Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Problemet e shfaqura me gjuhën shqipe nëpër Universitete  Empty Problemet e shfaqura me gjuhën shqipe nëpër Universitete

Fri 22 Feb 2013 - 17:19
Problemet e shfaqura me gjuhën shqipe nëpër Universitete  Db0ba574-4c0b-45a7-9aa6-527a2bc973f9---0-

Sipas pedagogeve, gjithçka vjen, pasi në shkollë të mesme nuk bëhet lëndë e mirëfillte e gjuhës amtare.
Nuk është një fletë e zakonshme shënimesh, por një kërkesë zyrtare e një studenti të fakultetit të Gjuhëve te Huaja, ajo që hap diskutimin. Veç shkrimit që nuk duhet të ishte me dorë, nuk janë respektuar shenjat e pikësimit, gabime ortografike ka kudo dhe nuk janë respektuar kriteret se si hartohet një kërkesë.
Me keqardhje dekania e fakultetit te Gjuhëve te Huaja, Klodeta Dibra, shprehet se studentet e sotëm janë shume te dobët ne gjuhen amtare. Tingëllon çuditshme, por është e vërtete! Ne fakultetin Filologjik dhe ate te Gjuhëve te Huaja, pjesa me e madhe e studenteve jane mbetës ose shume te dobët ne lendet e shqipes.
Sipas pedagogeve kjo vjen, pasi ne shkolle te mesme nuk behet lende e mirëfillte e gjuhës amtare dhe se te rinjte e sotëm, nuk kane me interes për leximin e librave. Ky fakt pohohet nga vete studentet. Kur universiteti i Tiranës ka miratuar futjen e lendes se Kulturës Gjuhësore ne çdo fakultet, dekania Dibra sheh domosdoshmëri provimin e gjuhës amtare para hyrjes ne shkolle te larte. Ndërkohë, Kultura Gjuhësore e Shqipes do te jete lende me zgjedhje ne fakultetet e Universitetit te Tiranës. Programet tashme janë miratuar dhe pritet vetëm përzgjedhja nga studentet
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Problemet e shfaqura me gjuhën shqipe nëpër Universitete  Empty Re: Problemet e shfaqura me gjuhën shqipe nëpër Universitete

Sat 23 Feb 2013 - 0:20
Aiii ka per te pasur edhe shume e shume probleme sepse kane per t'a harruar gjuhen shqipe perderisa merren edhe ne gjuhen shqipe me fjale angleze...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi