Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Poezi aktualiteti

Wed 27 Feb 2013 - 21:20
Kanita( X-Factor)

Një vogëlushe e vogël
nga qyteti i Shkupit
me zë të ëmbël e të bukur
në skenë qëndron si flutur.

Është e vogël, intelegjente
e mirë e dashur dhe shumë talente,
në një moshë të njomë 11 vjeçe.

Ja mësiu Tiranës që të këndoj,
gjith adhuruesit e këngës t’i gëzoj.

Zëri i saj i kombinuar,
ylber me shumë ngjyra
zërin e saj të bukur
që i ka falë natyra.

Zë i ëmbël, i përbërë
nga mjalti e nektarina,
ja ka zili bilbili e kanarina,
kesaj ëngjellushe me emrin Kanita.

Juria e përbërë nga anëtar e anëtare
Albani, Pandi , Tuna dhe Soni
po tregon vlerat e tua si këngëtare,
në tokë e qiell, zëri i saj jehoi.

Kisha dasht të kem, një nxënëse si ti
se yjet, hëna dhe engjujt ta kan lakmi.
Vazhdo në Tiranë të këndosh ,
të gjithë në X-Factor t’i sfidosh.
Zeqirja Latifi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Wed 27 Feb 2013 - 21:33
Nuk dua të quhem azil

Me halle e plot derte
kam kaluar male e dete,
jo nga qefi,por nga zori
këtë fat e pata unë i gjori.

Vuajtje që nga fëmijëria
nuk mu hoq kurrë mërzia.
Bredha labirintet e jetës
per hir të së vertetes .

I luta në qiell yjet e Hënën
me gjuhën e engjujve
të më heqin dëshprimin,
ne vend te hidhrimit
të më japin durimin.

Ata nuk folën,me vështruan
nuk me pyetën pse i shkretë,
kështu kaq keq të kan mallkuar ,
në këtë botë kështu ke mbetë.

Atëherë me vedi kuvendova
një pyetje e parashtrova
deri kur unë në varferi?
si do t’ia dalë me këta fëmi.

Cila është ardhmëria ime,
të jetoj kështu me thërrime
nuk kalohet jeta me hidhërime
më duhet te mendoj me arsye.

Bredhi rrugëve “I pa punë”
term i keq që se dua unë.
Të behem një lustraxhi
kesaj pune rendin s’ja di.

Detyrë vehtes i parashtrova
ti drejtoj sytë kah Evropa,
të shkoi atje te gjej punë
dhe i zoti vehtes të jamë unë.

Erdha në vende t’perëndimit
dhe unë i lumi gjeta punë
filloi punën para agimit
pa u lodh nga puna kurrë.

Këtu larg ne dhe të huaj
gjuhën shqipe s’mund ta ruaj
Zeqirja Latifi

Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Wed 27 Feb 2013 - 21:44
Katër vite, njëmijë kujtime

Plot katër vite mësuam ne shkollë
erdhi dhe kjo ditë me u nda me shokë
katër vite ne nje klasë bashkë mësuam
muajt dhe vitet si uji kaluan.

A mos valle s’ditëm me numruar
si kaq shpejt,këto vite na shkuan.
shoke e shoqe gjithherë nderova
pse sot kaq shpejt, u largova.

Amos vallë kujdestaret dhe profesorët,
gjat orëve ndoshta na mallkuan,
ndoshta gjat mësimit nuk i nderuam
kur pa detyra, në shkollë shkuam.

Ylli polar sillet verdallë
a thua per mesimet
malli do t’na marre?

Kujtimet për mësimdhënësit
a do të harrohen,të treten vallë,
apo ndoshta do t’i kujtojmë
të gjitha me rradhë,
a do të na kujtoj e bukura zile

Katër vite njëmijë kujtime.
O kujdestari ynë nuk mund të durojmë
pa të thënë fjalën se kurr s’të harrojmë;
Ndoshta me këto fjalë rëndë të lënduam,
por nga sjellja yte, gjithherë u nderuam.

O nxënësit e mi, të bekuar
s’më mbetet gjë tjetër
veç suksese për t’ju dëshiruar;
më bëhet zemra hi e shkrumbë
kujtimet për ju kurrë nuk do t’i humb.

Kujdestar ynë i dashur dimrin na e bënë verë
me ty nata e zezë, na bëhet dritë,
pa ty shkolla nuk kish kuptim e vlerë
në ditët e vështira ti na ishe e vetmja shpresë.

Do të marrim tash një rrugtim tjeter
por nuk do t’i harrojmë shokët e vjetër.
Do të ndryshojmë mënyren e jetës,
që të realizojmë ëndrrat e shpresës.
Zeqirja Latifi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Wed 27 Feb 2013 - 21:50
Preshevë qëndro e fortë në trojet etnike

Një vatër e moçme,vatër Arbërore
ndër vite e mote Preshevë u flijove,
Je një vend i mirë me bukuri natyrore
as një herë Preshevë nuk u dorzove.

Po qëndron e fortë siç qëndruan te partë
këtë tokë e sunduan sllavët e agallartë.
Tokë e vuajtur, ndër vite e shekuj
e forte e qëndrueshme si çelik e hekur.

Turku ,sllavi e barbari gjithnjë ju torturuan
por dëshirën për liri, më shumë e kan shtuar.
Lirinë e popullit nuk e bënë dot,turku e sllavi,
se në damart e juaj nuk ka ujë,por gjak shqiptari.

Luftrat ruso- turke ato ashtu quhen
Në kujtimet e tokave tona ato ruhen.
U bë marrveshja e kobshme e Shën Stefanit
u dëmtuan tokat shqiptare u dëmtua vatani.

Në vitin një mijë e tetëqind e shtatdhjet e tetë
mbi tokat shqipetare një ditë ranë retë,
ranë retë u mbulua me zi ballkani
Më së keqi këto re, i pësoi shqiptari.

U organizua konferenca e Berlinit
Rusisë dhe sllavit t’I kufizoj kufirin,
u bë marreveshja në të mire të Gjermanisë
dhe rëndë u dëmtuan tokat e arbërisë.

Pas pak muajsh u bë marrëveshja shqipëtare
u njoh me emrin “Lidhja e Prizrenit” .
Në Prizren u vendos që të mbahet kuvendi
dhe me këtë lidhje të udhëheqë Imer Prizreni.

Zgjohu UÇPMB tregoi sllavit se kush je
bënju me dije se shqiptaret kan vetem një atdhe,
jemi këtu prej kohe te paret na e kan lanë,
se ne shqiptarët kemi veç një nanë.

Fole shqipesh ky vend ka qene dhe do te jetë
as kush kthetrat e shqipes nuk guxon me I prekë,
janë kthetra te gjata dhe shum te mprehta
e shkyen shkaun me gjoks dhe bajoneta.

Mos na i prekni përmendoret se ato jane te shenjta
se për këto gjëra ju kushton sa krejt jeta
jan gërryer emra ne gur graniti
te bijve tanë me zemra te çelikta.

Afër kufirit në Paraqin nga Aleksinci e deri ne Prokuple
u derdh gjaku I Azizit,te gjymrikana aty te molle kuqe
ju ka bërë me dije e ka leshu nje za,
se trojet arbërore as kush s’guxon me i nda.

Kur të ja msyni përmendores shumë herë mendoni
se njëherë do i humbni ata qe me shume i doni.
Preshevë e dashur ti vetem nuk je
I ke trimat ne krah, që luftuan për atdhe.

Presheva dhe trojet tjera aty që jane pranë
të gjih jemi të bashkuar dhe vet s’ju lamë
Zeqirja Latifi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Wed 27 Feb 2013 - 21:56
Bukuria Që Vret

Stina e dimrit stinë e vitit
stine e fundit në kalendar
shënohen ngjarjete e fundvitit
Po i shënoj do ngjarje me rradhë.

Kur dielli shkëlqen mbi borën e bardhë
natyra merr një bukuri të paparë,
vezullojnë sytë nga shkëlqimi si një Kristal
në brendi të shpirtit fshihet ndjenje e gjallë.

Në kohërat e shkuara bënin dimra t’egër
ngrinte tokën dhe lumenjtë në shtretër.
Migjeni poet i shquar i Shkodrës
Na ka lënë shkrimet e tij te kohës.

Na shkruan për ngjarjet e kohës së tij
se si në kasolle vdes një fëmijë,
Kjo nuk ishte ngjarje për t’vetmën familje,
por për krejt Shqipërinë ishte gjë tipike.

Në Dragash, atje lartë në Restelicë
ka filluar dimër i fortë me acar e stuhi.
Banorët skishin parë kështu një çudi,
ishte borë e fortë,gjithçka ishte ngri.

Nga kodra e malit ka rrëshqit një ortek bore
ka godit shtëpinë e një familje të kurbetit,
që shtëpinë e tyre s’e kishin parë prej kohe
shtëpia u trondit si dridhjet e tërmetit.

Nga kjo ngjarje u trondit kosova e mbarë njerëzia
në ndihmë erdhi TMK-ja dhe e tërë malësia.
Filluan gërryerjet që t’shihnin se çkishte ndër çatia
Ishin 9 te vdekur dhe e bekuara e vogël nga perëndia.

Kosova me flamuj në gjysmë shtize,mbajti ditë zie
në shenjë respekti,nderoi viktimat ashtu si i ka hije.
Në Restelicë u shemb bora,ra ortek i vërtet,
kjo është thënia e Migjenit “Bukuria që vret”.
Zeqirja Latifi

Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Wed 27 Feb 2013 - 22:12
Muajt e vitit

I pari është janari
puna fillon së mbari,

I dyti është shkurti
dimri arrin fundin;

Marsi është i treti
dimrin na e treti;

I katerti është prilli
fillon dita me aprilili;

Maji është i pesti
lulekuqe në veti;

Qershori me qershia
kokrrën zen lajthija;

KorrikuiI shtati
tokën na e kalli;

Gushti është i teti
ndër muajt i vërteti;

Muaji i nëntë shtatori
verën seç na e mori.

muaji dhjetë muaji tetor,
na çfaq vjeshtën si meteor;

Muaji nëntor vjen me rradhë
i thot dhjetoritfundi na ka ardh;

Dhjetori i çon fjal janarit
ti e nise punën së mbari

me mua mbaron kalendari.
Zeqirja Latifi
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Sat 2 Mar 2013 - 16:03
Stop Abortit

Një momentgjithmon k
am prit
Me ardh dita për me lind
Nënën time ta përqafoi
Dhe aromën t
ia shijoj

A nuk munde me u bind
Që edhe unë për me lind
Të shijo
j atë botë mety
Që kur të rritem të mbroi un ty
.

Nëna ime shumë gabove
Nuk më linde më abortove
Më abortove pa asnjë faj
Ma morre jeten ma bëre vaj

Nëna ime po argëtohesh
Po vjen dita kur të pendohesh
Mos ke frik se vjen ajo dit
Sa të hapësh dhe mbyllur syt
.

Nuk E din sa i dashur do isha
Ne boten tende kur do visha
Te pakten nje her tme kishe pa
Kurr prej meje nuk ishe nda
.

Por ty nuk deshte te vi ne at bot
Tash eshte von dhe shum e kot
E djali yt nuk osht me ty
S
hpresoj zotita fal nan ty .

Doja të rritem të bëhem me prind
Por se pata kët fat me lind
Spata fat me jetu
Dotë lutem me u pendu
.

Gjithë kohën të kam përmendur
Ty moj nën ke qenë një engjull
Unë në zemër të kam pasur
Ndërsa ty nuk më ke dashur
.

Nuk më deshe më le pas dore
Nuk më linde më abortove
Nëna jeten ma shkatrroi
U bë shkak që un s'jetoi.....


Mahir Ademi...
Sponsored content

Poezi aktualiteti Empty Re: Poezi aktualiteti

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi