Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cfare eshte nje asteroid, nje meteor, nje meteorit, dhe nje meteoroid? Empty Cfare eshte nje asteroid, nje meteor, nje meteorit, dhe nje meteoroid?

Mon 18 Feb 2013 - 17:18
Cfare eshte nje asteroid, nje meteor, nje meteorit, dhe nje meteoroid? MeteorTermat asteroid, meteor, dhe meteoroid, perdoren shume shpesh nga njerez ne kontekste te ndryshme, por problemi qendron ne faktin qe edhe pse mendojne qe e kane te qarte, shume persona nuk e dine kuptimin e tyre.
Keto terma perdoren shpesh edhe pa u menduar dhe ne menyre te pamatur, pa i ditur kuptimin, e vecanerisht kur dy prej tyre kercenojne Token ne te njejten dite.
Ka nje shpjeim i shkurter per secilin prej tyre:
Nje asteroid eshte nje objekt i gurte ne hapesire dhe eshte me i vogel se nje planet - sipas NASA ato ndonjehere quhen planete te vegjel apo planetoide. Nurime te tjera i quajne zakonisht si "copera te hapesires" apo fragmente te mbetura nga formimi i sistemit diellor. (si pjeset ekstra qe mbeten kur ndertoni dicka.)
Ka miliona asteroide qe orbitojne rreth diellit, ku rreth 750,000 prej te cileve gjenden ne rripin e asteroideve, nje unaze asteroidesh te vndosur ndermjet orbitave te Marsit dhe Jupiterit. Asteroidet mund te jene shume te medhenj; disa qindra kilometra te gjere: Asteroidi Ceres, qe ndonjehere i referohemi edhe si nje planet xhuxh, eshte 940 km ne gjeresi.
Asteroidet nuk kane atmosfere, por shume prej tyre jane mjaftueshem te medhenj per te patur nje force terheqje gravitacionale - ne fakt disa prej tyre kane edhe ndonje apo edhe dy Hena shoqeruese, apo formojne sisteme binare, ne te cilat dy asteroide me madhesi te ngjashme orbitojne rreth njeri tjetrit.
Shkencetaret jane shume te dhene pas studimit te asteroideve, pasi ato japin shume informacionete rendesishme ne lidhje me formimin e hershem te sistemit tone diellor rreth 4.6 bilion vjet me pare. Nje menyre per t'i studiuar ato eshte duke i vezhguar ato kur ato i afrohen Tokes, si ndodhi me asteroidin 2012 DA14 ne daten 15 shkurt te ketij viti.
Ndersa nje meteor eshte nje asteroid apo nje objekt tjeter qe digjet dhe avullon kur hyn ne atmosferen e Tokes. Meteoret jane pergjithesisht te njohur si "yje qe keputen". Nese nje meteor i mbijeton kalimit ne atmosferen e Tokes dhe bie ne nje siperfaqe, ai quhet meteorit.
Meteoritet jane pergjithesisht te kategorizuar si te hekurt apo te gurte. Ashtu si kuptohet edhe nga vete emri, meteoritet e hekurt jane te perbere nga rreth 90% hekur, ndersa meteritet e gurte jane te perbere nga oksigjen, hekur, silikon, magnezium dhe elemente te tjere.
Po meteoroidet? Ky eshte nje term i pergjithshem qe pershkruan pjeseza te vogla kometash apo asteroidesh qe jane duke orbituar rreth diellit. Nuk ka ndonje pershkrim te sakte te pranuar ne menyreuniversale (te bazuar ne madhesine apo ne ndonje karakteristike tjeter) qe te dalloje nje meteoroid nga nje asteroid, thjesht ato jae me te vegjel se asteroidet.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi