Hiqet Shqipëria nga ‘vend i sigurt’, bum kërkesash për azil
Sat 23 Feb 2013 - 16:01
Iniciativa për Stabilitet në Europë, letër Parlamenti Europian: “Shkurtoni kohën e përgjigjes për azilkërkuesit”. Kanë kërkuar azil 6 725 shqiptarë
Luis Tanushi
-BE-ja hoqi kërkesën për vizë Shengen me qëndrim afatshkurtër për shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë në dhjetor 2009 dhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës në dhjetor 2010. Por, procesi i liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor ishte i kushtëzuar me respektimin rregullave. Pavarësisht se vitin e parë Shqipëria paraqitej më mirë se vendet e tjera ballkanike, në Bashkimin Europian gjithnjë e më shumë po rritet shqetësimi për shtimin e numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët. Letra Përmes një letre të hapur dërguar më 13 shkurt 2013, Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme dhe Parlamentit Europian, qendra “Iniciativa për stabilitet në Europë”, kërkon rishikimin e procedurave për azilkërkuesit e Ballkanit Perëndimor. Ekspertët shprehen se zgjatja e procedurave për marrjen e një përgjigjeje për azilkërkuesit, shoqërohet me rritjen e numrit të kërkuesve. Vendet që kanë përfunduar me sukses dialogun për liberalizimin e vizave me Komisionin Europian, duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe kriteret për një dialog të tillë, konsiderohen si pjesë përbërëse të vendeve të sigurta. Azilkërkuesit e Ballkanit Perëndimor në shumicën dërrmuese synojnë shtetet anëtare të BE-së me procedura të gjata: Gjermani, Suedi, Belgjikë dhe Luksemburg. Në këto shtete anëtare, procedura zgjat rreth 3 muaj ose dhe më shumë deri në 7 muaj në rastin e ankesës. Nga ana tjetër, shtetet anëtare të cilat vendosin mbi kërkesat shpejt, brenda më pak se 3 javë, kanë përjetuar një rritje tepër të vogël. Procedura e shkurtër do të thotë edhe barrë më të ulët për vendet pritëse. Kjo mospërputhje shpjegon pse ka pasur një rritje të azilkërkuesve në Gjermani dhe jo në Austri, në Suedi dhe jo në Holandë e në Belgjikë. Zhvillimet e fundit në Gjermani konfirmojnë se një procedurë e shkurtër është çelësi. Gjermania bëri një përpjekje të bashkërenduar në mes të tetorit dhe dhjetorit 2012 për të përpunuar pretendimet e Ballkanit perëndimor, duke e çuar kohën mesatare të vendim-marrjes nga 3 muaj deri në 9 ditë. Pretendimet kanë rënë nga 6600 në tetor, në 1000 në dhjetor. Sipas studimit, numri i aplikimeve për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE në vitin 2012 aktualisht qëndron në 41.500. Kjo kërkesë është rritur më shumë se 60 për qind në vitin 2011. Ajo është 320 për qind më shumë se para liberalizimit të vizave. Në Gjermani, qytetarët e Serbisë përbëjnë grupin më të madh të paditësve në 2012. Në të njëjtën kohë, përbëjnë vetëm 0.2 për qind të kualifikuar për statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese.
Azilkërkuesit shqiptarë
Në një raport me të dhënat më të fundit të publikuara në fillim të këtij muaji, shihet me tepër shqetësim rritja e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria, veçanërisht në Gjermani dhe në Francë. Për vitin që sapo mbyllëm, Shqipëria renditet e treta nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor me një dyfishim të numrit të azilkërkuesve. Vetëm për vitin që u mbyll, kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së 6 725 qytetarë shqiptarë. Në krye renditen qytetarët nga Serbia me rreth 18 mijë azilkërkues dhe nga Maqedonia me 9 mijë. Vendi ynë lë pas vetëm Bosnjën dhe Malin e Zi. Sipas të dhënave, ulje të azilkërkuesve nga Shqipëria ka shënuar vetëm viti 2010, që përkoi dhe me liberalizimin e vizave, ndërsa vitet së pasojnë pasqyrojnë dyfishim të numrit duke ngjallur shqetësim në vendet evropiane, veçanërisht në Gjermani dhe në Francë. Sipas studimit të qendrës “Iniciativa për stabilitet në Europë”, kërkesa e qytetarëve shqiptarë kërceu nga 505 në vitin 2011 në 2275 në vitin 2012 (s’ka të dhëna për dhjetor 2012), pasi Shqipëria u hoq nga lista e vendeve të sigurta pas një vendimi të gjykatës më të lartë administrative në Francë.
Azilantët në Gjermani
Në veçanti Gjermania u ndesh me një rritje të mëtejshme të numrit të azilkërkerkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2012. Kjo pati një ndikim të rëndësishëm për BE-në. Nga 22.718 kërkesa, afërsisht gjysma e kërkesave të paraqitura në BE, janë paraqitur në Gjermani. Në 18 korrik 2012 Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që përfitimet në të holla që u ofrohen azilkërkuesve duhet të rritet. Aktualisht, në Gjermani, azilkërkuesit janë vendosur zakonisht në qendrat kolektive dhe marrin ushqim e rroba në natyrë. Një familje prej katër personash (dy të rritur, dy fëmijë) gjithashtu merr një pagë të vogël prej 120 euro / muaj. Tani kjo pagë do të jetë rreth 420 euro / muaj. Nëse familja do të kujdeset vetë, ajo tani do të marrë rreth 1150 euro / muaj, ndërsa kjo shumë ishte më parë 780 Euro / muaj (qiraja dhe ngrohje janë paguar veçmas etj). Kjo çoi në një rritje të aplikimeve nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Brenda muajit pesëfishim azilkërkuesish
Në një intervistë për “Shekullin”, diplomatja Holtkemper, deklaroi se ndonëse kërkesat për azil politik nuk janë kritike, autoritetet gjermane janë të shqetësuara lidhur me pesëfishimin e kërkesave brenda një periudhe një mujore. “Parë në shifra absolute kërkesat për azil, që vijnë nga shqiptarët, nuk kanë arritur ende një masë kritike. Por, autoritetet gjer- mane janë të shqetësuar lidhur me rritjen procentuale brenda një periudhe njëmujore në pesëfishin e saj. Në këtë kontekst, prej Ambasadës është kërkuar të raportojë lidhur me gjendjen në Shqipëri. Dhe ky është një tregues, që autoritetet e brendshme tek ne i ndjekin me mjaft vëmendje zhvillimet e këtushme”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Carola Müller –Holtkemper.
Imazhi në BE si vend i pasigurt
Të dhënat e fundit mbi numrin e azilkërkuesve në hapësirën Shengen janë shqetësuese sepse tregojnë që azilkërkuesit shqiptarë kanë një dyfishim të numrit të tyre. Ndonëse ka pasur thirrje të shpeshta në media nga autoritet ndërkombëtare dhe ato vendase, duket qartë që tendenca në rritje nuk është dobësuar. Kjo tregon se nuk janë të mjaftueshme show-et mediatike duke nxjerrë para kamerave të kthyerit forcërisht, por duhet të adresohet më thellë problemet në burimin e tyre. Shqetësimi nuk është i ri, por ende nuk ka një informacion e analizë të saktë se cilët janë personat që aplikojnë për azil, nga vijnë, cilat janë problemet e tyre e si mund të trajtohen. Një tjetër fakt shqetësues që rezulton prej të dhënave është përqindja e lartë e aplikimeve të pranuara në krahasim me vendet e tjera. 9.2% e kërkuesve shqiptarë e kane fituar këtë të drejtë nga 2.1% që është mesatarja e gjithë vendeve të Ballkanit. Kjo tregon se Shqipëria ende konsiderohet nga disa vende të BE-së si një shtet i cili nuk garanton sigurinë e jetës të gjithë qytetarëve të tij. Një imazh i tillë dëmton jo vetëm reputacionin e vendit për sa i takon lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen të BE-së, por dhe ndikon negativisht në procesin e integrimit evropian. Autoritetet shqiptare duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje rasteve të tilla, e jo t’i konsiderojnë gjithë azilkërkuesit si abuzues apo falsifikues dokumentesh. Disa raste azilkërkuesish të pranuar kanë pasur të bëjnë me ngjarjet e 21 janarit apo dhe me ish-të përndjekur politikë, që do të thotë se ngjarje të rënda të ndodhura lënë pasoja me ndikim afatgjatë e që mund t’i kushtojnë shumë procesit të integrimit Europian të vendit.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Hiqet Shqipëria nga ‘vend i sigurt’, bum kërkesash për azil
Sun 24 Feb 2013 - 14:32
Veprat e Sali Berishes!!!
Qe e hengert vdekja ta haje...
Qe e hengert vdekja ta haje...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi