Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 22 Feb 2013 - 0:37
Ik.

Grimca shpirti, Erjola Kola 599959_606961715986230_1612843758_n
E mbylli atë kapitull.
I vuri një gur përsipër.
Një gur të fortë, të aftë të rëndojë mbi kujtim që ai të mos dalë më.
Të gjakoset në cepat e thepisur, në dashtë të rikthehet.

E burgosi kapitullin, veç ty jo.

Ty të la zemra jashtë.
Ty nuk të kyçi dot në burgun e harresës.
Si një shpirt i dënuar të përndjekësh mendimet e saj, shkëput fragmente të së shkuarës së largme dhe në sy ia ndriçon.
Dëshiron të ringjallet shkëndija e humbur e syve të saj, e shuar prej kujtimeve, ende të gjalla.
Mos u bëj merak, as ajo nuk ka harruar, thjeshtë nuk do t'i kujtoj ato; e aq më pak Ty.
Madje edhe ty do të fusë në birucën e errët të fshirjes nga kujtesa.

Dëshiron t'iu fshihet syve të tu.
Buzëqeshjes tënde t'ia kthej shpinën.
Fjalët e tua të përplasen me murin e heshtjes dhe veç tinguj të stonuar e memec të ngelin, e ajo të shurdhohet, të mos dëgjojë më!

Boll i trondite jetën.
Mjaft më me dridhjet nga shikimet e tua.
Mbaruan rrahjet e zemrës nga ëmbëlsia e fjalëve.

Ik kujtim!

Nuk e kupton që nuk të do, jo më!
E ka mbyllur kujtimin në shpellën e harresës.
Zemrën jashtë e la, të plagosur.
Me melhem të ëmbël plagën do ia fshijë që gjurmë më të mos i mbesin.

Ik edhe ti tani.
Zemra, as ajo nuk rreh më për ty.
Vec për kujtimin e asaj që ti ishe për të.
Veç për të dridhet ende.
Veç për sytë tronditet ende.
Veç për buzëqeshjen qan.
Veç për kujtimin e asaj që ti ishe për të; ende digjet mall.

Ama kujtimin tënd, e fshiu!


© Erjola Kola ~ 18/02/2013


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 22 Feb 2013 - 0:41
Skicë pranverore.
Grimca shpirti, Erjola Kola 423109_600135266679833_1090399868_n
Mbyllur në lëvozhgën time, si një trumcak i frikësuar strukem thellë në fundin e shpirtit tim. Erë e fortë sot, më tund themelet e ëndrrave me kaq mundim të qëndisura. Qiell i egër gri, që shoh nga muret e mi më frikëson mendimet e ëmbla dhe fryma ngrin në ajrin e acartë.
Trumcaku ''unë'' dridhshëm dëshiron të çaj muret që larg realitetit e mbajnë.
E ndjen në ajër ka një aromë tjetër.
Një çukitje këtu, një çukitje atje.
Një përplasje me muret... një krisje.
Zgjas një dorë, zgjas një krahë, drita sytë më ndriçon dhe buzët me diellin puthen.

Është pranverë.

Shpirti e ndjeu, kërkoi me çdo grimcë fuqie të çaj muret e errëta të frikës dhe heshtjes e me dritën e aromën e rilindjes, e lulëzimi njësh të bëhej.
Copëzat e shpirtit të burgosur në dimrin e acartë njëra tjerën më dashuri përqafonin.
Me pranverën rilindi jeta, natyra, njerëzia dhe unë.
Hap krahët, qiellin te përqafoj, të ndjej në çdo qelizë dritën, aromën, jetën.
Jeta shpërtheu sythave të dashurisë, me çeljen e luleve të reja, shpirti ngjyra të reja përqafoi dhe ëndrrave të vjetra aromën e rilindjes ju spërkati.
Në ajër e ndjej frymën e re optimiste, e ndjej në shpirt dritën, e ndjej në buzë magjinë, lindjen e një buzëqeshje.
E ëmbla stinë e re dëshirën për jetë dhe shpresë më ngjalli.
Të kërcej me flladin ledhatues dhe me petale lulesh flokët të qëndis, trupin drita e jetës ma ndriçon dhe ngjyrat e dashurisë sytë më ndezin.

Një ditë e rë plot ngjyra jetën po përqafon, unë me buzëqeshjen në buzë dhe dritën në zemër rrugës sime të re, të lulëzuar po shkoj.


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 22 Feb 2013 - 0:42
Përralla ime e ''Pemës së jetës.''
Grimca shpirti, Erjola Kola Marjorie__s_Tree_of_Life_by_Kimmie028
Atje në tokën e largët, në atë kopshtin me lule, diku atje në mesin e tij, qëndronte ajo krenare , kryelartë dhe e pamposhtur ''Pema e Jetës''.
Gjethet e çelura, i jepnin hijeshi, një pranverë e begatë dukej këtë vit, plot gjelbërim dhe sythe të freskët që të shihnin dritën e jetës prisnin.
Nën rrezet e diellit zgjaste pema gjethet e saj dhe me hijeshi e mbushte këtë kopsht të braktisur nga çdo frymë njeriu.

Dikur tregon gojëdhëna në këtë kopësht të bukur, një kuçedër e tmerrshme kishte mbërritur dhe për muaj të tërë kishte mbretëruar nën kurrizin e pemës, e luleve, e gjelbërimit.
Për muaj të tërë luftonte pema me çdo grimcë të saj të mbijetonte... të mos dorëzohej, të mos mposhtej ajo kishte rrënjët e forta.
Muaj të tërë kaluar betejash, grrisjesh, thonjsh, gjaku e lotësh derisa një ditë, në tokën e largët dielli nisi të ndriçojë sërisht.
Një ditë papritur, vendosi edhe kuçedra të largohej dhe jeta u rikthye në kopësht më e gjallë se më parë.

Kuçedra e dinte rrugën dhe mund të kthehej prapë, ajo gjithmonë kthehej atje ku kishte qenë njëherë!

Pema e lumtur sa nuk fluturonte në shkëlqimin e saj, tundej e shkundej me çdo përkëdhelje të erës.
Tundej e përqafonte flladin e çdo mëngjesi, tundej dhe ju tregonte zogjve sesi ajo arriti të mposhte kuçedrën.
Tregonte e tregonte, sa e donte jetën, e sa fort i kishte ngulur rrënjët në zemrën e tokës.
Zogjtë qëndronin, e dëgjonin dhe në degët e saj i gjente nata e i pushtonin ëndrrat.
Sikur të mundte të kërcente me to, për to, por pema nuk mundej, ajo nuk lëvizte dot, vetëm krahët e saj degë drejt qiellit shpërndante e lumturohej kur zogjtë e prisnin me hare.

Kaloi kohë, e pema me zogjtë ende gëzohej për jetën e falur, ajo ishte mirënjohëse, që dielli i lindi prapë në jetën e saj, gëzohej me çdo cicërim e melodi të ëmbël që i dedikohej, e luante e bëhej pjesë e lojrave duke buzëqeshur e përqafuar dashurinë dhe mirësinë.
Pema kishte plot dashuri në zemër, në gjethet vishej me hare e gjelbërim dhe dhurontë lule kujtdo që çelësin magjik të zemrës së saj gjente.

Thonë që kuçedra nuk u duk më asaj ane... për shumë kohë...
Pema as nuk e priste më, i gëzohej miqësisë së saj me zogjtë... por … pranvera mbaroi shpejt... e po aq shpejt erdhi dimri.... e akoma më shpejt zogjtë e braktisën pemën.

Ajo ngeli vetëm!

Thonë që atë vit shumë stuhi pati.
Thonë që atë vit pemës shumë degë ju thyen.
Thonë që ate vit dikush vaje dëgjonte çdo natë nga toka e largët.
Thonë që atë vit edhe dimri nuk zgjati shumë.

Pranvera i hapi sytë shpejt dhe nisi me mall pemën të puthte... I pa ''dëmet'' që dimri kishte lënë dhe me dashurinë e një nëne çdo plagë ja shëroi.

Pema u kthye në jetë!

Në degët e saj të tjerë miq qëndronin dhe të tjera melodi dëgjonte ajo.
Ajo vazhdoi si gjithmonë të falte dashuri e mirësi, vazhdoi t'i buzëqeshte plot optimizëm çdo rrezeje... ajo vazhdoi të jetonte.

Gojëdhëna thotë që e quajnë ''Pema e Jetës'' sepse ajo e do jetën, i ka ngulur fort rrënjët në tokë dhe me apo pa zogj, me apo pa pranverë do të qëndrojë aty.... në kopshtin me lule të tokës së largët.

© Erjola Kola

Piktura nga Marjorie @Devianart.com


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 22 Feb 2013 - 0:44
Buzëqeshje, mike e dashur!
Grimca shpirti, Erjola Kola Smile___by_bnateen
Ku je?
Më mungon!!!

Rrezja e dritës në grinë që botën ka pushtuar.
Rrezja e shpresës që ende në zemrat tona qëndron e ndezur.
Rrezja e pranverës që dimrit i bën ballë.

Ti je aty, edhe kur ne nuk të shohim.
Ti je aty, ne të ndjejmë, ndjejmë fuqinë tënde.
E ndjejmë dritën tënde, edhe përtej, larg në errësirë.

Ah moj mike, nuk është se të kam humbur, thjeshtë si një kamaleon i bindur, jam bërë pjesë e natyrës edhe unë.
Gri ajo, gri edhe unë.

Vjeshta e artë po dorëzohet, në krahët e dimrit të egër.
Pa fuqi ka rënë në gjumin letargjik, me ëndrrat përqafuar.

Natyra e mbylli siparin e gëzueshëm, heshtja e thellë gri na pushtoi.

Po ti buzëqeshje, ku ke përfunduar?
Po pushon edhe ti? Sigurisht të kam lodhur apo jo?
U bë një vit, që për ty shkruaj e flas, me siguri s'më duron dot më.
Por ti mos u mërzit, fjalë të mira kam thënë.
Madje, madje besomë, ka më shumë njerëz që të duan tani.

E dashur buzëqeshje!
Kemi ende shumë fjalë për të thënë e shumë rreshta për të shkruar.
Kemi ende shumë miq për të bindur t'i buzëqeshin jetës.
Nuk të lejohet të marrësh pushime.

Kthehu! :)


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 22 Feb 2013 - 0:45
Askush nuk ikën përgjithmonë...
Grimca shpirti, Erjola Kola 387164_550152921670546_312920527_n
Ka përherë copëza që ngelen pas...
një tingull...
një këngë...
një melodi...
një emër këngëtari...
një poster që e mbante në dhomë...
një zile celulari....
një bluzë e preferuar...
një varg i fiksuar që përsëritej pa mbarim...
një batutë e thënë shumë shpesh...
një film i preferuar...
një aktor i preferuar...
një çmenduri e bërë...
një buzëqeshje e dhuruar...
një e qeshur karakteristike...
një vështrim tipik...
një mimikë e veçantë...
një mori kujtimesh...
të prerash...
të gërvishurash në lëkurë..
që nuk harrohen...

..dhe sa herë rimbledh këto copëza...
je TI...
aty ku ke qenë përherë...
nga ku s'do ikësh asnjëherë...
...në zemrën time...


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 12 Jul 2013 - 17:24
Grimca shpirti, Erjola Kola 564003_478152472215130_48994072_n
Me ty...
Afrohem...
Largohem...
Të shtrëngoj...
Të lëshoj...
Të prek...
Të shtyj...
Të buzëqesh...
Më buzëqesh...!!!
Dhe prapë aty, prapë këtu...

Si gjithmonë, jemi prapë ne të dy...!!!

E të ndjej...
Të ndjej...
Në çdo qelizë...
Në çdo frymëmarrje...
Në çdo mbyllje sysh...
Je aty..
Je ti...
Je me mua...
Për mua...
Jam me ty....
Për ty...!!!
Të kam ëndërr!!!...
Realitet, s'mund të kem...!!!
Të tërheq zvarrë nëpër mendime në ditët e mia...

Të mbart në zemër...

Gjatë netëve të mia, të shtrëngoj në ëndërr.
Të kam larg...
Të ndjej afër....
Të largoj...
Më rri pranë...
Të shtyj...
Më shtrëngon...

Ku je???...
Të kërkoj...

Ku je???...
Të thërras...

Të kam...
Nuk të kam....

Je....
Nuk je....
Të ëndërroj...
Nuk të shoh..
Nuk të kam....
Të dëgjoj...

Të flas...
Të buzëqesh...
Të përkëdhelem...
Të shijoj...
Të kam në sy

...dhe...

Përplasem me forcë në realitet... pa ty...!!!
Më qesh...e dëgjoj...
Më buzëqesh....nuk e shoh...
Të ndjek tek largohesh....
Unë të vij nga pas....
Të shoh tek ikën...
Kap hijen tënde me këmbë...
Ndoshta të ndaloj...
Përsëri të thërras!
Ndoshta....

Ndoshta....

Do të kem...!
Sido që të vijë.
Sido që të jetë... me ty do jem!
(në një mënyrë...apo në një tjetër...!!!)

Do të kem, po timin do të kem!


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 12 Jul 2013 - 17:31
Grimca shpirti, Erjola Kola 529575_500184393330630_1787112941_n
Miq...
Shpeshherë mendohet që titullin MIK e meritojnë vetëm ata që janë dy hapa larg nesh, që i shohim përditë që kemi kaluar shumë kohë përkrah tyre.

Po a është vërtetë kështu???

Po ata që nuk i njohim prej një jete por prej shumë pak kohësh, javësh, ndoshta vite... që asnjëherë nuk kemi qënë ballë për ballë... që të kuptojnë me një shikim, me një ndryshim të tingullit të zërit, me një pengesë në kthim përgjigje se çfarë je duke menduar apo çfarë humori ke. Miqësi është të ndjesh mall dhe ta shprehësh atë.

Miqësia nuk njeh distanca, as rregulla kohore.

Të kesh një mik do të thotë që ata të kuptojnë çfarë fshihet pas çdo buzëqeshje, pas çdo heshtje, pas çdo pushimi kur shkruan.


Kjo është miqësia e vërtetë...! :)



© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Wed 24 Jul 2013 - 1:16
Fytyrëhënëzat.
Grimca shpirti, Erjola Kola 999655_189438944558898_1964320515_n
Duke shkuar për në fshatin e tij përtej kodrës e zuri nata në hyrjen e një pylli. Errësira e nata e errët, degët e pemëve të gërshetuara e bënë të humbas orientimin edhe u gjend në një pllajë pa jetë e bimësi. Ish i uritur trimi, po nuk gjeti gjë përreth për të shuar urinë e etjen e tij të madhe.
Hëna në qiell i shkëlqeu fuqishëm e atij iu duk sikur i tha që ta ndiqte. Iu bind e duke e ndjekur me sy, papritur e papandehur u gjend në një fshat.


E quanin fshati i fytyrëhënëzave.

Emrin thonë e kish marrë nga bukuria e vashave, fytyrë rrumbullake e faqebardha si hëna pesëmbëdhjetëshe. Ky fshat ishte ndërtuar mbi një shkëmb. Një shkëmb i thepisur që pasqyrohej në sipërfaqen e detit dhe me dallgët grindej keq, sa ato gjithë inat përplaseshin me furi mbi shkëmbin tekanjoz.
Të gjithë djemtë e rinj të fshatit ishin të martuar, e të gjithë në krahë kishin vasha hënëza, e të gjitha familjet kishin vetëm djem trashëgimtarë, asnjë vashëz.

Vashat janë të qiellit e të diellit, thuhej.

E mirëpritën udhëtarin, e ushqyen, i dhanë për të pirë i ofruan strehë për të fjetur e shplodhur. Gjithçka i falën udhëtarit, veç sekretin e fshatit të hënëzave askush nuk ia tregoi. Ai pyeste, shikonte hënëzat në sy e merrte veç buzëqeshje mirësie pa asnjë fjalë.
Dëgjoi në fshat që ish nata e hënës. Askush nuk i shpjegoi ç'ish kjo natë, ndaj mori rrugën për të arritur në majën e shkëmbit atje, ku mund të fliste vetë me hënën, e yjet.
Nuk kuptonte, e donte të dinte. Ç' ish ky fshat i çuditshëm? Kur vasha nuk kishte, nga dolën këto fytyrë rrumbullake që zbukuronin fshatin. Këto mendonte trimi përgjatë rrugës për në majën e shkëmbit.
Kur flet me zemër e shpirt e gjithë gjithësia hesht të dëgjon, përgjigjet dhe jeton me ty. I bindur që hëna do i kthente përgjigje pyetjeve që i digjnin në shpirt, ngjit shkëmbin nxitimthi. Në pikën më të lartë të tij, në mesnatë hëna dhe trimi u panë në sy.
I ulur në gjunjë me duart e lidhura grusht lutës, i përgjërohet hënës që ajo t'i flasë. Ish rrumbullake, e bardhë, e kristaltë, e brishtë si hënëzat e fshatit. Ishte e plotë.

''Më fol moj Hënë, brengën e shpirtit tim a e ndjen? Folmë Hënë, se përgjigjet pyetjeve të mia vetëm ti ua gjen. Të lutem moj hënë, këtu i gjunjëzuar para teje, unë trimi i gjendur rastësisht kësaj ane, kur udhën e humba ti dhe drita jote më sollën këtu. Tani më tutje nuk shkoj dot se më ngeli shpirti në fshat e pyetjet më djegin xhanë... Folmë o e bardhë, folmë...''

U ul trimi këmbëkryq të shikonte hënën në sy, besonte ngaqë ajo i shpëtoi jetën pak orë më parë dhe e udhëhoqi në këtë fshat, sot do i fliste e tregonte përgjigjet e pse-ve që i gërryenin shpirtin.
Kaluan orë të tëra e hëna asnjë fjalë nuk i foli. E ndërkohë që ajo nuk ia ndante syrin e argjendtë fshatit që nga pafundësia e qiellit, një dorë iu mbështet mbi sup dhe e detyroi të tërhiqej për ta parë drejt e në sy, atë që e shqetësoi këtë mbrëmje misteresh. U tërhoq pas dhe ç'të shikonte, përpara syve qëndronte ''E bukura e Dheut'', vajza më e bukur që jetonte në tokë. U mahnit nga bukuria e saj, e fjalët i ngecën në fyt. U ngrit në këmbë për të respektuar bukurinë e mirësinë që i pushtuan sytë e shpirtin, e më dot nuk mund të fliste. Por, ''E Bukura e Dheut'' dinte çdo gjë. I dha dorën dhe e ftoi të uleshin në tokë. Trimi e vështronte i mahnitur me sy plot me pyetje, ajo nuk e la të priste më gjatë dhe vazhdoi:

''Këtu trim je në fshatin e fytyrëhënëzave. Në fshatin e vashave të bukura, fytyrë rrumbullake si Hëna 15 ditëshe. U çudite që nuk pe asnjë vashë. U çudite nga dilnin këto mrekulli. Është e thjeshtë trim. Kur një djalë mbush moshën për t'u martuar, si të gjithë paraardhësit e tij ai ngjitet në majën e këtij shkëmbi. Në natën e hënës, hëna është e plotë e bukur dhe e shndritshme, e tregon gjithë fytyrën e buzëqeshjen e saj, djemtë të magjepsur i thurrin asaj vargje e i lusin të martohet me ta. Ajo lodron në qiell me yjet, fshihet herë pas here pas reve e kur faqja e saj puthet me ujin e kaltër të detit ajo shndërrohet në një vashëz të re. Një vashëz shtatëselvi e fytyrëhënëz, e bardhë, e qeshur e plot hijeshi. Djali lëshohet me vrap ta arrijë vashën në breg dhe nën mbrojtjen e yjeve e qiellit i premtojnë njëri-tjetrit dashuri. Qielli e dielli i lënë të largohen me premtimin që fëmija i tyre i parë i përket atyre. Ajo është gjithmonë vajzë, e gjithmonë i kthehet qiellit. Ajo është hëna e re. Ajo hënë që lind çdo 15 ditë, e plotë, e bukur, e rrumbullaktë e plot dritë. E ajo vazhdon shëtitjen e saj qiejve, derisa djaloshi i saj në majën e shkëmbit vargje zemre do t'i pëshpërisë. E pas saj një tjetër hënë do e marrë vendin e saj, e pas saj një tjetër, një tjetër, një tjetër... ''

Trimi i menduar kishte ulur kokën e kur dëshironte ta pyeste më tepër të ''Bukurën e Dheut'' për këtë histori magjike, vuri re që ajo kishte ikur. Ai dhe hëna ishin vetëm, e ajo po e shihte në sy. I mrekulluar pas saj, iu përul bukurisë dhe e la zemrën të flasë...

**Legjenda tregon që trimi nuk u kthye më kurrë në fshatin e tij, ai u martua me një fytyrëhënëz dhe bija e tij e parë ish hëna më e bukur dhe e shndritshme që ato anë kishin parë ndonjëherë. Ish bijë dashurie, ajo hënë e re...



©Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Fri 16 Aug 2013 - 19:43
E dashur vete...
Grimca shpirti, Erjola Kola Dear-me
Pse dorëzohesh tani?
Shtrëngo dhëmbët, mbylli sytë dhe ec në rrugën tënde.
Nuk janë lotët që do të sjellin stuhinë në jetën tënde.
Nuk janë lotët që do të përmbysin të sotmen.

Nëse nuk do ta shohësh botën, mbylli sytë dhe mos e shiko.
Nëse nuk do të të shohin të mërzitur, buzëqesh gjithmonë.

E dashur vete...
Zgjohu... merr jetën tënde në dorë dhe fillo të ecësh rrugëve të reja.
Mos harro të kthehesh pas, për të marrë me vete atë që të duket më e mirë.
Mos harro të hedhësh pas, atë që nuk dëshiron të marrësh me vete.

E dashur vete...
Jemi vetëm ne të dyja, si gjithmonë ... si përherë ... në luftë kundër të gjitha pengesave që do të na dalin përpara.
Jemi të dyja duke mbajtur njëra-tjetrën, në çdo rënie nga shkallët e jetës.

E dashur vete...
Rifillo të buzëqeshësh... bëje për mua.

E dashur vete...
Fillo të ecësh... duhet të ecësh... ke shumë qëllime përpara që të presin.

E dashur vete...
Ngrihu e fillo te ecesh.

E dashur vete....
Mos harro Buzëqeshjen! ... Do të na duhet, rrugës...

© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sun 18 Aug 2013 - 22:59
NDAL!
Grimca shpirti, Erjola Kola 305900_10151483900103643_524848038_n
Ç'pret ende!
Çfarë të mundon akoma?
Përse e mban me zor të qeshurën?
Pse nuk i bashkohesh diellit në shkëlqim me dritën e zemrës tënde?
Çfarë të ndalon të buzëqeshësh me shpirt?
A nuk e ndjen shpirtin të gufojë nga ndjenjat pozitive?
Nuk e ndjen se frymëzimi po rikthehet?
Nuk e dëgjon melodinë e re që po fillon të marrë jetë?

Hape derën le të hyjnë ngjyrat me radhë!
Hapi krahët dhe përqafoje ditën e re, të pret ta vizatosh.
Ke një histori të papërfunduar, mos harro je ti autorja e ditës tënde, e kryeveprës tënde, jetës.
Mos lejo të përfundojë pa luajtur ti rolin kryesor.
Skena të përket ty!

Urdhëro penelin e ri! :)

Tabloja jote nuk ka përfunduar ende. Ajo sapo ka nisur.
Shumë gri paske hedhur, merr në dorë penelin.
Të tjera ngjyra kanë ardhur për vizitë.
Një tablo të re mbi tablonë e nisur ngjyrose.

Ke në dorë një buqetë ndjenjash.
Shtroji dhe jepi jetë tablosë tënde.
Shtroji dhe jepi ndjenja historisë tënde.
Diellin ngjyrose, skuqe, bëje të të dashurojë, dashuroje edhe ti.
Fshiji pakëz retë, zbardhi dhe jepi qiellit blunë e thellë.
Largoje stuhinë në tablo me një lëvizje të lehtë me penel.
Largoje stuhinë në shpirt me një dëshirë të re të futur në sirtar, me një ëndërr të re që gdhende e do e thurësh derisa ta realizosh.
Lejoje veten të shijojë heshtjen dhe grinë, lejojë të shlplodhet, të qajë dhe të ndihet e dobët, por mos e humb.
Jepi dorën në momentin e fundit dhe nxirre sërisht në jetë.
Kujtoji vetes herë pas here sa e bukur është kur buzëqesh!
Kujtoji se duhet të ndjejë rrezatimin e diellit dhe bashkë me të në duet të shkëlqej për jetën, dashurinë, ëndrrat dhe dëshirat e saja.
Kujtoji vetes gjithmonë të mos dorëzohet, të luftojë, të luftojë gjithmonë pavarsisht rezultatit.
Mbi gjithçka mos harro të ëndërrosh, të kapesh pas një qëllimi dhe pas një dëshire dhe të ushqesh ndjenjën e fitores.

Mëso t'i thuash vetes NDAL, kur e sheh që grija po të pushton!
E ke ti penelin në dorë, edhe paletën me ngjyra.
Ngjyrose ditën tënde si të të pëlqejë më shumë. :)


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sun 18 Aug 2013 - 23:02
Mos thuaj lamtumirë...!
Grimca shpirti, Erjola Kola 376710_505885372760532_111389048_n
Edhe kur më të mos jem... unë prapë aty do të jem.
Do të jem në çdo rreze dielli që qerpikëve mëgjeseve përdridhen.
Do të jem në ajrin që mbush dhomën sa herë do të hapësh dritaren.
Në çdo grimcë që me ajrin fluturon të zërë vend diku... në tavolinën tënde... në jastëkun tënd... në ballin tënd...
Do të jem drita që retë larg do t'i largojë...
Do të jem në aromën e kafes së mëngjesit...
Do të më ndjesh në ëmbëlsinë e çokollatave...
Do të jem në erën që fryn dhe pallton tënde me vete e merr.
Do të jem me shiun në ditët kur çadrën të kesh harruar.
Do të jem në lule,në ngjyrat e tyre, në aromën e tyre...
Do të jem me pranverën, me verën, vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë...

Do të jem në mëngjes.
Do të jem në mbrëmje.
Do të jem netëve.
Do të jem në ëndrra.
Do të jem në zgjime.

Më kërko...!
Jo ... Mos thuaj Lamtumirë...!
Më kërko gjithandej...

Më kërko në detaje, aty do të jem fshehur unë.
Ngrije kokën drejt qiellit, nëse dielli shkëlqen... unë po të buzëqesh...
Ngrije kokën sërish... nëse shi po bie... janë thjeshtë përqafimet që po të nis së largu...jo lot... asnjëherë lot...

E ndjen erën... janë duart e zgjatura që të mbërthejnë pas vetes...
E ndjen fëshfërimën e erës ndër gjethe... kujtohu të ngjan me buzëqeshjen time...
Në notat e këngës së preferuar zërin tim do të dëgjosh...
Në vargjet e poezisë së preferuar, fjalët e mia do të gjesh...
Në filmin e preferuar në sytë e aktoreve, imazhin tim do të shohësh.

Mos thuaj Lamtumirë...!
Do të gjej sërish... do të më gjesh sërish...!
Askush nuk humbet rrugëve të jetës... Gjendesh një ditë...!

Mos thuaj Lamtumirë...!

Ps. Lamtumirat nuk ekzistojnë... rrugët e jetës janë të ngatërruara aq bukur, sa një ditë apo tjetër... kryqëzohen... prapë!


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sun 18 Aug 2013 - 23:29
Në çdo mëngjes të ri...
Grimca shpirti, Erjola Kola Sunrise-over-barcelona-3
Për cdo rreze dielli që përkëdhel fytyrën time, një mendim pozitiv më lind çdo mëngjes.
Për cdo puhizë ajri që ledhaton floket e mi, një buzëqeshje merr jetë dhe ndriçon fytyrën time.

Se jam e lumtur në çdo mëngjes, që gdhin.
Se jam e lumtur për çdo ditë të re që më dhurohet.
Se jam e lumtur, kur në çdo mëngjes dielli më uron ditën e mbarë.
Se jam e lumtur të vrapoj me akrepat e orës cdo ditë, e të mos lodhem për të arritur mbrëmjen.
Se jam e lumtur kur bëj përmbledhjen në çdo mbrëmje dhe kujtoj çastet e ditës.
Se jam e lumtur, kur vendos çastet për t'u mbajtur mend dhe çastet për tu harruar.
Se ndjehem plot me lumturi, optimizëm, mendime dhe plane për të realizuar në çdo ditë të re.

Ndjehem plot në çdo mëngjes, që hap sytë dhe i buzëqesh botës...!
Ndjehem plot në çdo ditë të rë!!!

Mirëmëngjesi ditë e re..
Unë jam këtu!!!
Po vij të të pushtoj duke të buzëqeshur!!!


©Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sat 9 Nov 2013 - 14:40
5...4...3...2...1

Grimca shpirti, Erjola Kola 577057_468035173223545_624106699_n+(1)
5 gishta të mbajnë fort, të kanë kapur dorën,
një grusht pesëgishtësh shtrënguar pas dorës tënde...
4 gishta ende të mbajnë...
3 gishta nuk të lëshojnë...
2 gishta ende qëndrojnë...

Gishti i vetëm dhe i fundit i ndjerë vetëm...
ngadalë shkëputët dhe të lëshon...
Dora nuk shtrëngon më dorën, zemrën...

Dora ka ikur vetëm nga shtrëngimi i dorës dhe zemrës tënde,

Ta dish; Unë jam ende ketu.
Dora udhëton, mbështetet në shpatull..

Dora do jetë forca jote, mbrojtja jote, ëngjëlli yt personal...
do të japi shtysën kur të mos ecësh më,
do të të mbajë mos rrëzohesh asnjëherë,
do të ndihmojë të ngrihesh nëse je penguar diku,
do të jetë aty edhe kur të tjerët ndoshta s'do jenë..

Ajo nuk do të braktisë kurrë...
do të bëj të qeshësh edhe kur i ke varur buzët,
do të mbajë fort në ditët e erës së fuqishme,
do të ndihmojë mos të humbësh drejtimin...

Do të jetë më ty, një copëz e imja... gjithmonë...

1...2...3...4...5...Larg...

© Erjola Kola (nëntor 2010)


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sat 9 Nov 2013 - 14:44
Zemra e thyer...(Vërtetë?) !!!
Grimca shpirti, Erjola Kola Broken-Heart-Backgrounds-1
- ..... (heshtje).....
- E thyer?
-....(lot)....
- Si thyhet zemra?
- Ti nuk kupton, zemra thyhet, shkaterrohet, shnderrohet ne mijera copeza pa vlere, kur ajo pjeseza me e rendesishme vendos te te lere, te braktise... Sa e pafuqishme ndjehesh...! Sa kot..! Sa vetem..! E braktisur... pa dashuri... me zemer te thyer...:'( ...Ti je kaq e dobet per ta ndryshuar, nuk mund te besh asgje... vetem te qash, vajtosh, vuash...:(
- Edhe zemra u thye?
- Nuk kupton...!!!!


Kuptoj dhe kuptoj mjaft mire... e kam dhe une nje zemer...!

Nuk jemi te pashpirt ne qe perpiqemi te bejme ''moral'' qe kur dikush iken, nuk ia vlen te qash e vuash per ate, por te hapesh syte, te shkundesh pluhurin e se shkuares, te kycesh kujtimet ne nje baule me celes... dhe te drejtosh shikimin drejt sfidave te reja...!

Kush te do, nuk te le Kurre vetem, qendron me ty prane,perhere...! Edhe nese i duhet te ike... Ajo copez kthehet prape!

Nuk jemi egoist ne qe dashurojme jeten dhe veten mbi gjithcka!

Nuk jemi budallenj te mos kuptojne dhimbjen dhe vuajtjen e dikujt... thjeshte kemi njohur nje vuajtje me te madhe, nje dhimbje me te madhe, e dime qe ka edhe shume here me keq.... shume... shume...!

Nuk jemi bere kot keshtu, te celikte, te pathyeshem, me zemer te forte dhe me shpirt optimist... te dashuruar pafundesisht me jeten dhe cdo copez te saj, te dashuruar me diellin, me driten, me shpresen dhe buzeqeshjen...!
Nuk eshte rastesi qe te jesh nje person jashte mase pozitiv....!
Gjithcka e ka nje arsye... nje fillim... nje zhvilllim... dhe .... diku atje larg... larg... larg... nje fund...!

Nuk jemi ngritur nga nje mengjes ne tjetrin me deshiren e madhe per te qene Optimiste... qe sot e tutje... ajo gota do jete perhere gjysem plot per mua... qe sot e tutje, do dashuroj edhe cdo pike shiu se e di do dale dielli... qe sot e tutje do dashuroj edhe erresiren, se e di qe duke ecur ne te, do mberrij ne drite...!
Nuk kemi vendosur me kot te ecim perpara...te jemi optimist ne shpirt,te kemi shkelqim dashurie per jeten ne sy dhe te kemi te pikturuar buzeqeshjen me te bukur qe mund te dhurojme mbi buze...!

E keni gabim!!! Gjithcka e ka nje arsye, pse ndodh...!

Nje shpirt i forte lind perhere pas nje beteje te fuqishme...!
Nje zemer e celikte behet perhere pas nje vuajtje te madhe...!
Nje karakter i qendrueshem formesohet perhere pas stuhive qe te (per)ndjekin...!
Nje lot pendohet te dale,kur e di qe ka vuajtje me te medha sesa ikja & mbarimi i nje dashurie...!

Dhe....

Mos e mendoni qe askush nuk iu kupton dhe fshiheni e harroheni pas vuajtjes...
Mos e mendoni qe asnjeri nuk e kupton sa vuan zemra juaj...
Mos kujtoni se askujt nuk i vjen keq per ju...
Mos kujtoni se nuk prekni zemren e dikujt tjeter kur te shohin ne gjendjen me te keqe te mundshme..te vuash...


Do deshironit t'iu meshironin dhe t'iu linin te qanit...?!

Mik i mire nuk eshte ai qe i bie shpatulles tende dhe te le te qash e vuash pa fund..
Mik i mire nuk eshte ai qe te lejon te mbetesh pre e kujtimeve se shkuara duke mos pasur asnje fije shprese per te ardhmen...
Mik i mire nuk eshte ai qe te mban ''iso-n'' ne vuajtjen tende...
Mik i mire nuk eshte ai qe te perkedhel egon me fjale te embla e perkedhelese...

Une nje mik te tille, meshirues...NUK E DUA...!!!!

Une deshiroj nje mik qe te me ndihmoj te mbledh copezat e zemres dhe te rifillojme t'i ngjyrosim... te rifillojme t'i japim formen qe kishte dhe ne fund ta lyejme me ndjenja gezimi, hareje, lumturie... ta ndricojme me buzeqeshje dhe grimca optimizmi...!

Zemra nuk thyhet... eshte pjesa jone me e forte...!!!
Zemra eshte copeza jone qe duron me shume...!!!
Zemra eshte copeza per te cilen duhet te mos reshtim se luftuari...!
Zemra jone meriton ta duam dhe ta mbrojme...!
Zemra jone meriton qetesi dhe buzeqeshje...!

Mos ia mohoni vetes lumturine...
Mos u mbyllni ne nje guacke te forte dhe te qendroni e izoluar me kujtimet...!
Provoni te cukisni lehtas ne muret e guackes suaj...!
Provoni te lejoni driten te hyje ne erresiren tuaj...!
Provoni te lejoni rrezet e shpreses dhe optimizmit te cajne guacken..!
Provoni te dilni prej saj dhe buzeqeshni fort....!!!
Nje shans i humbur nuk eshte nje jete e humbur...
Jeta eshte e gjate me mundesi plot...!
Do jetuar ne maksimum cdo dite dhe do shijuar cdo rreze...
Duhet te dalim nga guaska e te provojme ndjenja te tjera pervec vuajtjes...
Jeta nis me lot... vazhdojeni me buzeqeshje...!

© Erjola Kola (fillim marsi 2011)


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sat 9 Nov 2013 - 14:46
Monolog...
Grimca shpirti, Erjola Kola Take_My_Hand__by_Live_To_Love_4ever
Mbylli sytë.
Mos fol.
Dëgjomë.
Ndjemë.
Më jep dorën, besomë.
Me shpirt shikomë, jam me ty.
Me zemër përqafomë, unë jam këtu.


Besomë!

Jo, nuk humbi shpresa.
Jo, nuk është ende fundi.
Jo, nuk është humbja jote më e thellë.
Jo, nuk është ngrirja e shpirtit.
Jo, nuk është gurosja e zemrës.
Nuk është humbja e besimit.
Nuk është as zhgënjimi më i madh, e as gënjeshtra më e dhimbshme që në eshtra si thikë t'u ngul.

Nuk është uragan.
Nuk është përmbytje.
Nuk është dorëzim.
Nuk është humbje.
Nuk është natë.
Nuk është as vdekje.

Është muzg, perëndim, një etapë, një betejë e humbur.
Është veç një vetëtim që kryq e tërthor ditën tënde goditi.
Është veç një gërvishtje më shumë, një gur i ngjitur shtrembër në mozaikun e ditëve të tua, një penelatë e hedhur gabim në telajon tënde.
Është veç era që flokët me forcë te ledhatoi dhe humbe ekuilibrin.

Është thjeshtë një tjetër ëndërr e keqe.
Një më shumë.
Zgjohu!
Ditë më të mira do të vijnë.
Buzëqesh!


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

prej Sat 26 Apr 2014 - 15:48
Grimca shpirti, Erjola Kola 529715_10150819174554136_788771984_n
"Makiazh."
Alarmi i orës më lajmëron qe dita e re më pret.
Mundimshëm e me përtesë ngrihem, e instiktivisht vendos dorën mbi jastëk.
Ende i njomë, kushedi kur kam pushuar së lotuari mbrëmë apo do kem qarë edhe në ëndërr?!
Një tjetër natë që qaja sa zgjuar, sa në gjumë.
Një tjetër natë pa gjumë.
Një tjetër natë me mendime e ëndrra të këqia.
Me hapat përgjumesh drejtohem në pasqyrë... e prisja sytë e ënjtur dhe një fytyrë që të tremb.
Duhet makiazhi i rasteve të mërzitjes.
Me dëshirën më të madhe, si përherë kur humori im është në dysheme... hap kutinë e tualetit dhe mendoj... sot do të bëj makiazh, do të lyej fasadën për të tërhequr vëmendjen nga sytë e ënjtur.
I zgjedh e kombinoj ngjyrat me kujdes, lehtë shumë lehtë, nuk më pelqen tualeti i rëndë por me një dëshirë aq të madhe për të fshehur çdo gjurmë.
Në fillim njërin sy, e mbaroj... e shikoj... e kënaqur me rezultatin... filloj me syrin tjetër... e vazhdoj derisa edhe qerpiku i fundit të jetë gëlltitur nga një masë rimeli.
I nxij sytë me një lapës të zi, krijon idenë e syve të mëdhenj e humbasin nën lapës të ënjturat e lotëve.
Pudra në fytyrë, pak rouge në faqe... edhe buzëkuqi i preferuar nuk duhet të mungojë.
Një shikim i fundit në pasqyrë...''perfekte''.... arrite si gjithmonë të fshehësh gjithçka.
Asnje gjurme nga pagjumesia e mbremshme.
Asnjë gjurmë nga plagët e shpirtit.
Makiazhi ka një fuqi magjike, arrin të bëj të humbasësh çdo gjurmë... në fytyrë veç.. ato të shpirtit t'i rëndon më shumë. Në korridor përpara se të dal me çantën në krahë, hedh një sy në pasqyrë rivesh buzëqeshjen më të bukur që kam, e dal t'i paraqitem shkëlqyeshëm botës, qe nuk e di dhe nuk do e di asnjëherë, që unë kalova një tjetër natë pa gjumë.
Rrugës nuk i shmang dot shikimet e kalimtarëve e ndoshta e të njerëzve që më njohin dhe me siguri mendojnë... do jetë e lumtur... shumë e lumtur që është zbukuruar kështu.
(po pra po fluturoj nga kënaqësia e një nate pa gjumë, e një dhimbje koke e syve të
ënjtur... mrekulli)
.................................................

Gjatë ditës nuk mundem të mendoj veçse për plagët që më djegin në zemër.
Ah sa e urrej të jem e dobët dhe e pafuqishme për të ndryshuar këtë dreq bote që më rrethon.
Sa inat e kam të fshihem pas buzëqeshjes dhe humorit, ndërkohë që kafshoj gjuhën, të mos i lejoj vetes të shpërthejë në lot në sytë e të tjerëve.
E në do mendosh që është vuajtje dashurie... je gabim... je kryekeput gabim.
Të mblidhen ndonjëherë në fyt të gjitha dhe fryma nuk të ngop.Të duket sikur ajri nuk të mjafton dhe rrezet e diellit, që kaq shumë të kanë gëzuar.. tani vetëm të rëndojnë.
E përballon me sukses një tjetër ditë mes njerëzve dhe askush nuk e di, që zemra po pëlcet të qajë... e dhëmbët kërcasin të mos lejojnë lotët të shpërthejnë.

.................................................

Mbyll derën e një dite gri.
Këtu brenda në mbretërinë time, mund të qaj prapë.
Duke i mbajtur gjithë ditën lotët, ata jane tharë... nuk dalin më... Plagët e zakonshme aty janë ende... ato nuk fshihen aq lehtë sa tualeti në fytyrë.
Buzëqesh hidhur dhe largoj copëzat e fundit të pudrës në fytyrë. Ah marrë frymë lirisht... me gjithë poret e mia.
Marrë filxhanin e kafesë dhe ulem në këndin e mendimeve të mia. Duke u mbështetur në xham...përpiqem të shoh botën nga dritarja ime.
Sa e qetë dukesh o botë.
Kushedi si do jesh pas një xhami të fortë si ky i imi.
Ndoshta do kesh edhe ti të njëjtin mendim, të bluash në mendje një vendim....
''E di që duhet të iki, por nuk dua të iki.. ''


© Erjola Kola


Grimca shpirti, Erjola Kola Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Grimca shpirti, Erjola Kola

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi