Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Hetimi i Oscar Pistorius Empty Hetimi i Oscar Pistorius

Fri 22 Feb 2013 - 11:47
Hetimi i Oscar Pistorius Pistorius-gara

Oscar Pistorius padyshim ka një ekip shumë të mirë avokatësh mbrojtës. Në kohën kur vëmendja e të gjithë mediave botërore është përqendruar tek gjyqi i tij, procesi ka marrë një kthesë të papritur pas pohimeve të policisë se detektivi që kryeson hetimin kundër atletit afrikano-jugor përballet dhe ai vetë me shtatë akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

Hilton Botha ishte një ndër zërat më të egër kundër Pistoriusit, por në sytë e opinionit tani ai kthehet nga akuzues në të akuzuar. Botha dhe dy oficerë të tjerë, siç pohoi zëdhënësi i policisë Neville Malila, duhet të dilnin para gjykatës në muajin maj. Që të tre thuhet se kanë ngarë në gjendje të dehur një makinë policie e kanë hapur zjarr mbi një furgon të mbushur me pasagjerë. Efektivët u arrestuan një herë në 2011-tën, por padia kundër tyre u rrëzua herën e parë, me sa duket për tu ringritur sërish.

Pistorius e mohon vrasjen me paramendim të të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp, 29 vjeç, ndërsa prokurorët insistojnë për të kundërtën. Seanca dëgjimore për lirimin me kusht ka rinisur për të tretën ditë në Pretoria.

Gjigandi sportiv Nike konfirmoi së fundmi se ka pezulluar kontratën e tij me kampionin paraolimpik. Gjatë seancës së sotme, një gjykatës e bëri të qartë se vrasja me paramendim nuk mund të përjashtohet, por shtoi se akuzat mund të reduktohen më vonë. Në rastet e shpalljes fajtor për vrasje të kësaj natyre, parashikohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi