Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Drejtorit të revolucionit të vitit 1997, Frrok Çupit. Empty Drejtorit të revolucionit të vitit 1997, Frrok Çupit.

Wed 20 Feb 2013 - 19:46
Pas një përpjekje dy vjeçare për gjetjen e dy të pushkatuarve me rastin e revoltës së Qaf-Barit Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, i gjetëm dhe i varrosëm me të gjitha nderimet.
Madje u dekoruan dhe nga Presidenti z.Bamir Topi. Me që kam qënë dëshmitarë okular i ngjarjes e ndjeja si detyrim moral për të gjithë të dënuarit e revoltës, ndaj mendova që të bëjë një libër për këtë ngjarje.Takoj z.Bumçi, ja shtrova arsyen e takimit dhe i kërkova që të më mbështeste me sponsorizim. z.Bumçi u tregua shumë i gatshëm dhe më tha:Bedri unë kam 1% të fondit të ministrisë për të burgosurit politik që bëjnë libra dhe ti je i pari që do marësh mbështetjen. U mbush një vit në Tetorin që kaloi, që z.Bumçin më përsëriste fjalët- mos ki merak për atë punë. Me rastin e 35 vjetorit të pushkatimit të Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit u takuam përsëri dhe më tha; apliko dhe një herë se është krijuar një drejtori për këtë punë dhe drejtor ka ardhur Frrok Çupi.E përsërita kërkesën, shkova disa herë për ta takuar shokun Frrok por qe e pamundur gjithashtu takova disa herë antarët e bordit dhe ata më thanë; këtë punë e ka drejtori në dorë.Në bised e sipër ju them; a të shkoj të takoj ministrin? Ata ma pritën- kush e pyet ministrin, Frroku pyetet këtu. Megjithatë e takova ministrin dhe ai si gjithmon tha, mos ki merak. Bordi më kërkoi Bocetin e librit, ja çova dhe rastësisht takova Frrokun dhe ai me tha ke ber mirë që e çove. E kërkuan dhe me Flesh dhe kështu jua çova por ata vetëm heshtnin. I bëj një SMS Frrokut :më kthe një përgjigje sot, do më sponsorizosh,apo jo? Frroku ma kthen;'' po deshe nga parat e mija hajde të të jap sa të duhen,këtë punë e ka bordi në dorë''.Unë i përgjigjem, drejtor bordi jeni juve. Të dy sms-të ja dërgova Bumçit duke shtuar se do i përgjigjem në shtyp shokut Frrok. Ministri ma ktheu SMS- në.
Këto ditë do marrim një vendim lidhur me sponsorizimin e librit, mos shkruaj.Që nga ajo kohë u bënë dy javë dhe sot shokut Frrok po i përgjigjem:Unë nuk po të kërkoj parat e tua ,as nga ato që ti i vjedh me bordet e ndryshme as nga ato që përfitove në vitin 1997 gjatë revalucionit të armatosur që dogjët shqipërinë.Kërkoj nga ai 1% që ministria ka akorduar për të burgosurit politik që shkruajnë libra dhe një nga ata jam unë.O Frrok- revolucionari ta kam dëgjuar zerin dhe mbas revolucionit të '97. Ti u pozicionove tek A.T.SH. Ti ke strehuar vrasësin e Azem Hajdarit ,në ato ambjente ti ke shumë bëma dhe siç duket Partia Demokratike nuk ta paska larë borxhin dhe tani të solli aty të vjedhësh e të pasurohesh si shumë të tjerë që dogjën dhe shkatrruan këtë vend. O Frrok po të rikujtoj dhe një shkrim që ke bërë për ''Vathën e Vjetër'', ku je rikthyer së fundi .Ndërsa për botimin e librit ''Revolta e Qaf-Barit dhe krimet e komunizmit'' të më ndihmoj kush të ketë dëshirë .Në atë libër do lexoni tmerret e sigurimit dhe kush i ka tortuaruar dhe kush ju nxorri sytë dy të pushkatuarve.
Bedri Blloshmi



Po kthehen fajtoret e vitit 1997! "Nga Frok Cupi"
26 - 5 - 2006)

Javen e kaluar u kthye ne zyrat e shtetit shqiptar, Bashkim Gazidede, ish kryetari i sherbimit sekret shteteror ne vitin 1992 - 1997. Kjo ngjarje ngjalli diskutim te madh ne medja dhe ne tribunat politike: por ngjalli edhe frike ne popull. Emeri i Gazidedes eshte kthyere ne simbol te frikes, me gjithese ky eshte nje bure me trup te dobet, me nje pamje fakiri dhe i veshur "katundarce". Friken nuk e sjell vete ky njeri, por katastrofa qe ndodhi ne vitin 1997 dhe qe mori emrin e tre personave: Sali Berisha (qe sot eshte kryeminister); Agim Sehu (ish drejtor i pergjithshem i policise se shtetit ose i quajtur xhelat), i cili pritet te kthehet ne ndonje detyre te larte shteterore dhe Bahkim Gazidede qe organizoi terorin fizik e psikollogjik me ane te sherbimit sekret kombetar dhe qe tashme eshte kthyer ne zyrat e larta te shtetit. Per tetete vjet me radhe ishte strehuare ne libi dhe ne Turqi.

Viti 1997 eshte shenuar si viti me tragjik ne historine e Shqiperise. Per here te pare ne historine e ketij populli me 2 Mars 1997 u shpall gjendja e shtetrethimit; perhere te pare plasi lufta civile ku u vrane 2 mije veta; dhe u plagosen me shume se 20 mije; per here te pare Kombet e bashkuara dhe Bashkimi Evropjan u detyruan te dergojne 6 mije trupa te huaj ushtarake nga 12 kombe te botes, per te ruajtur paqen mes qytetareve te te njejtes kombesi. Shkaketare e gjithe kesaj katastrofe ishte qeveria e keqe e Sali Berishes. Sali Berisha si president i vendit qe nga viti 1992, organizoi kryqezata terori kunder opozites politike dhe gazetareve; perqendroi ne duar te vetme te gjitha pushtetet; dhunoi drejtesine, burgosi opozitaret, e perqendroi pushtetin ne duar te fshatareve te tij nga veriu kunder jugut. Me inicjativen e tij, Berisha hapi rruge per piramidat mashtruese piramidale, ku u grumbulluan dhe humben 1 miliard e gjysem dollare te qytetareve. Pas demostratave masive kunder qeverise per mashtrimet financjare, Presidenti urdheroi ushtrine qe te sulmonte me arme ne fillim popullsine e zonave te jugut. Per here te pare ne historine e shtetit, qytetaret i moren armet e shtetit dhe filluan kryengritjen e armatosur. Me nje here me kthimin ne pushtet te Sali Berishes, po kthehen dhe te gjithe bashkepuntoret e tij ne akte tragjike kunder shtitit dhe popullit. Gazidede nuk eshte i pari qe eshte kthyere, por eshte me i bujshmi. Edhe detyra shteterore qe i eshte besuar eshte pa kaq e bujeshme dhe enigmatike. Ky eshte emeruare nenedrejtor i Qendres se Regjisrtimit te Pasurive te Palujtshme, ose sic quhet rendom Hipoteke. Ne panje te pare, detyra duket e nivelit te ulet. Por vete zoti Gazidede dhe vete kryeminisri Berisha kane deklaruar se "nenedrejtori i ri do te meret me te gjitha paregullsite e regjistrimit te pasurive te ardhura nga piramida financjare te vitit 19976". Domethene ish - shefi i sherbimit secret qe shkaktoi tragjedine e vitit 1997, eshte kthyer ne "kontrolli n" e asaj periudhe. Gazidede, Berisha dhe Agim Shehu kthehen perseri si zoter te tragjedise se shkaktuare prej tyre. Ajo c'fare lihet te nenekuptohet eshte se Gazidede do te ndertoje ne SHISH (sherbimin informativ shteteror) te dyte, krahas sherbimit te njohur me kushtetuten e shtetit. Te njejten gje do te beje gjenerali policor Agim Shehu, duke ngritur nje sherbim policor te fshehte prane kryeministrut.
Kthimi i fajtoreve te vitit 1997 ka filluar menjehere pas zgjedhjeve te 3 Korikut te vitit 2005 kur Partia Demokratike e Berishes fitoi zgjedhjet parlamentare dhe te drejten kushtetuese per te krijuare qeverine. Keta jane emeruar, ne pergjithesi, si zevendes drejtore ose zevendes shefa ne zyrat e shtetit. Kryeministri Berisha po perdor rrugen e zevendesave si pergjues dhe spiuna per secilin titullar qe ndodhet mbi ta; me te besuarit per kete misjon kane rezultuare fajtoret e vitit 1997, te cilet ishin larguar jashte vendit dhe ishin ne disa shtete evropjane. Vetem ne Vjene dhe ne Bruksel ndodheshin rreth 600 prej ketyre. Ne Bruksel keta kishin shkaktuar skandale me delegacjonet shteterore shqiptare sa here ishte p-araqitur rasti. Ne mars te vitit 1997, qeveria e Berishes kishte pajisur me pashaporta diploomatike rreth 900 aktiviste luftarake qe angazhuane ne terorizi min e opozites, gazetareve dhe popullsise civile sidomos ne zonat jugore te vendit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi