Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dështimi i studimeve online Empty Dështimi i studimeve online

Fri 22 Feb 2013 - 2:10
Dështimi i studimeve online AuditoriShumë pak studentë, në mos me thënë aspak, e dinë që në Shqipëri, ka një sistem të lartë arsimor, i cili ndryshe nga simotrat me kohë të plotë dhe të pjesshme, ofron mundësinë e studimeve online, pa u dashur të jesh gjithmonë prezent në orët e leksioneve dhe seminare. Mënyra e studimit e cila ka disa vite që është bërë pjesë e kurrikulës së arsimit të lartë quhet Edukimi në Distancë. Në fakt vetëm emrin ka kështu, pasi pamundësia ka bërë që edhe pse në shumë vende të botës edukimi online të jetë një modë e cila po zëvendëson formimin tradicional, në Shqipëri kushtet e zhvillimit të këtij cikli studimesh të jenë shumë larg simotrave qofshin këto edhe evropiane. Shkaku i mosfunksionimit si duhet të Edukimit në Distancë, lidhet me mungesën e kushteve teknologjike për zhvillimin e leksioneve që janë mungesa e videove të regjistruara dhe videokonferencave të nevojshme me pedagogë në universitete të ndryshme partnere. Aktualisht i vetmi universitet i cili ofron leksionet në distancë është ai Politeknik. Më herët Edukimi në Distancë gjendej i përfshirë në kurrikulat e Universitetit të Tiranës. Dështimi bëri që UT të hiqte dorë nga sistemi, për ti dhënë përparësi sistemit me kohë të plotë dhe atij të pjesshëm, të njohur si Part-Time. Jorgaq Kaçani, rektor në Universitetin Politeknik, e shikon ende të paplotësuar sistemin e studimeve në Distancë. “Edukimi në Distancë është pak a shumë e njëjta gjë si sistemi Part-Time. Duhet të ishte në nivele më të larta, ku studenti kudo që të jetë nëpërmjet videove të ndiqte leksionet dhe seminaret. Pastaj të vijë dhe të ketë kontakte të pjesshme me studentët. Por, duke pasur mangësi ne kemi mundësuar që ta organizojmë në takime ditore. Ne nuk kemi arritur që ta realizojmë deri më tani, ndjekjen e studimeve me videokonferencë. Kemi pasur projektin për ngritjen e qendrave të videokonferencës, por që nuk është bërë. Mendohet që në të ardhmen të ngremë qendra të tilla.” Një nga problemet bazike me të cilat përballet Edukimi në Distancë është jo vetëm mungesa e videove, por edhe mostrajtimi i pedagogëve, të cilët duhet të organizojnë orë të posaçme ku të regjistrojnë videot, të cilat më pas u shpërndahen studentëve. “Kjo nuk është bërë për shkak të mungesës së investimeve, kulturës së mangët, traditës dhe eksperiencës nga pedagogët etj. Por që të realizohet kjo duhet të ngrihet qendra e regjistrimit të leksioneve dhe të seminareve. Ato pastaj duhet të kalojnë nëpër video dhe të transferohen në CD dhe më pas t’u shpërndahen studentëve për t’i ndjekur në shtëpitë e tyre. Kjo është një mënyrë më e lehtë për t’u realizuar.” Edukimi në Distancë ka hyrë në vitin e tij të shtatë të funksionimit. Ky sistem është krijuar në mënyrë të tillë që t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre personave të cilët për shkak të punës dhe vendbanimeve të largëta, të munden të ndjekin arsimin e lartë nëpërmjet videove. Hëpërhë një gjë e tillë duket e largët. Ky është edhe shpjegimi pse individët që kërkojnë të ndjekin studimet e larta, nuk e kanë në preferencën e tyre. Por një nga arsyet mbetet edhe mbirja e universiteteve private, të cilat kanë përvetësojnë një pjesë të konsiderueshme studentësh, të cilët në ofrimin e kushteve të tilla mësimore nuk e shikojnë të arsyeshme t’i përkushtohen një sistemi të tillë si Edukimi në Distancë, i cili edhe pa problemet, nuk është se të ofron mundësi punësimi.

Arkitektura, hyrja me mesatare, seleksionim në vitin e parë

Universiteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës pritet të ndryshojë mënyrën e konkurrimit të pranimeve në universitet. Nëse deri më tani maturantët konkurronin nëpërmjet provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje, tanimë është propozuar që konkurrentët të futen vetëm mbi bazë të mesatares. Gjithçka është ende një propozim. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, shprehet se kjo mënyrë do të krijojë mundësinë e që studimet t’i vazhdojnë vetëm studentët e talentuar. Por, kjo nuk do të thotë që degën e Arkitekturës mund ta ndjekin të gjithë nxënësit me mesatare të lartë. “Aktualisht kemi bërë propozimin që të mos ketë konkurs dhe hyrja për në universitete të jetë e lirë. Sigurisht, kuptohet që gjithçka do të bazohet tek mesatarja, që do të jetë një kufi për pranimin. Ne do t’i pranojmë të gjithë studentët në vitin e parë, por jo të gjithë këta do të arrijnë të ndjekin studimet. Pas vitit të parë do të bëhet seleksionimi i atyre që nuk kanë mundësi të vazhdojnë dhe nuk kanë talent për të vazhduar arkitekturën. Duhet kuptuar që dega e Arkitekturës është një talent më vete dhe sado i mirë të jetë një student, po nuk pati talentin nuk e bën dot këtë punë”. Krahas këtij modeli është menduar edhe një variant tjetër, për studentët që dalin me nota të mira, por që nuk kanë talent për të qenë pjesë e arkitekturës. “Ata që do të dalin të mirë mund t’u jepet një degë tjetër mbi bazën e rezultateve. Në të kundërt, mund të largohet nga kjo degë dhe të bëjë një zgjedhje tjetër në universitete të ndryshme. Senati i Rektoratit po shqyrton ende të gjitha mundësitë për të reformuar Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, ku synohet për të mbajtur më të mirët. Ne duam të shkojmë drejt një logjike që t’u japim mundësinë sa më shumë studentëve të provojnë veten, por në fund të qëndrojë më i miri.”

Arkitektura, hapet dega e
restaurimit të veprave të artit


Duke filluar nga viti akademik 2013-2014, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, do të ketë edhe një degë të re, e cila do të quhet Departamenti i Restaurimit dhe i Teknologjisë së Arkitekturës. Ky departament vjen si kërkesë e kohës, për ruajtjen dhe restaurimin e mjaft veprave historike të cilat gjenden në rrezikun e agjentëve atmosferikë. Në Universitetin Politeknik të Tiranës, po gjatë vitit të ardhshëm akademik do të hapen tri Mastera: konkretisht ai Profesional në Degën e Teknologjisë dhe Informacionit dhe në Megatronik si dhe Master Shkencor në Inxhinierinë Ekonomike.

Edukimi në Distancë,
me vetëm 30 studentë


Aktualisht Edukimi në Distancë, zhvillohet në vetëm dy profile në Universitetin Politeknik, respektivisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në degët Logjistikë dhe Prodhim, ku studiojnë 30 studentë. Edhe pse në Distancë, cikli i parë i studimit zgjat 3 vite, me 60 kredite secila. Me mbarimin e ciklit të parë, studenti ka të drejtë të ndjekë studimet në Master Profesional dhe Shkencor. Të vetmet ditë kur zhvillohen leksione janë ato të premte dhe të shtunë. Koha se kur do të mund të funksionojë ky sistem arsimor, mbetet në dorë të hapjes së degëve të reja apo kurseve 4-mujore. Jorgaq Kaçani shprehet se Universiteti Politeknik ofron edhe kurse 4-mujore, të cilat mund të organizojnë lëndë me videokonferneca, Duke qenë se numri i studentëve do të ishte më i lartë edhe interesi për bërjen e këtyre videove dhe angazhimi i pedagogëve do të ishte më i madh. Mësimi me videokonferenca nuk është zhvilluar asnjëherë i plotë. Që në fillim të hapjes së tij, u bënë regjistrimet disa videove dhe u shpërndanë.

/Shekulli Print/Emanuela Sako/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi