Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Edhe kafja ka dëmet e saj (VIDEO)  Empty Edhe kafja ka dëmet e saj (VIDEO)

Tue 5 Mar 2013 - 11:57
Ju sjellim faktet negative rreth kafes në bazë të së cilave kafeja, konsiderohet po aq e dëmshme sa pirja e duhanit. Gjithashtu pjesë me rendesi të vecantë dhe shqetësusese është varësia që shumica kanë ndaj kafesë dhe mos mundësia e heqjes dorë nga e njëjta…

Kafenia, e cila është përbërja kryesore e kasesë, është po aq e dëmshme për organizmin sa edhe vetë duhani, thonë specialistët britanik. Nga ana tjetër doktor Jack James thotë që kjo substancë stumulative mund të shkaktoj vdekje të parakohshme, kurse të gjithë ne që konsumojmë disa kafenë ditë, nuk jemi të vetëdijshëm se sa sasi të madhe fusim në organizëm dhe sa dëm i shkaktojmë vetes me këtë shprehi negative.

Jack James bën të ditur gjithashtu se përvec sasisë së kafeinës të cilën e marrim me anë të pirjes së kafes, kjo substancë gjithashtu gjendet edhe nëpijet e ndryshme të gazuara, pijet alkoolike, pijet energjike, në jogurt dhe në camcakëzët e ndryshëm. Kurse sipas statistikave dhe studimeve, sasia e mjaftueshme pa rrezik e kafeinës në organizëm të një individi është 400 miligram, përvec grave shtatzëna të cilat nuk duhet të marrin më tepër se 200 miligram, kurse fëmijët jo më tepër se 75 miligram.

Pjesë tjetër shqetësuese është fakti që ne I dijmë pasojat por sërish nuk duam tia dijmë për përmirësime. fakti që një pjesë e madhe e njerrëzve kanë filluar të konsumojnë kafenë në moshë të re nga 15 -19 vjet, është shumë vështirë që të hëqin dorë prej saj. Nga një anketim britanik ku kanë marrë pjesë 1 700 persona, është arritur deri në konkluzion se 90 % e tyre pirjen e kafesë e kanë rutinë dhe e shoqërojnë me cdo ngrënie të mundshme, pa e marrë në konsideratë rrezikun që shkakton pirja e tepërt dhe futja e kafeinës në organizëm…

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi