisë Jugore, për të mos ia ulur autoritetin në sytë e shqiptarëve, por e largoi për në frontin ruso-turk, ngarkoi me detyrën e valiut të Rumelisë dhe të qeveritarit të sanxhakut të Tërhallës e të nazerit (mbikëqyrës, ministër), të derbendëve ish-Vezirin e Madh, Mehmet Selim pashën. Ndërsa në postin e qeveritarit të të tre sanxhakëve shqiptarë u emërua, me gradën e vezirit Mahmud Hamdi pasha, një nga vartësit e Mehmet Reshid pashës. Megjithatë, për të ulur hovin e lëvizjes në Shqipërinë Jugore dhe sidomos, për të nxitur më tej rivalitetin dhe armiqësitë midis krerëve kryesorë të kësaj lëvizjeje, sulltani kërkoi nga Mehmet Selim pasha që të thërriste Iljaz Podën në detyrën e myteselimit të sanxhakut të Tërhallës dhe të agait të derbendëve. Pas këtyre emërimeve, në vargun e feudalëve të rebeluar u përfshi edhe Asllan bej Puçeja,
ish-myteselim i sanxhakut të Tërhallës, një nga krerët më në zë të Shqipërisë Jugore, që mbeti pa ndonjë post zyrtar. I pakënaqur ishte edhe Ismail bej Qafëzezi i Kolonjës, të cilit Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar myteselimllëkun e Tërhallës. Po ashtu, në këtë grup u radhit edhe Myslim Beu, vëllai i Veli bej Jaçes, komandant i Prevezës e i Artës, i cili ishte një tjetër feudal shqiptar po aq i fuqishëm sa Iljaz Poda ose Asllan Beu. Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar Myslim Beut agallëkun e derbendëve, që nuk iu dha. Në këto kushte gjendja e turbullt u thellua në Shqipërinë Jugore dhe në të njëjtën kohë u shtuan armiqësitë dhe rivaliteti midis krerëve kryesorë. I braktisur nga një pjesë e mirë e komandantëve shqiptarë, veziri Mahmud Hamdi pasha u detyrua të thërriste në Janinë Veli bej Jaçen. Me këtë veprim Veli bej Jaçja, që konsiderohej ndër feudalët e fuqishëm shqiptarë, përveç Prevezës dhe Artës, vuri nën komandën e vet edhe kështjellën e Janinës, ndërsa veziri osmanlli u gjend në mëshirën e tij. Në këtë kohë edhe Vlora e rrethi i saj kishin rënë në duart e Beqir bej Vlorës, vëllait të Ismail Beut, ish-kryetarit të Besëlidhjes së Beratit, ndërsa qyteti i Beratit kishte rënë në duart e Tafil Buzit.


U mbëlodhë toskët Berat,

Me rebesh e me inat,

T’i bien kullës së kuqe,

Të nxjerin myhyrdar’ si nuse;

Me tridhjetë palë shkallë,

Të zën myhyrdar’ të gjallë…

-Le kalan’ e del si çupë,

Shqipëria s’do halldupë!


E njëjta gjendje ishte krijuar edhe në sanxhakun e Delvinës, ku Shahin bej Delvina, bejlerët e Gjirokastrës dhe ata të Çamërisë, vepronin me kokë të vet, pa pyetur për autoritetin e Mahmut Hamdi pashës. Meqenëse ky vezir nuk solli ndonjë shërbim, Porta e Lartë e hoqi dhe e dërgoi në frontin rus, ku Mehmet Reshid pasha po pësonte disfata mbas disfatash. Detyrën e qeverisjes së Shqipërisë Jugore Porta ia ngarkoi valiut të Rumelisë. Ky, me qëllim që të shtinte në dorë komandën e kështjellës së Janinës, kërkoi ndihmën e njërit prej feudalëve shqiptarë, Latif Efendiut. Ndërkaq, i premtoi komandantit të saj, Veli bej Jaçes, se do t’i paguante rrogat e ushtarëve nëse ky i largonte trupat e tij nga Janina. Por këto orvatje nuk patën sukses. E gjithë Shqipëria Jugore si dhe Tërhalla e derbendët, ranë në fakt në duart e feudalëve shqiptarë.
Pasi njohu pavarësinë e Greqisë (1830), Porta e Lartë u mor tërësisht me nënshtrimin e Shqipërisë. Pa u larguar akoma nga Edreneja, Veziri i Madh emëroi të birin, Emin Pashën, si qeveritar të Janinës, Mahmud Hamdi pashën si qeveritar të Tërhallës dhe si komandant të derbendëve, Iljaz Podën. Sipas mendimit të sulltanit, ai duhet ta emëronte këtë të fundit myteselim të sanxhakut të Vlorës me titullin “Kapëxhëbash (kryeportier) i Oborrit”, por kjo nuk pati efekt, sepse Iljaz Poda ishte kundërshtari kryesor i qeverisjes së Shqipërisë Jugore nga osmanët.
Nga Edreneja Mehmed Reshid pasha mbërriti në Manastir, ku ftoi krerët shqiptarë e sidomos Iljaz Podën, Asllan bej Puçen dhe Veli bej Jaçen etj., të paraqiteshin në selinë e tij për të biseduar për çështje të organizimit të ushtrisë dhe të pagesave të prapambetura.
Asllan bej Puçja pasi u takua me Veli bej Jaçen në Mecovë, vendosën të shkonin bashkërisht në Manastir të shoqëruar me kontingjente të forta ushtarësh, për të parandaluar ndonjë pabesi dhe për t’i shkëputur vezirit të drejtat që pretendonin.


Asllan beu me Veli benë,

në Meçov’ e bënë benë,

në Manastir do të venë,

të kërkojnë ylefenë.

-Po s’na e dhanë me të mirë,

do të djegëm Manastirë.


Ndërsa Asllan Beu e Veli Beu shkuan në Manastir, Iljaz Poda, që nuk i zuri besë Vezirit të Madh, u tërhoq në zonën e Dangëllisë dhe filloi përgatitjet për t’u mbrojtur në malin e Melesinit në rast se sulmohej nga forcat qeveritare, që mund të vinin kundër tij nga Korça ose Janina. Mehmed Reshid pasha nuk kishte aspak ndërmend të bisedonte me krerët shqiptarë që erdhën në Manastir, përkundrazi, ai kishte marrë masat për t’i likuiduar ata me pabesi. Pikërisht në këtë kohë ai i preu kokën në Berat Hasan bej Vrionit dhe vari në Manastir Shaban Gegën, që kishte zënë rob në Janinë.

Kur arriti në Manastir, Reshid pasha u soll gjoja sikur do shpallte një amnisti të përgjithshme, ftoi të gjithë krerët shqiptarë në një banket të madh për të festuar rivendosjen e marëdhenieve të mira me qeverinë qëndrore. Ftesa ishte pranuar nga krerët shqiptarë që kishin ardhur rreth 400-500 vetë, të udhëhequr nga Asllani dhe Veliu.

O Asllan e o Veli,

Bobo ç’jeni të këqi!

Veten e bëni beli:

Lëftoni me një vali,

Me një goxha Rumeli!…


Kur arritën veziri i priti me të gjitha nderimet, me mirësjellje e zemërbutësi, dhe u premtimtoi shumë gjëra të mëdha.

Veziri bëri gostinë,

thirri Asllan’ e Velinë.

Trima vet e trima beu,

sa hoqtë faqen e dheut!

Sadrazemi ç’u gënjeu,

ndë Monastir seç u preu

Kur arriti ora për të shkuar në banket, duhet të kalonin nëpër një shesh paradash, aty gjetën një trupë prej njëmijë vetash që po kryenin stërvitje, që ishin vendosur në të dy anët e sheshit, në mes të tyre do kalonin krerët shqiptarë. Kur pa këtë gjë Asllani ndjeu erë tradhtie dhe i thotë Veliut, “Hëngrëm m..”, por Veliu ia ktheu “Kjo është mënyra për të na nderuar”.

Tek i thirri me të parë,

Asllan beu tha një fjalë:

-Ec o Veli be me të parë,

se veziri të ka si djalë!

Veli beut i erdhi rëndë,

Tha:- O Asllan mos u trëmbë!


Menjëherë një breshëri plumbash u derdh mbi shqiptarët, e ndjekur nga bajonetat. Veli Beu dha shpirt menjëherë, por Asllani dhe të tjerët nuk u vranë, u tërhoqën në të djathtë, por një batare e dytë i griu gati të tërë. Nga e gjithë kjo shpëtoi vetëm Asllan beu i cili çau dhe po ikte me vrap.
Kur ra batare e parë,

Asllan beu lonte revanë,

kur ra batare e dytë

Asllan beu po hap sytë,

kur ra batare e tretë,

Asllan beu bëri përpjetë.

Por e diktuan, Ibrahim Pasha Qorri, një nga komandantët e Reshid Pashës ia hipi një kali të shpejtë dhe e ndoqi. E arriti pas tre miljesh , Asllani e hodhi nga kali, por nderkohë Ibrahim Pasha i kish ngulur shpatën në ijë.

-Ik, ik’ o çil’i shkretë,

se Qorr Pasha na vjen vetë!

A e shihni Qorr Pashanë

se si ka përveshur krahnë?

Marrë garginë mbë një anë,

për Velinë e për Asllanë

Kokat e tyre u prenë dhe u çuan në Stamboll.
O Asllan e o Veli,

Ç’u qan nëna në shtëpi:

-O të zest djemt e mi,

Ç’u erth koka në sini!


Në një vajtim për Abaz Thanën që u vra atë ditë thuhet:

Kush të mor të shkretat armë,

pisqollat e jataganë,

dhe atë dyfekun e larë?

Kush ta xhveshi fermelenë,

edhe kokën ta prenë?

Koka të mori Stambollë,

kurmi të mbeti Bitolë
.

Kjo vlen për të gjithë ata që u vranë atë ditë.

Ndërkohë në Janinë gjendeshin vëllai i Asllan beut, Kapllan beu, dhe vëllai i Veli beut, Myslim beu. Reshid Pasha i dha urdhër djalit të tij Emin Pashës, që qeveriste sanxhakun e Janinës, t’i ftonte të dy bejlerët në kështjellën e Janinës dhe atje t’i vriste. Myslim beu ra në kurth dhe u vra, ndërsa Ethem beu nuk u gënjye, përkundrazi, me të marrë vesh vrasjen e shokut të tij, për të marrë hak, plaçkiti qytetin e Janinës me njerëzit e tij dhe u tërhoq në vendin e tij dhe Emin Pasha nuk qe në gjendje ta ndalonte dot. Reshid Pasha deshte të vriste edhe Aliko bej Lamçen, por ky i fundit u mbajt njëzet ditë me radhë në manastirin e Ostanicës, në krahinën e Pogoniamit dhe më në fund çau udhë midis trupave të vezirit të madh dhe iku në male. Reshit Pasha i ndërpreu veprimet luftarake në jug për shkak se veziri i Shkodrës, Mustafa Pashë Bushatlliu ngriti krye kundër qeverisë së Konstandinopojës, dhe Reshid Pasha, në mars 1831 u largua nga Janina për të marrë komandën e trupave që do niseshin kundër Mustafa Pashës.

Në kohën e këtyre ngjarjeve, djali i vezirit të madh, Emin Pasha, që babai e kishte lënë si guvernator në Janinë, luftonte kundër aleatëve të vezirit të Shkodrës në Shqipërinë jugore. Ai theu bejlerët e Çamërisë, që kishin sulmuar Janinën, pranë fshatit Velçisht, më 3 korrik 1831. Bejlerët u mbyllën në kalanë e Ajdonatit, pas një rrethimi prej dy muajsh, u detyruan t’i dorëzoheshin Emin Pashës. Kundër Iljas selihdar Podës, aleatit tjetër të vezirit të Shkodrës, që mbrohej në vendin e tij, në kalanë e Melesinit, veziri i madh dërgoi pashanë e Selanikut, Mahmud Pashën. Selihdar Pasha u mbajt për pesë muaj rresht me aq burrëri sa më në fund Mahmud Pasha u detyrua ta linte të largohej nga kalaja duke marrë me vete armët dhe plaçkën e tij.


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:17
Shtypja e kryengritjes së vitit 1847
Në rrënjët e muzikës popullore Idriz-seferi-me-bashkeluftetaret-ne-hyrje-te-ferizajt
nga Lulzim Gërveshi

Zenel Gjoleka e Tahir Çapari, në krye të 1500 kryengritësve, më 28 gusht 1847 i dolën përpara ushtrisë osmane prej 5000 vetash, që ishte nisur nga Janina. Pas përleshjes që zhvilluan me të në fshatin Dholan, në verilindje të Janinës, i shkaktuan asaj disfatë. Me këtë fitore para kryengritësve u hap rruga për në Janinë, të cilën mund ta merrnin edhe për shkak se garnizoni i qytetit përbëhej në shumicë nga ushtarë shqiptarë. Por marshimi i mëtejshëm i kryengritësve drejt Janinës u ndal për shkak të lajmit se forcat e tjera ushtarake osmane po përparonin nga Manastiri drejt Beratit e Mallakastrës. Ky ishte kulmi i shtrirjes së kryengritjes, rruga për në Janinë ishte hapur, kështjella e Beratit ishte rrethuar, nga ky çast do të shuhej shpejt. Zenel Gjoleka u hodh në Labëri, ku ishin drejtuar forcat e shumta osmane. Kryengritësit e udhëhequr nga Rrapo Hekali goditën forcat ushtarake të komandantit të Rumelisë gjatë rrugës drejt Beratit, në afërsi të këtij qyteti, por u detyruan të hiqnin dorë nga rrethimi i trupave në kalanë e Beratit, sepse me ardhjen e trupave të serasqerit të Rumelisë kishte rrezik të binin edhe vetë në rrethim. Kur vetë Mehmet Pasha u shfaq në Berat në krye të dhjetë batalioneve, shqiptarët e Toskërisë u shpërndanë pa bërë asnjë lloj qëndrese. Në këtë betejë morrën pjesë tre pashallarë; ai i Manastirit, i Thesalisë dhe i Janinës.

Nga Berati ushtria osmane u hodh në Vlorë për t’u bashkuar me pjesën tjetër që kishte ardhur nga deti dhe për të ndarë forcat kryengritëse të Rrapo Hekalit nga ato të Zenel Gjolekës. Prej andej ushtria u drejtua për në Labëri, ku nuk hyri dot nëpërmjet Grykës së Kuçit, sepse aty ishin përqendruar kryengritësit e Zenel Gjolekës, por nga ana e Mesaplikut. Ushtria osmane dogji fshatrat Bolenë, Kuç, Kallarat etj.

Ç’u çkulë nga Manastiri,

tre Pashallar’e Myshyri,

Bymbash Sulejman Tahiri,

përposh nga Berati hyri,

-Gjolekënë të ma ziri,

rrathë në kokë t’i hidhi,

mase vjen ndërmënd qafiri,

u dogj Kuçi si Misiri.

Reparte të tjera ushtarake osmane zbarkuan në Himarë për t’u rënë kryengritësve prapa krahëve. Në kushte të tilla edhe Zenel Gjoleka i ndau kryengritësit në çeta më të vogla. Njëra prej tyre u ndesh me forcat osmane në fshatin Palavli, në fushë të Delvinës. Ndonëse luftuan me trimëri, kryengritësit u thyen përballë ushtrive të shumta armike.

Me shtypjen e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut, trupat osmane përdorën gjerësisht terrorin mbi popullsinë, duke e vijuar ekspeditën ndëshkuese edhe gjatë dimrit 1847-1848. Serasqeri bëri arrestime të shumta në radhët e krerëve të Shqipërisë së Jugut: Rapo dhe Hamit Hekali nga Berati, dy djem dhe dy nipër të Ismail bej Vlorës nga Vlora, Veis Vesiari dhe tre djemtë e Tahir Abazit nga Tepelena, Tahir beu nga familja e Kapllan Pashës në Gjirokastër, Abdyl bej Koka, Çelo Picari dhe Sulo Kallapodhi nga Delvina, Alizot dhe Ahmet Dino nga Filati, Tahir Çapari nga Margariti; por u arrestuan edhe plot të tjerë nga shtresat e ulëta. Gjashtëmbëdhjetë krerë të kryengritjes u burgosën në Konia të Anatolisë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë,u falën me një dekret perandorak. Ushtria turke arriti të shuante njërën pas tjetrës vatrat e qëndresës edhe në trevat e tjera. Qeveria osmane ndërmori atëherë zbatimin e sistemit të ri tanzimatist në Shqipërinë e Jugut. Pas përfundimit të kryengritjes jo të gjithë krerët u arrestuan, një pjesë ngelën të lirë, keshtu që Porta dërgoi forca që ti arrestonin. Disa prej tyre arriti t’i kapte dhe i vari ose i vrau, por një pjesë tjetër shpëtuan. Nje këngë thotë:

Gjemitë në det po vijnë,

për të lidhë Parësinë,

e zunë që në Kaninë,

Laton e Dalan Seinë,

Në Kudhës Imer Alinë,

Mustafa Begë birbilë,

në Brataj Matan Haxhinë

Lilo Qëndro nishanllinë,

në Tërbaç Beqir Selimnë,

edhe Dulo Kokë trimnë,

Haxhi Hoxhënë Smokthinë,

dhe në Vajzë dy nishanë

Meten e Sadik Çobanë,

Leskodukajtë Bolenë,

Kallarat ata që qenë,

Lamenë me Dervish bejnë,

Birbil Hasani e Meçenë,

vanë në Sudan e mbenë,

Kallarat katër nishanë,

Lamja me Dervish Qejvanë,

Meçja me Birbil Hasanë,

mu tek rrapi seç u varrë,

tre bolenasit që qenë,

me Sadikun e Birçenë,

me Birbil e me Meçen,

me Lamen e Dervish bejnë

mu tek rrapi degë vjerrë,

të shtat si shqerra i therrë.


Kundrejt tyre u treguan të pamëshirshëm. Vetë veziri i madh jepte urdhrat për kapjen e tyre. Siç dëshmon kënga kushtuar Leskodukajve të Bolenës.

Dërgon një kartë veziri:

-Leskodukajt të mi ziri,

me duar prapa t’i lidhi,

rrathë në kokë t’u viri,

pisha nëpër thonj t’u shtiri,

në Stamboll brënda t’i shpiri!

Por Gjolekën, autoritetet nuk e kapën dot. Gjoleka në fillim u strehua në fshatin e lindjes së tij, e në shpellën që ka marrë emrin e tij, (Shpella e Gjolekës) që ka rreth 30 m thellësi, në shpellën e Hurdhës po në Zarel e në honet ku burojnë Ujërat e Zogje të Kuçit, më pas në malin e Çorrajt. Rezistencë heroike treguan Çorrjotët për moskapjen e këtij kapedani trim. Më vonë Gjoleka u largua për në Meçovë e Hajsla të Tërhallës, por këtu u kallëzua nga banorë të shitur tek turqit, u kap prej tyre dhe u dërgua në Manastir e pastaj në Stamboll. Kjo këngë e mëposhtshme shpreh gjendjen e Gjolekës atë dimër, përpjekjet e tij për të organizuar një tjetër kryengritje dhe së fundmi dëshpërimin e tij dhe largimin nga atdheu.

Mbeti Gjolekë spanoi,

Mbeti vetë i dymbëdhjetë,

Një dimër në male e shkoi,

Sa u mbush vendi me fletë,

Tjetër ushtri kërkoi,

Po kish mbetë vendi i shkretë,

Gjoleka shumë u mundua,

Tha ç’i bëra perëndisë,

Do largohem dua s’dua,

Nga vendet e Labërisë.


Më vonë u fal dhe u caktua nga qeveria me detyrën e komandantit të trupave të parregullta dhe me këtë detyrë ishte edhe në fushatën kundër Malit të Zi, më 1852, ku edhe u vra.

Gjatë arratisë së Gjolekës, ka ndodhur një ngjarje që të trondit, kjo i ka ndodhur Maro Kondës. Ndërsa Gjoleka ndodhej i fshehur, banorët e fshatit Çorraj përpiqeshin ta furnizonin me ujë e me bukë, ia çonin në mal, pasi nuk mund të zbriste vetë. Turqit që nuk arrini të gjenin dot vendin ku fshihej, kishin nevojë për një udhërrëfyes. Gjetën Maron që mbushte ujë në krua, me vete kishte dhe foshnjën e sapolindur. E detyruan me forcë t’u printe. Nga frika se mos u ikte e lidhën me zinxhirë duke u lidhur edhe vetë me të. Marua para, ata pas. Në një grykë të thellë e të ngushtë, po kalonin buzë një humnere. Në çastin kur të tërë ishin në buzë të humnerës, Marua u lëshua në humnerë me gjithë foshnjën e saj, duke tërhequr pas vetes edhe turqit që ishin të lidhur me të. E motra e saj ishte e para që do t’a gjente e do ta qante me ligje, fjalët saj kanë arritur deri tek ne.

Ika vajta në të parë,

Shko derëbabe më thanë,

Vura xhezven për babanë,

Aty mandatën ma dhanë,

Kur mora përpjetë malë,

Gjeta Maronë me djalë,

U rrinë melaqeja pranë…

Buzat lule kur i panë,

Buzët në buzë ua dhanë,

Buzat kur u venë trima,

Ua shtrojnë me trandelina.

O zemra që kullon serë,

Qysh më iket menjëherë,

Skifterë që shkuat në erë!

O Marua ime si vitë,

Me cirokun sa një çikë,

Që të vinte erë gjiri,

Si në maj trëndafili.

Ç’është kjo flakë e jeshiltë

Që brenda xhanit zhurit?

O Maro, o rrënjëdalë,

S’pate dert nga asnjë valë,

Maro kur shkoje përpjetë,

Hënë e larë e nuri vetë.

Kur Motra s’të sheh të gjallë,

Dheu s’do ta tretë mallë

Qysh do ta shkoj këtë jetë,

Duke dertur det më det?

Korba unë, qysh durova?

U derëzeza ç’pësova?

Qysh e hoqa këtë gjëmë?

M’u si ti plagën e rëndë?

Qysh m’u këpute si ylli?

M’u çkoqe si trëndafili.

O ylli që lëshon çika,

O ylli me shtatë drita,

Lindur në Kondaj në grika,

Kur lindi vetëm petrita.

Filxhan me vija jeshile,

Lezeti i derbabës time.

Manushaqja kserikua,

O buza qitro lejmua.

Trëndafilja në lulishte,

Shtatëpalë nure kishte.

Ndryshe në të tjera ishte,

E tëra trëndafilishte.

Rreth e rrotull malet u nxinë,

Për sorkadhen trëndelinë,

I pa Marua tek vinë,

Si ylli që sheh stuhinë,

Por kur fluturove mbi re,

Kujtove mua e the:

M’erdh o Beho me hile

Pas jelekut kadife,

Ç’qe kjo tesqere?

Maksus për muharrebe.

Po ti në flakë, në flakë u re,

Armët nga gryka ua dhe.

Marua ime kaçandone,

M’u si zonja e Vrijone,

Osmanët prapa të muarr,

Ç’i deshe tymet e shuar,

Me t’i parë ti i godite

Ata hidhu e ti për grike.

Te avllia me kalldrëme,

Më vin motra e një nëne,

Ai yll që del mbas hëne,

Pëllumbesha pëndëshkruar,

Ra në hon duke rënkuar.

Një pik lot i met në faqe,

Si vesa mbi manushaqe.

O Marua ime suljote,

Nuk shërohet plaga jote,

S’kam shërim e s’kam jatri

Jam veshur në të zi,

Njëra sa të vij tek ti.


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:23
Pesë këngë popullore dashurie
Në rrënjët e muzikës popullore La_serenata
nga Lulzim Gërveshi

Duhet të zgjidhnim vetëm pesë këngë, fare mirë mund të ishin pesë të tjera, akoma më më mirë edhe 1000 të tjera, sepse në folklorin tonë ka këngë dashurie të panumërta, që shprehin ndjenjat e brengat e popullit në mënyrë të mrekullueshme e të vërtetë. Që në fillim kërkojmë ndjesë, kushdo ka pesë këngët e tij të preferuara, dhe renditja e tij nuk do i ngjante renditjes së dikujt tjetër. Kjo është një gjë e mirë, ne kemi preferuar të zgjedhim pesë këngë nga të gjitha viset e nuk është e lehtë. E para vjen nga Malësia e Veriut, e dyta vjen nga Shkodra, e treta vjen nga Shqipëria e Mesme, e katërta vjen nga Korça, e pesta nga Labëria prej Himare.

1.Mori çikë, ori, flokt e gata

Mori çikë, ori, flokt e gata,

shka po i len cicat përjashta?

-Djal´, lum dada, n´gjojë t´i pasha,

Ishalla dada n´gojë t´i shoh-e!

-N´muj të shtifsha do t´pushtoj-e,

Pa m´marrë pushka nuk t´i lshoj-e;

Nuk t´i lshoj pa m´marr pushka,

Për pa i mush´ qeta dy grushta,

Faqe t´bardha, o c... t´buta!

E kto c... i shitoftë zana,

Herë janë t´idhta, herë janë t´amla,

Herë janë t´amla, o mori bij-e.

Po t´baj be-o n´q´at xhami-e,

Kurr´ s´ta pava, ani, shoqen ty-e!


Koment:

Në këtë këngë shpërthen magjia e një shikimi, një çast të vetëm, një vegim për një malsor, një vajzë me flokë të gjata, gjizbuluar, ëndërr. Vajza që i thotë t’i pafsha gjinjtë në buzët e tua, djali që përgjigjet dashtë Zoti. Po nuk i quan gjinj, por thjesht c..., siç i quan një fëmijë, i magjepsur pas atyre gjinjve të bardhë nuk i shkëput dot sytë, veç shikon e mahnitet, shikon e betohet: në të shtifsha dot në dorë veç vdekja mund të më ndajë, pa i mbushur duart me gjinjtë e tua, pa i shtrënguar fort me dorën time. E uron si mund të urojë një malsor duke iu drejtuar zanave të malit. Herë i duken të ëmbla, herë të hidhura, si vetë dashuria. Betohet në xhami për bukurinë e saj të pakrahasueshme në këtë botë. Eros i vërtetë.

2.Taksirat që m’ka xanë mue

Taksirat që m’ka xanë mue,
Hallin tem më ta tregue.
E tash du me fillue,
Hallin tem me ta tregue.
Amanet për sytë e shkreta,
Se ç’më djegin si shigjeta.
Me kët’ kangë du me t’kujtue
E s’po mundem me durue.
Pash sytë e ballit Ije,
Po ti them dy fjalë dashnie,
Të lutem mos m’harrue.
O marak se ç’më dogje flakë!


Koment:

Në këtë këngë shkodrane të kënduar me mjeshtëri nga Bujar Qamili burojnë nota trishtimi për një vajzë të quajtur Ije. Ajo nuk është më afër, i ka ngelur veç trishtimi, melankolia, një brengë për syt’e shkreta. Hall i madh i dashurisë e ka zënë, ndoshta e ka braktisur, ndoshta është martuar, ndoshta nuk iu përgjigj zjarrmit të tij, e gjithë kjo nuk ka rëndësi tani, nuk mund të bisedojë më me të. Atëherë e vetmja mënyrë për t’iu afruar është kjo këngë, vajza do e kuptojë që është për të, janë fjalë dashurie të pëshpëritura në erë. E vetmja gjë që do sot është të mos ta harrojë, një merak që e djeg flakë! Lutje shpirti!

3.S’paske pas nji pik mëshire

S’paske pas nji pik mëshire,
qysh pësova une ksisoj.
S’pres prej teje, far te mire,
veç më fol o nji her me goj’.
Pse m’ke marr kaq mënie,
s’shkohet jeta me inat.
Fol me goj o syu i zie,
mos ki frike se bën mëkat.
Paske pas moj zemren hekur,
qysh durove mori xhan.
Jam betue se nuk due tjeter,
trandafile në Elbasan.


Koment:

Në këtë këngë të Shqipërisë së Mesme dalin në pah zënkat e dashurisë. Vajza që është inatosur me djalin, djali që s’duron dot këtë gjendje. Vajza që nuk i flet me gojë, djali që e quan të mizore, prej saj s’pret asgjë të mirë veç t’i thotë nja dy fjalë. Kushedi se çfarë i ka bërë që e ka marrë kaq inat, e ka plagosur, e ka trajtuar keq, nuk e ka respektuar? Vajza është inatosur keq saqë ka vendosur të mos t’i flasë më, djali që përpiqet t’a zbusë me fjalë të ëmbla e ta bëjë të ndryshojë mendim, se në fund të fundit është i dashuruar me të. Vajza po hakmerret, djali s’duron dot më, zemërgur qënka kjo vajzë që duron këtë gjendje, po djali është i vendosur, betohet për dhe’ e për qiell që nuk do tjetër, vajza i bën të kuptojë sa e rëndësishme është për të! Dhimbje dashurie!

4.Perëndeshë e bukurisë je

Perëndeshë e bukurisë je,
un për tynë do t’pëlcas,
dashurinë që kam shtënë për ty,
u bu bu si do t’ia bëj.

Ilaçet nuk më bëjnë gjë,
s’më shërojnë plagëtë,
përveçse syri yt i zi,
që më dogji zemrënë.

Dhe në ëndërr të shikoj,
… e kurr stë’harroj,
mos me mundo,
o yll o xhan o zemër o.

Jak o xhan e jak o shpirt,
mjaft, o zemra ime,
eja të rrojmë që të dy,
në këtë botë.

Jak,o ylli me shkëlqim.
Fytyrë e dashurisë,
me zënë e ëmbël ti që ke,
më bërë të vdes.


Koment:

Perëndesh bukurie, Diana a Afërdita, vajza e Korçës e ka çmendur ashikun e shkretë. E ka pushtuar kjo dashuri, mendjen edhe zemrën ia ka marrë, gjumin krejt ia prishur, ëndrrat janë veç për të. Ethet e dashurisë e kanë dërrmuar, lëngon në shpirt, i merren mendtë, zemra i rreh fort, ndjehet tepër i dobët, doktorët s’i gjejnë dot shërim, ka provuar kushedi sa ilaçe, por i vetmi ilaç është vajza e dashur. Mjafton t’i shfaqet para syve e zhduket dhimbja e trishtimi, forca pushton shpirt e trup, ai syri i saj i zi është ilaç për të sëmurë. Ndaj eja vajzë të rrojmë të dy tok, nën këtë qiell të dy ne të kalojmë ditët, vetëm ti shkëlqen në këtë botë, as yll’ as hënë nuk i afrohen shkëlqimit të syve të tu. Hajde pra, se po vdes. Sevda djalërie!

5.O Katina Nina-Nina

Vajz’e bukuro,
Pa dil të të shoh,
Moj Katina, Nina Nina,
Vajz’e dashuro.
Pa dil në penxher,
Të të shoh një herë,
Moj Katina, Nina Nina,
Zëmërën ma merr.
Fol një herë me gojë,
Thuaj të shpresoj,
Moj Katina, Nina Nina,
Pa ty s’mund të rroj!
Siri it më tret,
Zëri it më vret,
Moj Katina, Nina Nina,
Bukuri je vet.
Pranvera afron,
Bilbili Këndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Hajde pse mejton.
Hajt se nata shkon,
Hëna perëndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Djalëria shkon.


Koment:

Këngë labe e shkruar nga këngëtari popullor Neço Muka, regjistruar në Paris në vitet ’30. Buron malli për vajzat e vendlindjes e për rrugicat e Himarës. Vajzë e Bregut të Detit, Katina, e bukur, dil pra në dritare, veç të të shikojë djali, vetëm një herë, fol një herë me gojë e jepi një shpresë se pa ty nuk mundet të jetojë. Bukuria jote, syri yt, zëri yt vrasin e presin, plagë të rënda lënë në shpirt e në trup, ah Katina nga Bregdeti, dil pra në dritare, dil po vjen pranvera, po të pret djali, e ka kaluar natën nën dritaren tënde, pas pak perëndon hëna, dita do çelet e kështu si kalon kjo natë po shkon dhe djalëria. Duhet të vendosësh vajzë se ditët ikin e nuk kthehen më. Djali është i vendosur, mos u mendo më. Mjaltë nga Bregu i Detit!


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:25
Zonja e Kaninës
Në rrënjët e muzikës popullore Kanine
nga L. Gërveshi

Kanina, kjo trevë me një bukuri përrallore, kjo fortesë e luftrave të të gjitha kohëve, qëndresë e principatave shqiptare, ka pasur edhe një princeshë, Rexhinën (Rugjina). Ajo vjen deri në ditët e sotme përmes legjendave, këngëve që i ka thurrur populli, dhe emri i saj është skalitur në një krua, çezmë, mal, rrugë… Nga literatura e shfletuar, tregojne se Kanina iu dha fisit te Bashajve si prikë, bashke me qytetin e Vlorës dhe të Beratit. Kjo familje e madhe ia dhuroi Rexhinës, princeshës së Kaninës e të Vlorës. Jo vetëm historianët, por edhe kalinjotët e sotëm tregojnë një histori shumë interesante, që lidhet me qëndresën e kësaj princeshe në vitin 1417, kur u pushtua Vlora dhe Kanina. Kronistët e kohës, turq dhe vendas, flasin për luftime të ashpra, që ajo nuk mundi t’i përballojë deri në fund. Por, nuk u dorëzua. Rexhina, sëbashku me 400 besnikë të saj, bëri qëndresën e fundit në kalanë e Gjon Pocarit dhe vendosi që të largohet. Ajo urdhëroi besnikët që t’i mbushnin kuvertën e anijes me dhe nga Himara. Me atë dhe të tokës së saj, ajo la amanetin që ta mbulonin kur të vdiste. Dhe vërtet ashtu u bë.

Në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës, atje ku vendi mban emrin e “Përtej Lume”, një copë e vogël fushe, kjo që i takon fshatit Gumenicë, gjendet “Rrapi i Rugjinës” (i thonë dhe i zonjës), Zonjës së Kaninës. Perimetri i trungut të këtij rrapi është 12 metra. Nën hijen e këtij rrapi legjendar, Rugjina Balsha thirri në kuvend krerët e Labërisë, për tu dalë në ballë osmanëve agresorë. Në afërsi të “Rrapit të Rugjinës”, kemi “Mullirin e Zonjës”, sot gërmadhë, ndërsa në Lungar- Shashicë kemi “Kroin e Zonjës”, i cili i rindërtuar në Lungar shërben dhe sot. Po kështu në fshatin Radhimë ndeshemi ne dy mikrotoponime dhe një hydronim që mbajn ëdhe sot emrin e Rugjinës: ”Gryka e Rugjinës”, ”Shpella e Rugjinës” dhe “Përroi i Rugjinës”.

Në qafën e Llogarasë gjendet “Shkëmbi i Rugjinës”. Sipas gojëdhënës në këtë shkëmb të vetmuar qëndroi Rugjina Balsha për të shikuar dhe një herë atdheun e saj e të qajë me mallëngjim për të. Dhimbja e Rugjinës ka mbetur proverbiale. Në fshatin Dukat gjer më sot mbajnë shprehjen “Rënkoi si Rugjina”, për një që rënkon nga dhimbja e thellë.

Ka një legjendë për të ku tregohet aq me mjeshtëri dhimbja për vendin e humbur. Atje tek rrinte Rugjina, e mbante njërin sy pas, nga Oriku e Vlora, Kanina e pushtuar, kurse tjetrin e mbante të humbur tutje nga brigjet e detit. Dhe dëneste. Lotët i rridhnin çurg, i binin nga maja e mjekrës në grykën e shkëmbit.. Ata lot, të hidhur farmak, e gëryen dhe e tretën dalëngadalë sipërfaqen e shkëmbit. Atje mbi gurin e tretur, mori formë dhe u ngurtësua syri i saj. Syri i Rugjinës qëndron atje, mbi shkëmb, duke kujtuar një mall e një merak për tokën e dashur që do vuante për shekuj të tërë nën thundrën e pushtimit të egër…. Pas kësaj Rugjina rrugën e përtej detit dhe varrin i saj u hap atje, në Korfuzin e largët dhe të afërt, nën hijen e ullinjëve jetëgjatë.

Rexhina ishte e bija e Balshës II dhe e Komita Muzakës. Le të zgjatemi pak në historinë e Vlorës dhe të prindërve të saj. I ati Balsha II (vdekur në 18 Shtator 1385) ishte sundimtar i Zetës (Mali i Zi i sotshëm) dhe i Shkodrës. Ishte pinjoll i familjes së Balshajve që sundoi mbi Shkodër e Zetë nga 1356 deri më 1435. Balsha II ishte djali i vogël i Balshës I. Mori pushtetin pas vdekjes së vëllait Durad I, në 13 Janar 1378. Sundimi i tij fillimisht shtrihej në Krahinën e Shkodrës dhe në pjesën lindore të bregdetit të Zetës. Kundërshtar i tij ishte familja serbe Durasheviç-Cernojeviç, të përkrahur nga venecianët. Në 1372 u martua me Komita Muzakën, vajza e Gjon Komneni Asen, si dhuratë martese iu dhanë qytetet e Beratit dhe Kaninës. Në 1382 filloi luftën për pushtimin e Durrësit, e mori pas katër përpjekjeve. Në 1385 Karl Topia (sundimtari i mëparshëm i Durrësit), thirri në ndihmë trupat osmane, komandant ishte Hajredin Pasha i cili shpartalloi forcat e Balshës II në Savër, buzë Vjosës, vetë Balsha II mbeti i vrarë dhe koka e tij ju çua si trofe Hajredin Pashës. E veja e Balshës II, Komita e më vonë e bija e tyre Rugjina, morën kontrollin mbi Arbërinë e jugut, që përfshinte Vlorën e Kaninën, Sazanin, Himarën, kullën e Pargës, për ta mbrojtur nga pushtuesit osmanë.

E mbetur vetëm me të bijën, Komita nuk ishte në gjendje të mbronte zotërimet e saj nga turqit, kështu që në 1386 ia kërkoi mbrojtje Venedikut duke i premtuar qytetin e Vlorës në këmbim. Këto bisedime u mbyllën pa ndonjë rezultat, e njëjta gjë u përsërit edhe në 1393, sërish pa ndonjë rezultat. Ndërkohë qe zhvilluar beteja e Fushë-Kosovës ( 1389) në të cilën aleanca ballkanike u shpartallua dhe Turqia u bë faktori më i rëndësishëm në Ballkan. Në 1395 Komita i kërkoi mbrojtje Venedikut për herë të tretë, duke i afruar krejt trojet nën sundimin e saj për tu bërë vasal i tij. I ngarkuari i saj ishte peshkopi i Arbërisë, ndërkohë që po zhvilloheshin bisedimet Komita vdiq. Pushtetin e mori dhëndrri, burri i Rugjinës, Merksha Jarkoviç. Ishte martuar me Rugjinën në 1391, kështu pas vdekjes së vjehrrës vazhdoi bisedimet me Venedikun, të cilat sërish nuk sollën asnjë rezultat. Burri i Rugjinës vdiq në vitin 1415, duke e lënë vetëm përballë oqeanit Turk. Rezistoi edhe dy vjet të tjerë deri më 1417, turqit e rrethuan, pasi çau rrethimin u largua për në Korfuz. Që nga ai moment Vlora do mbetej nën pushtetin e Turqisë deri në 1912, gati 500 vjet pa ndërprerje.

Kënga në vazhdim i kushtohet kësaj ngjarjeje, është një këngë që është krijuar më vonë mbështetur në ndonjë këngë më të vjetër, është kujtimi që i bën populli asaj ngjarjeje. Nuk di ndonjë rast tjetër në botë ku i këndohet dikujt që ka jetuar 600 vjet më parë, edhe sot e kësaj dite.

Pllakosi turku në Vlorë
Ç’bën që rri Rugjinë e gjorë,
mblidh djemtë e bënia forrë,
se do të hedhin në dorë
Hamzai me tre taborë.
Del e ik, o moj Rugjinë,
se do të bënesh robinë.
Vendi të vithisetë’
bota të përmbysetë’
Rugjina nuk zihetë’,
tek turku nuk ipetë’,
nga murret do hidhetë,
poshtë në greminë,
gjaku të mbuloje,
nderin ta shpëtoje,
Arbrin ta nderoje!
Rugjinë, Zonja Rugjinë,
erdhën turqit në Kaninë,
të përpjetën e ngjinë,
dhe tani bëjnë rrethimnë.
Turqit me topa shumë,
Rugjina hebe me gurë,
turqit topa dhe trompeta,
Rugjina gurë e shigjeta,
Rugjina zemër shkëmbi
zgjodhi djemtë e këtij vendi,
me shigjeta e jataganë,
çau turqit dolli ndanë,
kaloi nëpër Lungarë,
përtej detit kaloi,
në Korfuz vate qëndr
oi.


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:29
Ismail Lesko Progonati
Në rrënjët e muzikës popullore 0
nga L.Gërveshi

Në vitin 2002 presidenti i Republikës u dha Medaljen e Artë të Shqiponjës disa figurave të shquara të kombit, ndërmjet tyre ishte dhe emri i Ismail Leskos nga Progonati. Jo shumëkush di se kush është Ismail Leskua, emri i tij nuk përmendet në librat e historisë, e megjithatë për këdo që njeh folklorin e Labërisë e i këndon këngët labe është e pamundur të mos ketë kënduar një këngë për të, edhe pa e ditur se për kë këndon.

Po vërtet kush ishte Ismail Lesko Progonati?

Kish lindur në Progonat nga mesi i gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Progonati në atë periudhë ishte qendra e Kurveleshit, nga ai fshat ishin anëtarët e çetës së Birbilenjve, andej ishte kaçaku i famshëm Hamit Guga, e të tjera figura të shquara që e kishin bërë Progonatin qendër të rëndësishme në luftën për pavarësi. Në këtë mjedis kaq atdhedashës e trimërie u rrit dhe Ismail Leskua. Si mbaroi shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi shkollën plotësuese në Gjirokastër. I dalluar për dhunti të veçanta, iu dha një bursë për një shkollë ushtarake në Stamboll që, si e mbaroi, filloi në Janinë punën si oficer karriere. Si oficer burgu, krijoi lidhje të fshehta me të burgosurit politikë shqipëtarë, duke i trajtuar si shokë të idealeve shqiptare, duke u dhënë gazeta e libra shqip në fshehtësi nga autoritetet turke. Kur u dërgua nga valiu i Janinës për të asgjësuar çetën e Muharrem Rrushitit, në vend që ta luftonte u lidh fshehtas me të duke e furnizuar me armë në mbrojtje të trojeve Çame nga andartët grekë që mësynin ato anë duke përfituar dhe nga gjendja e perandorisë osmane që po jepte shpirt. E ndihmoi gjithashtu në rimëkëmbjen e klubit “Vëllazëria” të Filatit, krahas armëve duhej zgjuar edhe dëshira për pavërësi, këto klube ishin të afta të kryenin më së miri këtë detyrë, pasi sillnin librat dhe gazetat shqip që botoheshin brenda dhe jashtë perandorisë.

Në Janinë u lidh me patriotë të shquar si Kadri Gjatën, Tefik Sulejmanin, Hysen Potomin, Hysen Zadrinën, sheh Kadri Prevezën e Ali Janinën, si dhe me patriotët çamë, Muharrem Rushiti, Rexhep Musa Demi etj. Në bashkëpunim me patriotin Kadri Gjata, ngritën klubin patriotik të Janinës, “Bashkimi” që për rolin e tij të madh u quajt qeveria e shqiptarëve. Në këtë qeveri, Ismail Lesko Progonati ishte “ministri” i Mbrojtjes dhe i Brendshëm i saj. Në Meçovë, po në vitin 1908, direkt me nismën e Ismail Leskos, u ngrit një klub patriotik, si dhe shkolla shqipe. Në lidhje me patriotët progonatas Shaqo Buxo, Hajredin Qendro, Zenel Mehmeti, Nuredin Islami etj., me frymëzimin e Ismail Leskos u ngrit në Progonat klubi “Arbëria” dhe u hap shkolla shqipe në një kohë kur po ngriheshin klubet e para patriotike në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ismail Lesko e furnizoi klubin dhe shkollën e Progonatit me gazeta e libra shqip që patriotët kurveleshas i sillnin gjer në malet e larta, duke i fshehur në samarët e mushkave. Në këtë mision fisnik ndihmonte dhe baza patriotike, sepse në Progonat kishte filluar të mësuarit shqip fshehtas qysh në vitin 1902 dhe që në atë kohë këndoheshin vjershat e Naimit të madh. Të ndarë në grupe, fshehtas nga autoritetet turke, nën dritën e kandilit dhe të qiririt, nëpër shtëpi dhe shpella, mësonin të lexonin e të shkruanin shqip. Mësuesi i parë ishte patrioti i shquar progonatas, i shkolluar në Stamboll, Shaqo Buxo dhe gjirokastriti Neki Rezo. Më të zellshmit e më të përparuarit bëheshin mësues për grupe të tjerë dhe kështu të mësuarit shqip në Progonat mori përhapje të gjerë.

Fushë tjetër e veprimtarisë patriotike të Ismail Leskos, ishte ajo në mbrojtje të tërësisë së trojeve shqiptare në Jug, ku roli i tij qe parësor dhe i rëndësishëm. Kur fundi i Perandorisë Turke qe shfaqur në horizont, lakmitë e fqinjëvë e veçanërisht grekëve në jug ishin bërë kërcënuese. Në shërbim të ideve të tyre grabitqare, kishin ngritur në Janinë “Bashkimin Epirotas”, ku rol luante metropolia dhe përfaqësuesit e qeverisë greke në Janinë, me veshje diplomati e prifti gëlonin oficerë grekë të shërbimit të fshehtë, me ëndrrën e çmendur të kahershme të “Vorio Epirit”. Në shërbim të këtij qëllimi, çetat e andartëve të krijuara prej tyre në trojet shqiptare të jugut, grabisnin, digjnin, vrisnin e përpiqeshin të organizonin revolta të brendshme. Në përgjigje të këtyre synimeve, Ismail Lesko dha kontributin e tij në formimin e “Komitetit të Mbrojtjes së Trojeve të Jugut”, me qendër në Janinë. Ai u bë forca e armatosur e këtij komiteti. Ismail Lesko Progonati, në krye të një batalioni ndjekjeje krejtësisht me shqiptarë, i ndoqi dhe i shpartalloi çetat e andartëve duke vënë disa herë jetën në rrezik. Në një hark kohor relativisht të shkurtër 10-vjeçar, la gjurmë të pashlyera, duke i kthyer në 10 vite kujtesë historie. Në Çamëri i këndojnë:

Smail Lesko Progonati,

Shtatë kandarë i bën ati,

Ati it osem floriri,

Ta kish zili vetë veziri,

Hop Smail e merr hordhinë,

të preç andarët që vijnë.


Në veprimtarinë e tij u ndodh në mes dy zjarreve, atij grek që kërkonte kokën e tij si dhe të administratës turke që shihte me dyshim çdo veprimtari patriotike të një njeriu të veshur me rrobën e tyre ushtarake. Turqit e rinj që erdhën në fuqi me ndihmën e shqiptarëve, mohuan premtimet e dhëna dhe klubet e shkollat shqipe i quajtën rrezik për perandorinë dhe filluan përndjekjet ndaj tyre. E dënuan me 15 vjet burg patriotin e patrembur. Aq i madh edhe i menjëhershëm ishte reagimi i patriotëve shqiptarë, sa gjykata e apelit u detyrua ta hiqte dënimin. Kur ai ndiqte çetat e andartëve grekë në krye të batalionit të ndjekjes, e hiqte petkun e oficerit të Turqisë dhe vishej me kostumin shqiptar të jugut, me fustanellë, për të treguar se ai vepronte si një shqiptar në mbrojtje të trojeve të atdheut të tij. Populli në këngët e tij të tillë do ta përjetësonte birin e vet të shquar:

Fustanella palë-palë

e gjitha me gjak e larë


Për rënien heroike të tij shkruan të gjitha gazetat shqiptare të kohës, duke vënë në dukje jo vetëm dhimbjen për këtë humbje, por edhe shërbimet e mëdha të tij ndaj çështjes kombëtare. Kënga popullore nga Çamëria në të gjithë Labërinë deri në Kosovë, ligjëroi e ligjëron për veprën e tij patriotike.

Në Çamëri:

Kur lëshohet si skifteri

Dridhej Jorgua si qeni

Kur lëshohej si Asllani

Lemeritej tërë Junani

Smail Lesko me pallë

i vjen vëndit vërdallë

Që të ruajë vatanë

Nga Hajdmi palo andarë.

Në Labëri:

Janina te rrapi i falë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

vjen muzika duke qarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

vijnë shtatë pashallarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

valiu me kumandarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

bien një zabit të vrarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

një zabit me tre nishanë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

‘Smail Lesko Progonanë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

shkuan nënës e i thanë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

se ‘Smail’ e kanë vrarë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

Lidhi duart zuri vajnë:

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

Mos ma thoni këtë fjalë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë

se Ismailë e kam të gjallë

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë.

Letrën dje e kam marrë,

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë.

po lufton me andarë.

Ja-Janino

e zeza Janinë

flaka moj Janinë.

Në Koshare të Kosovës:

Smail Yzbash Progonati, o mali me borë,

Seç të preu plumbi nuk shkove në Vlorë.

T’u desh veç një vit të prisje pamporrë,

Ismail Qemalit t’ja bëje me dorë.

Si Yzbash i madh sipër në Kaninë,

Roje e parë të ishe me Is Boletin.


Po përpiqem t’i bëj një koment të shkurtër këngës “Janinë te rrapi i falë”.

Kënga është e përbërë nga 14 vargje, në mënyrë simetrike flet për dy vende të ndryshme e dy ngjarje të ndryshme që i takojnë një personi të vetëm. Pjesa e parë tregon për atë që ndodhi në Janinë, ndërsa pjesa e dytë për atë që ndodhi në Progonat. Pjesa e parë fillon me vargun “Janinë te rrapi i falë” në tre fjalë përshkruhet vendi, pa u zgjatur, ata që e dëgjonin nuk e kishin vështirë të kuptonin përse bëhet fjalë, jemi në Janinë, qendra e vilajetit, e kish humbur shkëlqimin e dikurshëm që kish arritur nën Ali Pashanë, por megjithatë ishte ende qyteti më i rëndësishëm i kësaj ane të perandorisë osmane. Jo vetëm tregon qytetin, por edhe vendin në qytet, nën një rrap, poeti popullor për të mos e ngatërruar me ndonjë rrap tjetër e quan i falë, do të thotë që degët e tij i arrijnë në tokë e duket sikur rrapi po i falet Zotit, me këtë formë të degëve të tij. Por ndoshta kjo gjë nuk mjafton për të kuptuar se cili është ky rrap, kush dëgjon këngën e di që ky ishte rrapi i Birbilenjve, rrapi ku ata u varën, kjo i kujton atij të tjera ngjarje të mëdha e këngëtari tërheq vëmendjen e dëgjuesit duke përmendur këtë rrap, se ajo që po thotë është një histori madhështore e tragjike, i duhet kushtuar vëmendje.

Vargu i dytë është paksa i çuditshëm, “vjen muzika duke qarë”, poeti popullor në mënyrë madhështore përshkruan atë që i kalon para syve, kalon një bandë muzikore që luan një marsh funebër në nderim të të vdekurit, kjo është një ceremoni vdekjeje e organizuar nga shteti, u bëhet ky nder vetëm personave të rëndësishëm, e rrit ngarkesën tragjike të asaj që po tregon, rritet rëndësia e këtij personi. Por ndoshta nuk ka dëgjuar ndonjëherë për banda e ceremoni vdekjeje të këtij lloji, e përshkruan në mënyrë të thjeshtë por tepër të qartë për atë që e dëgjon, në vend që të thotë po vjen një bandë muzikore që po luan një marsh funebër, thotë thjesht vjen muzika duke qarë.

Vargu i tretë thotë “vijnë shtatë pashallarë”, edhe njëherë tregon rëndësinë e këtij personi, për të vijnë të gjithë pashallarët t’a nderojnë, trimëria e vlera e tij duhet të ishte shumë e madhe, kaq e madhe sa që detyron të vijë edhe vet valiun (governatorin) i ndjekur nga të gjithë komandatët e luftës për ti bërë nderimet e fundit siç thuhet në vargun që vijon “valiu me kumandarë”. Në këto katër vargje përmend Janinën, rrapin e falë, një bandë muzikore, pashallarët, valiun, komandantët, duke rritur gjithnjë e më shumë intensitetin e përshkrimit. Tani kush e dëgjon thotë, me siguri që është ndonjë figurë e lartë, të paktën një pasha. Por vargu i pestë ndoshta e lë të zhgënjyer, “bien një zabit të vrarë”. Zabiti është grada e oficerit në ushtrinë osmane, i rëndësishëm, por jo sa ta nderojë gjithë vilajeti, ndaj poeti popullor shton “një zabit me tre nishanë”, jo sidokudo, por një zabit i cili në krahë mbante tre nishane, tre shenja që u jepen për merita të veçanta atyre që shquhen në fushën e betejës. Kush më shumë se ky oficer i meritonte këto nderime, kish luftuar duke udhëhequr një batalion kufiri kundër çetave të andartëve deri sa ishte vrarë. Më në fund i thotë dhe emrin “’Smail Lesko Progonanë”, emër e mbiemër por edhe vendin e lindjes, vatër trimash. Edhe kush nuk e ka dëgjuar emrin e tij tani e di që ishte trim i madh e kish luftuar për atdhe. Këtu përfundon pjesa e parë e këngës, ku flitet për Janinën, ngjarjet e pjesës së dytë zhvillohen në Progonat, në vendlindje, personazh është nëna e tij.

Vargu i tetë thotë “shkuan nënës e i thanë”, i çuan asaj lajmin e keq, e ajo si të gjitha nënat e Labërisë “lidhi duart zuri vajnë”. Zuri vajin siç ishte zakon në ato anë, vaj me ligje, duart të lidhura me njëra tjetrën sikur të mbanin njëra tjetrën, u përgjigjet atyre që i çuan lajmin e kobshëm “Mos ma thoni këtë fjalë/se ‘Smail’ e kam të gjallë”, nënes nuk i besohet që i biri i saj të ketë vdekur, nuk mund të jetë e vërtetë, ishte i ri, plot jetë e shëndet, nuk mund të ndodhte ajo që thoshin ata. E i ngjan kështu nënës së Çelo Mezanit kur i çuan lajmine vdekjes së të birit, e shumë nëna të atyre djemve që u vranë për mbrojtjen e trojve shqiptare, një fat që i lidh këto nëna me një zinxhir të padukshëm në altarin e kombit, i flijuan bijtë e tyre për këtë vend e për ne. Më tej si dëshmi të asaj që thotë nxjerr letrën që i ka dërguar i biri “dje letrën e kam marrë”, i kish arritur letra një ditë më përpara se ti arrinte lajmi i lig. Në atë kohë letrat arrinin me javë me vonesë, “po lufton me andarë”, kështu i shkruante, që po luftonin me banditë grekë që sulmonin fshatrat këtej kufirit për të destabilizuar gjendjen e të merrnin ato troje për vete të tyre, si do bënin dy vjet më vonë. Kështu përfundon kjo këngë tragjike me të ëmën që nuk e beson vdekjen e djalit të saj, e kush e dëgjon i mbetet ngashërimi, e kur këngëtari thotë për herë të fundit “e zeza Janinë/flaka moj Janinë” nxjerr një shami nga xhepi e i vë flakën në shenjë zie, siç digjet kjo shami u djegsh edhe ti moj Janinë, se na hëngre lulen e djalërisë.

Vdekja do ta arrinte në 1911, në prag të pavarësisë. Andartët i kishin organizuar një pritë për ta eliminuar, por përpjekjet e tij nuk shkuan dëm krejtësisht, edhe pse Janina, qendra e veprimtarisë së tij patriotike mbeti jashtë shtetit shqiptar. Edhe pse nuk ishte Ismail Leskua, progonatasit dërguan përfaqësuesit e tyre në Vlorë:

Progonatasit në Vlorë

Me Çafa e Çelo Milorë

Me flamur të kuq në dorë.

Me dhimbje të madhe u përcoll rënia e tij në vendlindje, në Progonat. Motra e Ismail Leskos përsëriti mitin e hershëm të dashurisë së motrës për vëllanë. Aq e madhe ishte dhimbja e motrës, sa vdiq duke qarë për vëllanë e saj.

Kur nëna e Ismail Lesko Progonatit, mori vesh vdekjen e tij, nxori nga shpirti vajin të denjë për një Shekspir, i cili mbërriti në ditët tona:

Ç’është kjo e madhe gjëmë?

Smail s’mendove për nënë.

Kur ikje si vetëtimë,

I thoshje të ligës primë!


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:32
Lufta e vitit 1854
Në rrënjët e muzikës popullore Arta2
nga L. Gerveshi

Kur shpërtheu lufta e Krimesë, shumë grekë menduan se ishte një mundësi e mirë për të organizuar një luftë në tokat e Çamërisë dhe Thesalisë, me qëllim që ato të bëheshin pjesë e shtetit grek. Edhe pse shteti grek nën presionin anglez e francez, ishte neutral, një numër kryengritjesh u organizuan në Epir, Thesali, Kretë me ndihmën e segmenteve të shtetit grek. Agjentë rusë nxisnin popullin nëpër sheshe, jepnin para, armë, Rusia ishte e interesuar që të hapej një front tjetër në Ballkan me qëllim që trupat turke të mos ishin të përqendruara të gjitha në frontin rus.

O shokë e shoqëri,
do t’u them një llahtari,
e paç me këta di si,
kle Moskovi sebepli.
Rrëmbeu kriqin e dolli,
këtej Tunës ordhit’ hodhi,
i hodhi e i vërviti,
kaurët në këm’ i ngriti,
nga Tuna njam ne Gjiriti.


Më 30 Janar 1854, Spiridon Karaiskaqi (nëntoger në ushtrinë grekë dhe i biri i heroit të pavarësisë greke Jorgo Karaiskaqi) mbajti disa fjalime në fshatrat në lindje të Artës, duke u bërë thirrje njerëzve për t’u ngritur në kryengritje kundër turqve e t’i bashkoheshin Greqisë. Kishte braktisur detyrën e tij i shoqëruar nga disa shokë të besuar, mori me vete edhe 20 mijë dhrahmi që ndodheshin në arkën e korparmatës. Deklaronte që ora e lirisë kish ardhur për të gjithë të krishterët nën zgjedhën e Turqisë, të fitonin lirinë e pavarësinë, se njerëz dhe para do t’a ndiqnin në këtë luftë. Megjithë zellin e tij vetëm banorët e dy fshatrave e ndoqën dhe njerëz të tjerë tek-tuk. Objektivi i parë ishte Arta e cila ra në duart e Karaiskaqit në krye të një force të përbërë nga 2500 vullnetarë. Ndërkohë, gjenerali grek Teodor Griva kishte organizuar një bandë prej 300 vullnetarësh në fshatrat e Petës e të Pente Pegadia. po i afrohej Çamërisë së Mesme, afër skajit jugor të së cilës gjëndet edhe fshati Dhrohomí. Mulla Qemal Bejdeshati mblodhi bashkëkuftëtarët çame që në rast lufte përbënin allajin e prirë prej tij dhe u doli përballë mësyesve grekë paksa në jug të rrjedhës së lumit Gliqi, në afërsi të fshatit me të njëjtin emër. E kundërmësyrë njëherit edhe nga njësi të tjera çame të prira nga Hamit bej Çapari, Zejnel Husa etj., armata greke zuri ta ngadalësonte ca nga ca përparimin, derisa më në fund u ndal në rrjedhën e lumit Kalamà. E goditur pastaj edhe nga luftëtarët e sapombërritur nga Labëria nën drejtimin e Mahmud bej Vlorës, ajo u shty rrëmbimthi mbrapsht. Gjatë luftimeve fyt për fyt, Mulla Qemali ra i vdekur pas disa plagëve nga goditje shpate.

Të xhuma më të xhuma,

glau e shkreta hata

mulla Qemali u vra

në Nartë, në këshëlla

vërvitej si ezhdërha.

Mulla Qemal Bejdeshati,

u bë si që deshi fati,

se të kish ardhur sahati.

U vërvit Qemal shehiti,

kordh’ e jatagan ç’i qiti,

«ilerí», fajkoj bërrtiti,

sa mori ibrret jeziti,

Grivë qen’ e çorroditi,

«rahmë-rahmë» ulëriti”


Përveç Artës, kryengritja shpërtheu gjithashtu në rajonet malore të Epirit, disa qytete ranë në duart e grekerve si Paramithia, Suli, Çamanta e disa fshatra rreth Janinës. Gjithashtu ishte hedhur në kryengritje edhe krahina e Thesalisë. Në Thesali shqiptarët udhëhiqeshin nga Abaz Lalioti nga Llalla, i cili gjatë revolucionit grek braktisi Llallën që gjendej në More dhe u shpërngul në Thesali. Njohja e terrenit i jepte mundësinë të luftonte kundër forcave greke duke e shfrytëzuar atë me mjeshtëri. Por mbi të gjitha ishte aftësia e tij për të komanduar, zotësia e tij nuk vihej në diskutim, e kishte treguar gjatë revolucionit grek duke iu shkaktuar atyre një sërë humbjesh, e tregoi dhe këtë rradhë në krye të forcave vullnetare shqiptare, duke disiplinuar një trupë të çrregullt detyroi grekët të ndaleshin deri në ardhjen e përforcimeve e më tej në shuarjen e lëvizjes në Thesali.

Në qytet kryesore të Greqisë u organizuan komitete lufte për të mbledhur fonde, vullnetarë, armë, kjo gjë ndodhte para syve të autoriteve greke të cilat nuk bënë asgjë për të ndaluar këto veprimtari. Ishin hapur burgjet në disa qytete si në Patra, Mesollongji etj., duke u dhënë mundësi të burgosurve që të kalonin në Çamëri e Thesali me qëllim që të shtohej numri i vullnetarëve, por duke liruar kriminelë ordinerë rritej edhe çorganizimi e krimet.

Qeveria turke morri masa qoftë diplomatike, qoftë ushtarake. Nga pikëpamja ushtarake derguan forcat e rregullta që ndodheshin në Janinë, u thirrën trupa të tjera nga Manastiri, gjithashtu u mobilizuan vullnetatët nga Labëria e Çamëria.

Dili shihni ç’asqer’ vinë?

Vjen Mahmuti me tri milë.


Një numër oficerësh grekë me prejardhje suliote (Nikola Zerva, Noti Boçari, Athanas Kuzonika, Kiço Xhavella, Llambro Ziko), dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre në ushtrinë greke për t’iu bashkuar kryengritjes. Ndërkohe Arta u rrethua nga 4600 forca turke të ndihmuara nga artileria e rëndë.

U ngre Llaka, u ngre Suli,
kallaxhitë nga Baburi.
Llakë, Sul e Dumeqe,
zunë besë me More.
Jallah gjarpri që i zuri,
kaha Sulejman Behluli,
gjith’ skllev’ e skllava i zuri,
të tërë në kordh’ i vuri.
Vate hëna një mazdrak,
luan hëna me bajrak,
bën fanua në Sanxhak,
me Moskovin ram në gjak.
Ram në gjak me shqehërinë,
Karadakun e Serbinë,
na kërkojnë Shqipërinë,
raje, çiflik të na binë.
Rrahu teli për Janinë:
Llakat e Sulit u ngrinë,
u gënjien, u fëllijnë,
janë lidhur me Gërqinë,
ran’ e zunë Çamërinë.
Zunë mesn’ e vilajetit,
Fanarin e bregn’ e detit.


Në mes të marsit numri i kryengritësve i kalonte të 6000 trupa, kishin pushtuar disa fshatra, burgosnin banorët, vidhnin pronat, pasurinë, thesaret e grave duke i nisur në Greqi. Banorët e këtyre zonave për të mos rënë në duart e këtyre banditëve shpërnguleshin në qendrat ku ishin përqendruar forcat turke. Jo vetëm që sulmonin muslimanët, por edhe të krishterët.

Në fillim të marsit, Griva përparoi në drejtim të Meçovës, dhe e mori, menjëherë filluan vrasjet, vjedhjet e djegjet e shtëpive. Ja si i drejtohet populli Çelo Picarit që ishte një nga komandantët e forcave vullnetare labe:

Ngreu Çelo, bën zananë,

ngjesh pisqoll’e jataganë,

të bëç dufek me Junanë!

Kapetan Griva ka dalë,

mbushi vëndin me andarë,

zuri fshatërat me radhë,

u mori shpirtin e mallë.

Griva vet me vllezëri,

bëri vëndin paspurdhi,

e bëri shkrum’ edhe hi,

nekdo gjëmë, nekdo zi.

Ç’e bëtë Çelo Mehmenë,

që të dal’ si ç’kish adenë?!

Del, ore Çelo Mehmeti,

se këtu u bë gazepi

dolli Junani nga deti,

na përvëloi laneti!

Kur u derth Çelo Picari,

si purtek’u drroth Junani,

në More la vramn’i pari,

Grivë derri, kacidhjari.


Pashai i Janinës u nis shpejt drejt tij, në përbërje të trupave turke bënin pjesë edhe vullnetarët shqiptarë, luftimet zgjatën 48 orë. Në 27 Mars u detyrua të tërhiqej gjatë natës dhe kaloi në Thesali. Në krye të forcave shqiptare ishte Mahmud bej Vlora, i ati i Ismail Qemalit.

Erdhi kartë nga Mecova,

bën dufek Mahmut bej Vlora,

në male pa tretur bora,

e mblodhi Grivën sa dora.

Ose:

Dili shihni ç’asqer’ vinë?

Vjen Mahmuti me tri milë.

Mecovës seç’ ju vërvinë.

Mecov’ e zeza Mecovë,

vunë zjarrë e të dogjnë


Në 13 Prill, 6000 trupa turke të mbështetura nga artileria britanike e franceze, sulmuan shtabin rebel në Peta, në lindje të Artës. Pas një beteje të ashpër e pas humbjesh të mëdha, Kiço Xhavella me njerëzit e tij u tërhoq në kufijtë e shteti grek. Ndërkohë turqit u dejtuan në veri për të asgjësuar çdo lëvizje rreth Janinës. Në Plakë, 14000 trupa turke të ndihmuara nga 1500 vullnetrë shqiptarë luftuan kundër bandave të Karaiskaqit e të Zervës. Në këtë rast turqit u detyruan të tërhiqeshin, shqiptarët pësuan humbje të rënda.

Gjëndja filloi të përkeqësohej për grekët kur arritën përforcimet turke. Nga ana tjetër flota anglo-franceze bllokoi portin e Pireut dhe disa porte të tjerë, duke penguar furnizimin e kryengritësve dhe në të njëjtin moment ushtronte trysni mbi qeverinë greke të tërhiqte oficerët e saj. Pas një numër betejash në Vulgarel, Skulikarë, e Kleidi në 12 Maj revolta u shtyp dhe trupat greke u tërhoqën brenda kufijve grekë.


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:33
Vrasja e Zenel Gjolekës
Në rrënjët e muzikës popullore 19052077
nga L. Gërveshi

Lufta turko-malazeze

1852

Princ Danilo ishte sundimtari i parë laik i dinastisë së Petroviçëve (1851-1860). Me përkrahjen e Rusisë e shpalli veten Princ dhe Malin e Zi principatë. Bëri ndarjen e pushtetit fetar nga ai laik.


Gjatë sundimit të tij u tregua i papërkulur dhe enegjik, bëri shumë për të vënë bazat e institucioneve shtetërore, duke krijuar kështu themelet e shoqerisë civile e të shtetit. Riorganizoi ushtrinë, krijoi gardën, bëri një organizim të ri administrativ e territorial, shkriu Asamblenë e Përgjithshme Malazeze, modernizoi sistemin e taksave, e reformoi drejtësinë. Miratoi kodin e Mali të Zi në 1855, i cili njihet me emrin kodi i Princ Danilos. Politika e jashtme kishte për qëllim çlirimin e tokave malazeze, njohjen ndërkombëtare dhe zgjerimin e tokave në dëm të popullsisë shqiptare. Për të realizuar këto qëllime kërkoi përkrahjen e Rusisë deri më 1856, më pas u kthye nga Franca. Fitorja e Grahovacit (1858) tërhoqi vëmendjen e Fuqive të Mëdha dhe ndihmoi në caktimin e kufijve midis Turqisë dhe Malit të Zi. Kjo ishte një fitore ushtarake e vogël por nga pikëpamja diplomatike ishte një fitore e madhe, edhe pse Mali i Zi nuk njihej formalisht si shtet i pavarur, ulja në tavolinën e bisedimeve de facto nënkuptonte pavarësi. Princ Danilo u vra në Kotorr në 1860 si pasojë e një hakmarrjeje.

Mali i Zi ishte vasal i perandorisë osmane, kur Princ Danilo ndau detyrën e Princit nga ajo e Peshkopit (Vlladika) më 1851 dhe e bëri fronin të trashëgueshëm, pa marrë miratimin e Sulltanit, i tejkaloi kompetencat e tij, atëherë Porta e Lartë nisi në drejtim të tij një ushtri prej 40000 ushtarësh nën udhëheqjen e Omar Pasha Latas (1806-1871).

Bëri be sulltan Mexhiti,

Karadak’n e lanetisi,

dyzet mijë ushtarë ja nisi.

Po kush ishte Omer Pasha?


Ishte sllav serb ose kroat, emri i pagëzimit ishte Mihajlo Latas. Kish lindur në Janja Gora që bie në Kroacinë e sotme, në atë kohë bënte pjesë në Perandorinë Austriake. U edukua në Gospiç, më pas ndoqi një shkollë ushtarake në Zadar. Pasi mbaroi shkollën u dërgua në një regjiment kufiri. U arratis në Bosnjë në 1823 për t’u shpëtuar akuzave për korrupsion e trafiqe në kufi.

Pasi jetoi për një kohë në gjendje të keqe, iu ofrua të shërbente si tutor i fëmijëve të një tregtari turk, me kusht që të bëhej musliman. Aty përqafoi fenë islame duke lidhur pazgjidhmërisht fatin e tij me turqit. Ndryshimi i madh ndodhi kur u shpërngul në Stamboll, duke shfrytëzuar famën e tij si njohës i ushtrive perëndimore u caktua si lektor në Akademinë Ushtarake Turke. U caktua të shoqëronte gjeneral Çrzanovskin të cilit i ishte besur riorganizimi i ushtrisë turke pas shkatërrimit të jeniçerëve. Kjo gjë i hapi rrugën në shoqërinë osmane. U martua me një trashëgimtare të pasur, që nga ky moment karriera e tij do ecte në mënyrë të rrufeshme, deri në ministër i luftës në 1860.

Kishte kaligrafi shumë të bukur dhe e caktuan mësues të bukurshkrimit të trashëgimtarit turk Abdul Mexhid, kur ky i fundit hipi në fron, në 1839, e gradoi kolonel. U caktua guvernator i Libanit më 1842, u shqua në shtypjen e kryengritjes shqiptare në 1843, Kurdistan 1846 e Bosnjë në 1850, por fama e tij u shtua shumë në luftën më Rusinë duke shpartalluar një ushtri ruse me 40000 ushtarë në Krime. Në 1852 udhëhoqi trupat turke në luftë kundër Malit të Zi.

Pas shtypjes së kryengritjes së vitit 1847, një pjesë e krerëve të Labërisë u internua në Anadoll, një pjesë u vranë, kurse Zenel Gjoleka vetë u fsheh maleve. Ndenji në arrati rreth një vit.

Mbeti Gjolekë spanoi,

mbeti vet’ i dymbëdhjetë,

dimërin në mal e shkoi,

sa u mbush pylli me fletë.

U detyrua rë dorëzohej kur e kercënuan se do arrestonin gruan dhe djalin e vogël. Sulltani fali një varg krerësh të burgosur ose të internuar të kryengritjes, si dhe Zenel Gjolekën. Më 1849 kapedanit të Mirditës Bibë Doda iu dha titulli pashë dhe iu njoh e drejta që të merrte pjesë në luftë me një repart të vetin, të përbërë prej afër 10 mijë luftëtarësh. Si komandantë repartesh të çrregullta u njohën edhe feudalë të tjerë, të cilëve Porta u siguroi shpërblime e grada. Nga ana tjetër, në Shqipëri kishte filluar të shtohej gjithnjë e më shumë shqetësimi i shkaktuar nga synimet ekspansioniste të shteteve fqinje, i cili e kishte rritur gatishmërinë e popullsisë për të mbrojtur trojet e veta. Këtë rrethanë u përpoq me të gjitha mënyrat ta shfrytëzonte qeveria osmane për të nxitur urrejtjen e shqiptarëve kundër vendeve fqinje dhe për të siguruar një bashkëpunim sa më të ngushtë me ta. Një rast i tillë u paraqit më 1852, kur Turqia i shpalli luftë Malit të Zi, duke marrë shkas nga disa ndryshime në formën e shtetit që bëri princi i ri Danilo. Thirrjes së sulltanit për të marrë pjesë në luftë iu përgjigjën një varg krerësh feudalë dhe bajraktarë shqiptarë, midis tyre edhe Bibë Doda, Zenel Gjoleka etj., të cilët shkuan me repartet e tyre në ndihmë të ushtrisë osmane. Nën drejtimin e Zenel Gjolekës kanë shkuar në veri 2.000 forca kurveleshase, për të luftuar kundër shovinistëve malazez që trojet shqiptare të mos copëtoheshin prej trungut amtar.

Shqipëtarët u lëshuan,

se ish lufta në kufi,

nga të gjithë anët shkuan,

me Gjolekën në Mal të Zi.

Në krye të forcave të Labërisë ishin ata që kishin udhëhequr kryengritjen e madhe të 1847, Zenel Gjoleka, Hodo Nivica që ish kthyer nga internimi, Halim Toto, Gjikë Thanasi e Jani Ligori në krye të forcave të Himarës. Shqiptarët u angazhuan kryesisht për t’i mbrojtur tokat e tyre.

Në fakt lufta po fillonte për shkak të sulmit të Malit të Zi kundër Zhablakut dhe pushtimit të fortesës së tij. Pasi shtien në dorë fortesën e përmendur, malazezët vazhdojnë marshimin në drejtim të Zhablakut dhe atje i zbrapsin forcat lokale turke. Mirëpo, pas këtyre sukseseve të para malazeze, fillon të depërtojë në ato anë me sukses ushtria turke, kështu që Mali i Zi së shpejti u gjend në situatë të vështirë, para një sulmi të pandalshëm turk. Lufta u zgjerua më shumë nga krahu i malit Tarabosh, nga ky krah luftonin trimat e Labërisë, të udhëhequr nga Hodo Nivica:

Taraboshi brigje-brigje,

mal i sert pa farë shtigje,

iu qep Hodua një kurrizi,

nxorri pallën e llamurisi,

Karadak ç’e lanetisi.


Në këto luftime shqiptarët e Veriut luftuan krah për krah me toskët, në ndjekje të forcave malazeze.

Hodua me gjithë Gjolekë,

me trima toskë e gegë,

iu ngjitën malit përpjetë.

-Ik o Niko se të zunë,

brenda në Rekë t’u funë.

Reka me kulla të larta,

nga Çetinja dukej flaka.


Djemtë e Labërisë luftuan së bashku me luftëtarët e Shpuzës e të Podgoricës.

Podgorica me shpuzanë,

gjithë kapedanë janë,

luftojnë me karadanë.

I shkreti Hodo Nivicë,

bën dyfek në Podgoricë,

xhoken e shkretë ia grisnë,

plumbat në të skolisnë.


Forcat e Halim Totos e të Zenel Gjolekës i mposhtën forcat malazeze në krahinën e Piperit, por artileria i pengonte të shkonin më tutje. Në këto kushte lebërit u dëmtuan shumë, por u erdhi në ndihmë Hodo Nivica në krye të 2000 malësorëve.

Mbahu, mbahu Halim nuri

se vjen Hodo trim desturi,

me dymijë djem prej guri,

me dymijë malësorë,

gjithë me kordhë në dorë.


Në këto luftime, pas një lufte të përgjakshme, u shkatërruan topat e armiqve dhe topçinjtë u zunë robër.

Hodo trimi nur e nur

fora me këllëç destur,

në qafë te karaudhi,

topçinjtë të gjall’i zuri.


Në këto kushte armiku ndërroi taktikën, filloi të bënte prita, duke synuar vrasjen e krerëve. Në pritën e organzuar në Shkallën e Kërstiqit iu zu pusia Zenel Gjolekës.

Dërgon Vlladikë qafiri,

shkallën e Kërstiqit ziri,

vjen Gjoleka po t’i biri.

Në pusi të parë hyri,

ç’u ndez batare e tymi,

u tund vëndi nga rënkimi,

vuri hingëllimën çili.


Gjoleka nuk donte që koka e tij të binte në duart e armiqve, ndaj i lë porosi bashkëfshatarir të tij Shuaip Qyrdukut:

Shuaip në të kam djalë

mos më le në ta të gjallë,

hiqëma kokën me pallë.


Kështu vdiq trimi i Labërisë, në mbrojtje të tokave shqiptare,ashtu siç i kish hije.

Me karadaks ç’u therr,

sa rroi palla s’iu terr,

i erdhi vdekja me nder.

Dëshmi i idealit të tij:

As për mua as për ti,

po për gjithë Shqipëri.


Së bashku me Gjolekën u vranë edhe Gjikë Thanasi nga Qeparoi, e Jani Ligori nga Çorraj, Lesko e Besho Mingaj nga Bolena dhe plot e plot emra të tjerë me të cilët është mbushur arkiva e këtyre ngjarjeve. :

Bashkë me Gjikë Thanasnë,

me karadaks u vranë,

për të ruajtur vatanë.


Aty mbeti edhe trimi tjetër i Labërisë, Hodo Nivica, varri i tij gjendet në Shpuzë i rrethuar me kangjella hekuri.

Të enjten e të xhumanë,

Hodo trimi e dha xhanë,

hingëllin i shkreti kalë,

hingëllin e s’do të hajë,

njëzet veta dot s’e mbajnë.


Në këto beteja kanë rënë dëshmorë 800 luftëtarë lebër. Kështu u vranë trima e Labërisë, larg shtëpive e më afër Shqipërisë.

Por lufta nuk i solli ndonjë përfitim Stambollit. Ndonëse u sulmua edhe nga Shqipëria e nga Hercegovina, Mali i Zi, me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, doli nga lufta i padëmtuar. Përleshjet e përgjakshme në kufirin turko-malazez vijuan edhe pas luftës. Gjendja e shqiptarëve u keqësua dhe më shumë pas këtyre luftimeve, u shtuan taksat, u thirreshin djemtë nizamë, ishin vrarë shumica e atyre që udhëhoqën kryengritjen e madhe; Rrapo Hekali në 1847, Dervish Aliu në 1850, Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Gjikë Thanasi, Jani Ligori në 1852, Birbilenjtë në 1853, pak kishin mbetur gjallë e pa forcë për të luftuar kundër turkut, këtej e tutje do t’u duhej të luftonin edhe kundër fqinjëve.

Ndërsa në Labëri qajnë për Gjolekën:

O Zot dëgjova një fjalë.

-Kërkon mbreti nizamë!

Ngrehu edhe këtë rradhë,

të qitësh të shkretën pallë

të përpiqesh me pashanë,

ashtu siç keshe zananë!

Të shkretat-o këto vënde,

për ty e për pallën tënde!

As ngrehu, pse s’u përmënde?

O imzot, o kordhëshpata,

ç’u dëgjove ndë rigata!


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:43
Rrapo Hekali dhe kryengrija e Mallakastrës e vitit 1847
Në rrënjët e muzikës popullore 23
nga L.Gërveshi

Porta e Lartë vendosi të reformonte shtetin duke shpallur Tanzimatin.Për ti bërë ballë zbatimit te reformave, që godiste interesat e tyre krerët e Shqipërise se Jugut u mblodhën në qershor te vitit 1847 në Mesaplik të Vlorës. Ketu u formua besëlidhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut që u quajt “Lidhja Kombëtare Shqiptare”. Kjo organizatë mori vendime me karakter politike. Nga Lidhja doli Komiteti i kryengritjes me në krye Zenel Gjolekën. Ky komitet caktoi në këtë kuvend drejtimet e kryengritjes dhe frontet e luftimeve. Organizimin e kryengritjes në krahinën e Mallakastrës e mori përsipër Rrapo Hekali.

Gjolekën vunë të parë

të dytë Rrapo Hekalë.



Emri i vërtetë i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga një familje me origjinë nga fshati Hekal. Pasi shërbeu për një kohë të gjatë si ushtarak në ushtrinë turke në Arabi, Rrapua bëri karrierë ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi një farë pasurie. Me këto para ku u kthye në atdhe dhe bleu një çiflig ne Levan (Fier). Në fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundërshtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, bëri që në maj te vitit 1847 te shpërthente kryengritja antiturke, ku ai luajti një nga rolet kryesore. Gjatë zhvillimit të saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Besëlidhja e Sinjës, në të cilën mori pjese paria e Mallakastrës dhe krahinës së lumit të Vlorës.

Në Sinjë u mblodh ordhia

seç u mblodhë pleqësia.

Pleqtë e Kuçit gjithë vanë

u mbush Sinja me nizamë

topat rrebeshirë vanë.


Këtu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do të drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kësaj mbledhjeje Rrapua shkoi në fshatin e lindjes në Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenjë, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povlës ku u bë bashkimi i luftëtareve te Mallakastrës, Myzeqesë dhe lumit te Vlorës. Autoritetet turke të Beratit vendosen që në kushtet e zgjerimit të kryengritjes ta shtypnin atë, duke dërguar trupat e tyre drejt Mallakastrës së Sipërme, ku ndodhej qendra e lëvizjes.

Në fillim të zbatimit të reformave autoritetet turke organizuan një mbledhje në Berat me gjithë parinë e krahinës së Mallakastrës,Vlorës e Labërise, me synimin per ti bindur ata që të pranonin reformat e tanzimatit te shpallura me aq bujë nga Sulltani .
Por ndryshe nga sa kishin parashikuar autoritetet turke, krerët e kazasë së Mallakastrës, Vlorës dhe Labërise jo vetëm që nuk i pranuan reformat e tanzimatit, por e paralajmëruan bimbashin që të mos tentonte, të dërgonte njeri për të mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizamë në këto krahina. Në këtë kuvend morën pjesë Kapedanët Rrapo Hekali, Sulo Zeneli, Dervish Aliu, Tartar Memush Ruka, Hajder Kanina, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhaj, Lulo Duraj dhe shumë agallarë të tjerë të Mallakastrës dhe të lumit të Vlorës, të cilët në përfundim të mbledhjes e paralajmëruan edhe një herë Bejleret dhe turqit që të mos shkelnin në këto krahina. Me gjithë paralajmërimin në mbledhjen e Beratit, administrate turke dergone ne Greshicë një taksambledhës të quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtarë) , të cilët u vranë në Greshicë.

Xhelepe e tymjake s’ka

është vendi fukara

jetojmë me lakëra

katër shtëpi me një ka.

Pas vrasjes në Greshicë turqit organizuan një operacion të gjerë me dy taborrë të armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne te kohes, topa, Havana, karabina të reja me bajoneta, me kavaleri dhe këmbësori të rregullt, të stervitur për luftë sipas modeleve të fundit të ushtrive europiane. Si e kaloi urën e Goricës në Berat ushtria turke , lajmi u përhap në gjithë zonën duke kaluar gojë më gojë e fshat më fshat se turqit ishin nisur në drejtim të Mallakastrës. Në krye të kësaj ushtrie ishin bejlerët Vrionas.

Isuf be o Isuf be

nga Berati kur dolle

me topa me xhepane

me të zezën kabine

dolle në Sinj’e pyete

-Mallakastra ku bie?

Rrapo Hekali ku je?


Në qafën e Sinjës ushtria turke u nda në dy pjesë, një pjesë për në Aranitas dhe pjesa tjetër në drejtim te Greshicës. Greshiciotët pasi u lajmëruan për mbërritjen e ushtrisë turke morën masa për boshatisjen e fshatit sidomos nga hyrja e Goricës prej nga vinte ushtria turke. Në të njëjtën kohë komandanti Sulo Zeneli bëri organizimin e cetës së Greshicës dhe ndau detyrat, për të gjithë luftëtarët të cilët me gjithëse të armatosur keq, deri edhe me cfurqe e sopata, ishin të vendosur per të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut, për të mbrojtur vendin. Ndërkohe populli i Greshicës dërgoi një përfaqësi në komandën e ushtrisë turke, të kryesuar nga Sheh Hyseni, për të marrë vesh misionin e tyre. Bisedimet u zhvilluan në një klimë shumë të acaruar dhe krerët e ushtrisë turke i kërcënuan Greshiciotët se do te marrin për cdo shtëpi nga një dash dhe nga një vashë. Në këtë kohë sheh Hyseni ju përgjigj me ironi : “Po në mëngjes do ti keni gati këto që kërkoni” dhe ikën.

Isuf be, o Isuf be

na Berati kur dolle

me topa me xhephane

në Greshicë ardhe e re

kërkoje çupa meze.


Ndeshja kryesore midis forcave osmane të drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashë Vrioni dhe kryengritësve të drejtuar nga Rrapo Hekali, u bë në korrik 1847 në fshatin Greshicë. Pozicionet midis dy forcave kundërshtuese kalonin në një front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin një efektiv prej 2400 ushtarësh, kurse forcat e kryengritësve arrinin ne 800 veta. Luftimet në Greshicë zgjatën 3 ditë e 3 netë dhe përfunduan me thyerjen e ushtrisë turke.

Moj Greshica maja maja

të rreh topi e kumbaraja.

Moj Greshica gropa-gropa

hëngre teqind e ca koka.


Komandanti Sulo Zeneli, pas ditës së parë të luftimeve kishte marrë masa për të njoftuar krerët e kazasë së Vlorës si dhe të gjitha çetat e Mallakastrës.
Në ditën e dytë të luftimeve erdhën cetat e Mallakastrës drejtimin e të cilave e merr kapedan Rrapo Hekali dhe çetat e lumit të Vlorës të drejtuar nga kapedanet Dervish Aliu, Tartar Memushi, Dule Zoto, Hajder Kanina etj. Poeti popullor për ta përjetësuar këtë ngjarje dhe per të vlerësuar pjesëmarrjen e luftëtarëve të Vlorës ka kënduar

Del o lumi i Vlorës–o

Del, se do dalim–o

Të mëdhenjë të vegjël-o

Të pjekur në Povel-o

kemi punë me Vrion-o

na kërkon xhelepet-o

tym e havajetet-o.


Çeta e Smokthinës e drejtuar nga kapedanët Tartar Memush Ruka e Dule Zoto zunë pozicionet, në pjesën jug lindore te Greshicës dhe zhvilluan luftime ku ishte vendosur një pjesë e shtabit te ushtrisë turke. Në këtë përpjekje u vranë shumë ushtarë turq, u vranë edhe 60 djem smokthiniotë. Çeta e Dukatit mori drejtimin për nga ana veri perëndimore e Greshicës, kurse në qender lufton ceta e Greshicës dhe ato të Mallakastrës. Ushtria turke po shpartallohej pjesë pjesë. Çetës së Çorrushit të komanduar nga Muhamet Hodua ju dha detyra që të mbyllte rrugëkalimin Greshicë-Aranitas- Sinjë – Berat ne Qafën e Veshave. Në këto kushte ushtria turke me Isuf Vrionin, mbeti e rrethuar dhe në mëshirën e plumbave dhe jataganëve të luftëtarëve Mallakastriotë e lebër. Beteja më e madhe u zhvillua në qendër të fshatit, pranë shtëpisë së komandatit Sulo Zeneli. Por humbje te shumta pati edhe nga forcat kryengritese, sipas gojedhenave thuhet se nga forcat kryengritëse ranë në fushën e betejës rreth 300 luftëtarë.

Juve gratë nga Greshica

bëfshi djemëna përdita.

O moj Mallakastr’e mjerë

ç’u vratë nga dy për derë.


Shtabi i kryengritjes vendosi që varrimi i luftëtarëve që ranë në këtë betejë, të bëhej në vendin më të përgjakur, tek kodra e Mucajve, në afërsi të shtëpise së komandantit të çetës së Greshicës Sulo Zenelit. Që nga ajo kohë, ndoshta edhe në shenjë respekti e kujtimi për ata trima që falën jetën në luftë kundër pushtuesve turq kjo kodër e bukur në qendër të Greshicës, nga ku mund te shohësh gjithë Mallakastrën, por edhe malet e Labërisë së Vlorës, dhe detin u quajt “Varret e Lebërve”.

Pas luftimeve te ashpëra dhe të pa barabartë, forcat kryengritëse arriten të kapin të gjallë Isuf Vrionin bashkë me dy kushërinjtë e tij Lamce e Sulçe benë të cilët pasi i gjykuan në qafë të Sinjës edhe i ekzekutuan. Sic edhe thuhet aktin e ekzekutimit e kane bërë Sulo Zeneli nga Greshica dhe Tartar Memushi nga Smokthina.

Doli Rrapua në Sinjë

-Prim’o Isuf beu primë

në të zënça s’ke të mirë

gjakun të kam për të pirë

me vete ta kam qefinë.

Isuf beu e Lamçe beu

Tartar Memushi i preu.

Tartar Memushi Smokthinë

preu bejlerët në Sinjë.


Pas këtij suksesi kryengritesit ju drejtuan Beratit, të cilin e pushtuan në 1 Gusht 1847. Kjo ishte një tjetër arritje e rëndësishme e kësaj lëvizjeje popullore, më e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqipërise së Jugut kundër Tanzimatit. E shqetesuar për përpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke dërguar kundër kryengritësve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelisë Derbihor Reshit Pashën. Ai u nis nga Manastiri në krye të 15 000 ushtarëve te inkuadruar në 7 divizione, dhe të paisur me artileri të lehtë malore.

Tre pashallarë e myzhyri

u ngrenë nga Manastiri

përposh Beratit i ryri

kumandar ishte Veziri

bymbash Sulejman Tahiri

Hysen pashë myzeviri.


Pas luftimeve te pabarabarta kryengritësit e braktisën qytetin e Beratit dhe u shpërndane për të vazhduar qëndresën të organizuar në çeta. U shquan trimat e Dukatit nën udhëheqjen e Dervish Aliut, Zenel Xhafua, Orhan Bardhua etj.

Tunde Zenel Xhafua tunde

topi bam e ti po tutje

të shkojnë plumbat mbi supe

hipur në mushkë të kuqe

vetëtin palla me lule.

Tunde xha Zeneli tunde

ç’e zure Qishën e kuqe


Kjo kryengritje dështoi si pasojë e tradhëtise së brendeshme të disa bejlereve. Lufta u ndërpre për disa ditë. Kështu u dha kohë turqve të organizoheshin dhe të mbylleshin në kalanë e Beratit.

Ah moj dhelpëra e Marsit-a

Shaban Peshtani qerrata

shokët tanë i tradhtove

me bejlerët u bashkove.


Shaban Peshtani duhej të përballej i pari me forcat turke që vini nga Manastiri, por nga frika e numrit të tyre rë madh u hodh nga krahu i turqve, kjo këngë e përbuz atë që bëri.

Me shtypjen përfundimtare të kryengritjes së vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut autoritetet turke mundën të arrestonin Rrapo Hekalin. Pasi e burgosën në burgun e Manastirit atë e ekzekutuan mesnatën e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar për vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga sëmundja e tifos, por populli thotë që e helmuan.

Pas shtypjes së kryengritjes ushtria turke bëri raprezalje te rënda në Mallakastër, duke djegur fshatra te tillë si: Greshica, Klosi dhe Fratari.

Dolli marsi e hyri prilli

s’këndon qyqja e as bilbili

Rrapon e ngriti veziri

e shpuri nga Manastiri.

As e vrau e as e farkoi

veç me helm e helmoi.

-Rrapo Hekali ku je?

Keq për ty e keq për ne

na mbeti vendi raje!


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

prej Tue 12 Feb 2013 - 3:50
Kryengritja e vitit 1833
Në rrënjët e muzikës popullore Perche-lislam-fa-perdere-leuropa-alla-turchia-perche-islam-fa-perdere-europa-turchia
nga dr L.Gërveshi

Në fillim të viteve ’30 të shekullit të XIX qeveria turke ndërmori një sërë masash për forcimin e pushtetit qëndror. Reforma ushtarake dhe përqëndrimi i pushtetit lokal në duart e nëpunësve turq ishin nga themelet e kësaj reforme. Edhe në truallin e Shqipërisë u zbatuan këto reforma duke ngjallur pakënaqësinë në popull. Në jug të vendit në pranverë të vitit 1833 filluan trazirat e para. Në krye të kryengritjes u vunë Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Balil Nezha, Çobo Golemi, Çelo Picari. U çlirua qyteti i Tepelenës, në Gjirokastër u eleminuan të dërguarit e Portës së Lartë. Emin Pasha që ishte vali në Janinë, nisi trupat në drejtim të Gjirokastres. Sa morën vesh që trupat u nisën, lebërit nga ana e tyre u nisën në drejtim të Janinës. U përplasën me forcat turke në afërsi të fshatrave Kakavije, Peshkëpi, Kserovalt, Guver.

Shumica e kryengritësve u vendos në qafën e Peshkëpisë, nën udhëheqjen e Balil Nezhës.


Kuç, Kallarat e Bolenë

gjithë me Balilë u ngrenë

në lumë e zunë dyfenë

mandata derë më derë.



Balil Nezha ishte nga Nivica, një nga krerët e Labërisë, kishte eksperiencë në luftë, i njohur për trimërinë e tij e i respektuar nga të gjithë. U vu vetë në krye të forcave duke u shquar në këto luftime.


Te hani në Kserovaltë

Balil-o, Balil o dritë

e bëre sulmin e parë.

Topçinjtë me top ta dhanë

flaka të mori fustanë.


Luftimet ishin të ashpra, Balili përjetësohet në këngë:

Në qafë të Peshkëpisë

Balil-o, Balil nuri

lufton i bir’i Xhixhisë

me të bir e Rumelisë.

O Balil jelek me koqe

me nizamët u përpoqe

tre barrë fishek i dogje.


Në këto vargje me një thjeshtësi çarmatosëse, populli përshkruan këtë luftë:

lufton i bir’i Xhixhisë

me të bir e Rumelisë.


Nga njëra anë populli i thjeshtë, i biri i Xhixhisë, Balili që mund të ishte kushdo nga Labëria ku nënat shpesh për respekt thirren Xhixhi, nga ana tjetër i biri i Rumelisë, Emin Pasha, i biri i Mehmet Reshit Pashës që ishte qeveritari i përgjithshëm i Rumelisë (Turqia Evropiane). Populli i thjeshtë me me një perandori.


Në qafë të Peshkëpisë

lufton i bir’i Xhixhisë

me taborrë të Turqisë

për lirinë e Shqipërisë

të mori plumbi në sisë.



I biri i Xhixhisë luftonte për lirinë e Shqipërisë, u plagos por nuk e lëshoi armët nga dora. Kënga thotë:


Balil fermele me zogje

me nizamë ç’u përpoqe

sa u zhurite, u dogje.

-O Balil ç’i bëre lotë?

-I kam derdhur për shokë

për të tetë nivicjotë.



Tetë nivicjotët ishin nga Nivicë-Bubari, në kryengritje merrnin pjesë edhe trimat e Bregut nën udhëheqjen e kapedanëve Spiro Gjika e Jano Kumit.


Dielli që lëshon çika

u kërkon Kapetan Gjika

Kumiu me shtatë drita.

Vishni armët e florinjta

të vemi ku është e liga.



Kështu trimat e Bregut e të Himarës, në luftë si në dasmë.

Kapedan Jano Kumi, trim e udhëheqes i Himarës, ishte shquar e sprovuar në luftra për autonominë e Himarës. Në këtë luftë e rrethuan forcat turke, luftoi me trimëri të rrallë deri sa u vra. Populli edhe sot pas gati 180 vjetësh i këndon:


Te rrapi në Peshkëpi

kapetan Jano Kumi

të rrethuan me dori

me treqind suvari

të të mirrnin kokën ti

o bilbil delinkalli

si të rrethuan ati.

Tetë nivicjotë që qenë

të gjithë zorqeth levendë

të tetë në luftë mbenë

na nderuan vilajenë.

Të tetë në luftë u vranë

armët nga gryka s’i dhanë

po bashkë me me to ranë.



Lufta vazhdoi edhe më e egër, në fshatin Guver u bë një betejë shumë e ashpër, aty luftonin trimat e Çobo Golëmit. Turqit kishin zënë pozicione nëpër shtëpi. U vranë shume shqiptarë, ndër ta edhe vëllai i Çobo Golëmit.


Ra tërmet e u tund vëndi

bën dyfek Çobo Golëmi

kapetan i këtij vëndi.

Kapetan që kur kish lerë

që lufton me pallë nxjerrë

bën dyfek me sadrazemë.


U desh ndërhyrja e Tafil Buzit personalisht për të çliruar Guverin, u kapën rob komandantët turq Hasan Beu dhe Shishko Mirjallai. Në një këngë për ngjarjet e vitit 1847, Tafil Buzi u drejtohet turqve:


Në të zënça dot Guverë

do t’a bëj si tjetër herë


domethënë si në vitin 1833.

Ndërsa Çobo Golëmit populli i këndon:


O halldup shallvaregjerë

në ta zënça dot Guverë

do t’i bëj njëmijë të prerë.

Zu Hasan Beun të gjallë

edhe Shishko Mirjallanë

i preu për të vëllanë

atë Duro Mustafanë

dhe për shokët që ju vranë.



Por në fund kryengritësit u tërhoqën sepse forcat turke të ndihmuara nga peshkopi i Drinopojës (Gjirokastrës) kaluan nga një grykë tjetër. Në këto kushte forcat shqiptare u tërhoqën në drejtim të Tepelenës, nën udhëheqjen e Tafil Buzit në fshatin Luzat i shpartalluan plotësisht forcat e Emin Pashës. Kryengritjes ju bashkuan Berati, Delvina, Vlora e Çamëria. U rrethua kështjella e Beratit. Porta e Lartë largoi Emin Pashën nga Shqipëria e Jugut me shpresën se do shpërndaheshin kryengritësit, gjithashtu në këto rrethana sidomos pas çlirimit të Beratit, miratoi disa nga kërkesat e shqiptarëve, si drejtimin e krahinave kryengritëse me shqiptarë dhe heqjen dorë përkohësisht nga rekrutimi i nizamëve.

Në këto kushte forcat shqiptare u shpërndanë duke besuar se do t’u plotësoheshin premtimet. Kështu përfundoi kryengritja e viti 1833 në Shqipërinë e Jugut, një vepër e mbetur përgjysmë.


★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★Ne jete mos i beso askujt .. sepse dhe trendafili i bardhe .. hijen e ka te zeze★ ✿⊱╮ ★ ★ ✿⊱╮ ★

Une nuk jam nje stop gjate rruges. Une jam destinacioni.
Sponsored content

default Re: Në rrënjët e muzikës popullore

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi