Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Kanceri në qafën e mitrës, vaksina hyn në kalendar Empty Kanceri në qafën e mitrës, vaksina hyn në kalendar

Thu 28 Jan 2010 - 23:12
Perfaqesuesit e ministrise se Shendetsise, premtojne futjen e vaksines se kancerit te qafes se mitres ne kalendarin kombëtar te vaksinimit. Por kjo sipas tyre do te arrihet ne 5 vitet e ardhshme. Deklarata u be nga drejtori i Shëndetit Publik prane ministrise se Shendetesise Gazmend Bejtja. “Vaksina është në treg. Ndodhet në depot farmaceutike. Është paksa e shtrenjtë. Është në planin tonë që kjo vaksinë të futete në kalendarin e vaksinimit, pra të mbulohet nga fondet e shtetit. Kjo të bëhet në rangun e 3-5 vjetëve të ardhshme sepse ka një plan të caktuar për futjen e vaksinave të reja”, tha Bejtja.

Specialistet e shendetesise gjate kësaj jave, e cila eshte quajtur dhe java evropiane e kancerit te qafes se mitres, ju bejne apel qytetareve te depistohen ne moshe te hershme nderkohe qe tregojne dhe disa nga faktoret qe cojne drejt kësaj patologjie. “Fillimi i jetës seksuale në moshë të re presupozon që të kemi një prekje më të lartë nga ky virus. Pirja e duhanit, gjithashtu akuzohet si një shkaktar i këtij kanceri. Gjithashtu stili i jetës, mënyra e të ushqyerit me shumë yndyrna, kur në fakt duhen ngrënë më shumë fruta dhe perime”, tha Bejtja. Per fat te keq, vendi yne vazhdon te renditet ne listen e shteteve qe kane nje numer te larte te rasteve te shfaqura ne vit, 25 raste te reja per 100 mije femra dhe rreth 140 vdekje ne vit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi