Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Warren Buffett i zhgënjyer: Në 2012-ën fitova vetëm 24 miliardë dollarë!

prej Sun 3 Mar 2013 - 11:32
Warren Buffett i zhgënjyer: Në 2012-ën fitova vetëm 24 miliardë dollarë! Warren_buffret1-300x200Ka deklaruar se është zhgënjyer nga fitimet që ka nxjerrë gjatë vitit 2012, supermiliarderi Warren Buffett.
I njohur si guru i investimeve, investuesi i koloseut Berkshire gjatë vitit që shkoi fitoi “vetëm” 24 miliardë dollarë.

Edhe pse vlera kontabël e Berkshire u rrit rreth 14.4%, Buffet u shpreh se ishte një vit i dështuar, pasi kompania e tij ia kaloi dot rritje së vlerës së “Standard & Poor’s”, e cila vitin që shkoi u rrit me 16%.
“Është hera e nëntë gjatë 48 viteve të fundit që përqindja e vlerës kontabël lëvizi më ulët se ajo e S&P”, shkroi Buffett në raportin e tij. Bëhet me dije se ai gjithmonë bazohet tek vlera kontabël e Berkshire dhe jo tek fitimet vjetore.
Gjithashtu, supermiliarderi është zhgënjyer se gjatë vitit që shkoi, nuk arriti të kishte sukses në një deal shumë të rëndësishëm. “Ndoqa shumë “elefantë”, por u ktheva duarbosh”, shkroi ai në të njëjtin raport.
Megjithatë, 2013-ta filloi mbarë për Warren Buffet, pasi kompania e tij, në bashkëpunim me kompaninë braziliane 3G Capital, ndodhen shumë pranë nënshtrimit të një marrëveshjeje për të blerë H.J. Heinz, e njohur për ketchup-in e famshëm. Bëhet fjalë për një deal që kap vlerën 23 miliardë dollarë. /alb-observer.com/


Warren Buffett i zhgënjyer: Në 2012-ën fitova vetëm 24 miliardë dollarë! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi