Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhimbjet e kockave, shkaqet dhe trajtimi Empty Dhimbjet e kockave, shkaqet dhe trajtimi

Mon 25 Feb 2013 - 16:17
Dhimbjet e kockave, shkaqet dhe trajtimi KockatStina e dimrit eshte me e veshtira per ata qe vuajne nga dhimbjet e kockave. Dhimbja mund te preke pjese te ndryshme te sistemit skeletor, nga krahet te kembet apo nga gjoksi te shputat. Origjina e dhimbjes mund te jete e ndryshme, duke nisur qe nga dhimbjet e zakonshme te kockave, deri te semundje te renda si tumoret. Ky nuk duhet te jete nje rast per t’u alarmuar, por nje ndergjegjesim per t’iu drejtuar mjekut.

Simptomat

Simptomat e dhimbjes se kockave jane ne thelb nje ndjene bezdie e vazhdueshme, qe mund te behet akute, duke u transformuar ne dhimbje te forte, e cila zakonisht prek kycet. Ne shume raste, kjo dhimbje shoqerohet me lodhje: ndihemi te dobet dhe rrime me veshtiresi ne kembe. Gjithashtu, mund te shoqerohen me dhimbje muskulare apo veshtiresi ne levizje.

Shkaqet
Sapo flitet per dhimbje kockash, shumica mendojne menjehere per reumatizmen. Por nuk eshte gjithmone kjo semundje shkaku I dhimbjeve, pasi ka raste kur mund te kemi te bejme me artrit.

Reumatizma eshte nje semundje me karakter degjenerativ, e cila fillon me demtimin e kercit, I cili behet zanafilla e nje procesi inflamator, qe prek indet. Ndersa artriti eshte nje iflamacion I kyceve ka karakter kronik.

Dhimbjet e zakonshme te kockave, qe perbejne shumicen e rasteve, kane te bejne me gabime te menyres se qendrimit, sidomos gjate kryerjes se puneve qe perseriten (p.sh. nga qendrimi ne tavolinen e punes). Ndodh qe ne origjine te dhimbjeve te kockave te qendroje edhe mungesa e aktivitetit fizik apo ndryshimet e menjehershme te temperatures.

Nje tjeter shkak i ketyre dhimbjeve mund te jete edhe hiperparatiroidizmi, i cili konsiston ne sasine e madhe te prodhimit te paratormoneve, hormone qe kane te bejne me rregullimin e metabolizmit te kalciumit.

Ne disa raste, ne baze te dhimbjeve te kockave mund te qendroje edhe kanceri. Ne rastin e kancerit te kockave, dhimbja eshte akute. Edhe leucemia mund te provokoje dhimbje te tilla.

Trajtimet
Trajtimet per dhimbjet e kockave ndryshojne ne varesi te shkakut. Ato variojne nga ushtrimet fizike, deri te kemioterapia. Ne rastin e artritit, nuk ka nje kure specifike, por semundja mund te mbahet nen kontroll, ne menyre qe te mos perkeqesohet jetesa e te semurit. Mjeket rekomandojne pushim, nxehtesi ne vendet ku ndihet dhimbja dhe perdorimin e antiinflamatoreve.

Gjithashtu, nuk mund te lihet jashte vemendjes as fizioterapia, e cila forcon muskujt. Nje tjeter alternative jane kurat termale, per te tonifikuar muskulaturen dhe shtuar levizshmerine.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi