Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Qeni shpëtoi vajzën 3-vjeçare nga të ftohtit

prej Mon 4 Mar 2013 - 11:21
Message reputation : 100% (1 vote)
Qeni shpëtoi vajzën 3-vjeçare nga të ftohtit  129-640x320

Një vajzë 3-vjeçe me emrin Julia, e cila ishte zhdukur të premten në perëndim të Polonisë, në fshatin Pierzwin, është gjetur të shtunën në mëngjes në një kënetë, disa kilometra larg shtëpisë së saj, ndërkaq në afërsi e kishte qenin e saj besnik.

Momentalisht ajo gjendet në spital, për shkak të morthit, sepse trupi i saj ka qenë i ekspozuar në temperatura deri në – 5 gradë Celsius.

Zjarrfikësi Grzegorz Szymanski, i cili e ka gjetur këtë vajzë të vogël, ka deklaruar për media se qeni ishte ai që ia kishte shpëtuar jetën e vajzës, pasi që me trupin e tij e kishte ngrohur trupin e saj, ndryshe vështirë se ajo do të mund të mbijetonte, raporton indeksonline.

“Qeni ka qenë pranë saj gjatë gjithë natës. Mos harroni, temperatura ishte -5 gradë Celsius, ndërsa vajza ishte e lagur”, ka thënë Szymanski.

Më shumë se 200 vetë kanë qenë të angazhuar në gjetjen e Julias, e cila e kishte kaluar natën duke bredhur nëpër mal në kërkim të shtëpisë së saj, ndërsa e kishin gjetur zjarrfikësit, të cilët e kishin dëgjuar duke qarë dhe duke e thirrur mamin e saj.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Qeni shpëtoi vajzën 3-vjeçare nga të ftohtit  N
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Qeni shpëtoi vajzën 3-vjeçare nga të ftohtit

prej Mon 4 Mar 2013 - 14:17
E pra kemi thene qeni eshte miku me i mire i njeriut Very Happy


Qeni shpëtoi vajzën 3-vjeçare nga të ftohtit  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi