Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

BBC, gazetarët në grevë, kundër shkurtimeve Empty BBC, gazetarët në grevë, kundër shkurtimeve

Tue 19 Feb 2013 - 14:08
BBC, gazetarët në grevë, kundër shkurtimeve Bbc-greva

Disa gazetarë të BBC-së kanë zhvilluar një grevë 24 orëshe, për shkak të mosmarrëveshjeve ndaj shkurtimeve të detyrueshme.

Unioni Kombëtar i Gazetarëve bëri të ditur se kishte bërë thirrje për grevën, pasi dështoi të arrinte një marrëveshje me drejtuesit. Mosmarrëveshja ka qenë në lidhje me ripozicionimin e 30 anëtarëve të stafit, që ishin përballur me shkurtimet e detyrueshme.

Programi më i ndjekur, “Today”, në BBC Radio 4 është hequr nga programacioni, duke u zëvendësuar nga disa ritransmetime dhe përmbledhje të shkurtra lajmesh gjatë kohës së tij të transmetimit.

Në televizion, “BBC Breakfast” u transmetua nga Londra nga një prezantuese e vetme, në vend të organizatorëve të rregullt të tij, Salford.

Programi i zakonshëm u zëvendësua nga një buletin 30 minutësh lajmesh, i ndjekur nga programet ditore, ku përfshiheshin “Cash in the Attic” dhe “Escape to the Country”.

Në transmetimin direkt të Radio 5, programi i mesnatës, “Up All Night”, dhe “Morning Reports” u hoqën gjithashtu, ndërsa programet informative të Radio 4, “The World At One”, “The World Tonight”, dhe “PM” u ndikuan të gjitha nga greva.

Zyra e shtypit të BBC-së shfaqi një faqe interneti me përditësime të përsëritshme të programeve të prekura dhe me ndryshimet nga plani normal. Koorporata do të shkurtojë rreth 2000 vende punë gjatë këtij 5-vjeçari, si pjesë e “shpërndarjes së programit të cilësisë së parë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi