Futbollisti dhe politikani në Turqi: Jam shqiptar, jo turk
Sat 23 Feb 2013 - 16:10
Futbollisti internacional turk, Hakan Shukur aktualisht deputet në parlamentin turk sot duke iu përgjigjur një pyetjeje për çështjen kurde në Turqi deklaroi, “Unë jam shqiptarë, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi i im është më ndryshe. Unë jam ushqyer nga kjo tokë.”
Ne këtu përjetuam ndarje të shumta dhe kjo u reflektua edhe me veçoritë etnike, për këto çështje shteti duhet të angazhohet dhe ne këtë si parti në pozitë po bëjmë tani. Krejt kjo për tërësinë dhe mirëqenien e vendit tonë, duke potencuar rëndësinë që ka kontributi i të gjithëve në ndërtimin e shtetit turk, transmeton Almakos.
Ai përmendi edhe sfidat e të kaluarës kur diferencimet në bazë të gjuhës, besimit, vendit të origjinës ishin shumë të theksuara, kur çdokush ishte në kërkim të drejtave të veta. Mirëpo, Shukur u shpreh se sot si shtet, Turqia, i kushton rëndësi këtyre çështjeve.
Këto deklarata, Hakan Shukur, i bëri në një debat që kishte në universitetin Mehmet AKif Ersoy me studentet në qytetin Burdur të Turqisë.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
- Politikani belg: Të paguajmë një shqiptar të vrasë një pedofil
- Futbollisti serb fyen flamurin shqiptar
- Xherdan Shaqri, futbollisti shqiptar Ylli i Bajernit: “Ja pse nuk ngrita flamurin Kuq e Zi”
- Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar që shkëlqen kudo shkon, shënon edhe në fitoren e Bayern-it!
- ''Gjarperi i haurit'',politikani me aksidental i tranzicionit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|