Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default A ka bejtexhinj forumi yne?

prej Mon 6 Dec 2010 - 22:48
Message reputation : 100% (2 votes)
First topic message reminder :

Per ato qe sdin cfare eshte bejta po ua them me pak fjale.
Bejta lind ne shkoder,dhe duhesh te kapesh me dike me fjale me rime! ja po filloj une Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!! - Faqe 7 Wink)
ishalla do me beni ball !

Dy fjale un do ti shkruaj,
jo per gje por per nderin tuaj.
ne qofse dikush nga jush me rreshton gje
un rri urt dhe nuk bej ze
por me mu rrini shum urt
se ua merr zoti trut
une e nisa ju vazhdoni
se skam me kohe se me ra telefoni.
Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!! - Faqe 7 322547


Edituar për herë të fundit nga Arjana në Sat 22 Sep 2012 - 14:26, edituar 1 herë gjithsej


Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!! - Faqe 7 Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!!

prej Fri 22 Feb 2013 - 11:12
kalon tek te qeshim se bashku


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!! - Faqe 7 N
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!!

prej Sat 23 Mar 2013 - 22:34
Një ditë n'kafe me një shok
muhabet e futja kot
Halle unë e halle ti
na kanë dalë hallet kushri
Halle pune e halle leku
na u ba qafa si e Lejlekut
Na mbet goja veç te t'ligat
harruem krejt me i lidhë shtrigat
Me ba shpi me ba jetesë
u rritën fmija për martesë
Dikur lypnin mikun soj
ajo kohë tash iku e shkoj
Dikur pyesnin kë ka dajë
tash thonë shpi e parë n'Shangaj
Pihej kafja lihej kaparë
dasmorët zgjidheshin për ta marrë
Blenin rroba për ta veshë
tash thotë djali e due zhveshë
Kërcet n'tako si patkoj
n'vend të sahatit ka ble thonj
Dikurë blenin orë e unazë
tash don nusja tatuazhë
Tatuazhe mban në brinjë
edhe flokët ju paskan thinjë
Që të ketë nuhatje shumë
paska varë një vath në hundë
Me u shti frikën fëmive t'lagjes
n'vënd qerpikve duejt e kashtës
Fytyra e nuses bardhë si borë
patinuar me dy thasë kollë
Rrobaqepsi pret kostumin
katër gisht e ka lshue fundin
Me kursye dhëndrrin ka dashtë
gjoksi i nuses ka mbetë jashtë
Pup përpjetë dhandrri po hidhet
telefoni nuses i dridhet
Dasmorët thonë po bjen tërmet
kur i dridhet nuses në xhep
Çohet çifti del në valle
vjehrri e vjehrra kan ra në marre
Ka nisë nusja po vallzon
një mesazh vjen në telefon
Erdhën frutat erdhi pasta
n'telefon nusja flet jashta
Nusja jonë paska një huq
dy fjal din zëmër puq-puq
Ka nxjerrë zëmrën e mban në dorë
vjehrra thotë na bani horë
Shkojnë te shpia për me fjete
vjehrri e vjehrra tensionin njëzet
Një taksi për te spitali
nusja thotë me ju vjen djali
Telefoni e bani t'veten
i thotë tjetrit tash jam vetëm
N'vend t'çorçafit t'nesërmen n'gardh
shtatzanë nusja paska ardhë
Mbas nëntë muajsh çka me pa
nuk dinë gja kujt i ka ngja
Vdesin prinërit prej sikletit
djemt e sotëm i kanë ngja vetit
Pak humor o miqtë e mi
ua dhurova me shumë kënaqësi
Dikush gëzim dikush mërzi
të gjithve ne na bjen për shpi
Tash unë po ju them të vërtetën
se humori e zgjat jeten...


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!! - Faqe 7 Bar_glitter_crown_bar
Sponsored content

default Re: Bejta e shaka kur s'ke ca me ba!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi