Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen Empty I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen

Wed 20 Feb 2013 - 17:19
I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen Xiao_xiao
Një ngjarje jo e zakonshme është shënuar në rajonin Sichuan, në Kinën jugperëndimore. Që nga 8 shkurti qeni me emrin Xiao Xiao, i 60-vjeçarit Xie rezulton i zhdukur, për këtë Xie dëshpërimisht është vendosur në kërkim të tij.

Xie kërkoi ndihmën e miqve të tij në Sina Weibo, rrjet social në Kinë, ekuivalent i Twitter-it. Për ditë me radhë njoftimi i tij nuk tërhoqi vëmendjen e duhur. Ditët kalonin dhe 60-vjeçari humbiste gjithnjë e më shumë shpresën për gjetjen e qenit të tij.

Së fundmi, i lodhur me pritjen dhe në panik për më të keqen, Xie ofron si shpërblim për këdo që do t’i gjente qenin e tij një apartament me vlerë gjysmë milioni huan, ose rreth 60 mijë euro.

Kaq mjaftoi që në njoftimin e tij në të njëjtin rrjet social komentimet të vërshonin lumë. “Po lë punën e po nis të kërkoj”; “Po lë shkollën e pushimet për të gjetur Xiao Xiao-n”, ishin disa prej komenteve.

Kishte nga ata që ishin mosbesues duke thënë se bëhej fjalë për një mashtrim. Por 60-vjeçari Xie i qetësoi duke u thënë se bëhej fjalë për një shpërblim të vërtetë dhe se qeni i tij ishte pjesë e familjes dhe vlente më shumë se sa një shtëpi gjysmë milion huan.

Njoftimi shpejt u shndërrua në viral dhe brenda pak orësh mbi 500 mijë komente ishin vendosur nën të.

Qeni i Xie-s rezulton ende i humbur. 60-vjeçari thotë se deri më tani ka marrë vetëm dy sinjale, që të dyja të rreme.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
Anonymous
Vizitor
Vizitor

I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen Empty Re: I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen

Wed 20 Feb 2013 - 18:26
eshte mire ti duash kafshet po meqe ky zoteria mund te afroj kaq lehte nje shtepi
le te afroj te pakten gjysmen e vleres te shtepis te femije qe vuajne nga uria dhe ne kine ka plot

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen Empty Re: I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen

Thu 21 Feb 2013 - 15:50
Atij i ka humbur mendja, jo qeni...
Sponsored content

I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen Empty Re: I humb qeni, ofron shtëpi për këdo që e gjen

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi