Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ëndrra më e shpeshtë? Të tradhtosh partnerin

prej Mon 18 Feb 2013 - 14:18
Ëndrra më e shpeshtë? Të tradhtosh partnerin 427296_608632865830391_1812186172_n
Ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni një ëndërr duke tradhtuar partnerin? Me sa duket, kjo është një ëndërr mjaft e shpeshtë dhe shpesh profetike.

Ekspertët e një agjencie takimesh në Itali kanë bërë një sondazh, për të gjetur lidhjen mes tradhtisë në jetën reale dhe asaj në ëndërr. Rreth 57% e të anketuarve thanë se kishin ëndërruar tradhtinë e partnerit para se ta tradhtonin në realitet.
Sipas studimit, kjo është një simptomë e mungesës së bashkëpunimit në çift dhe jo një dëshire seksuale e kufizuar ndaj një personi të caktuar.

Rreth 42% e atyre që dhanë këtë përgjigje, kanë deklaruar gjithashtu se kjo fantazi kishte si protagonist të saj një person të panjohur. Pjesa e mbetur, 15%, tha se kishte ëndërruar duke tradhtuar partnerin me një mik ose koleg.

Por së bashku me këto të dhëna është edhe një pjesë tjetër e të anketuarve, 28% e atyre që duke e ëndërruar tradhtinë e partnerit, kanë mundur ta tradhtojnë atë edhe në realitet. Në këtë rast, ëndrra mund të interpretohet si një dëshirë e kahershme, e cila më në fund ka gjetur hapësirën për të tradhtuar edhe në realitet.

(er.nu/tg/BalkanWeb)


Ëndrra më e shpeshtë? Të tradhtosh partnerin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi