Share
Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

prej Tue 5 Mar 2013 - 20:43
Do mundohem t'ju jap një përshkrim dhe një krahasim të pikëpamjeve të Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes së tij.

Do të fillojmë diskutimin tonë duke parashtruar idetë e Zigmund Frojd në lidhje me religjionin.
Frojdi analizon thellësisht problematikën e fesë tek libri “ E ardhmja e një iluzioni “, i botuar me 1927 dhe që për Fromin mbetet një ndër librat më të mirë të Frojdit (mjerisht i papërkthyer në shqip - shënim J@mes_Douglas). Kujtojmë se besimi fetar dhe sidomos krishtërimi, kishin filluar të sulmoheshin në Evropë që nga periudha e iluminizmit.

Filozofë iluministë si Volteri apo Dideroi nën emrin e arsyes kritikonin fort fenë si shfaqje të injorancës dhe paditurisë së popullit. Trashëgimtarë të kësaj prirje ishin edhe Nice dhe Marksi. Kështu për Nicen “Zoti ishtë një përgjigje e rëndomtë dhe e vrazhdë, një mungesë delikatese kundrejt mendimtarëve”. Ndërsa për Marksin “religjioni është opium për popullin” (frazë aq shumë e cituar edhe gjatë të kaluarës sonë socialiste - shënim J@mes_Douglas).

Frojdi i përthith këto mendime ateiste duke i përshtatur dhe i vendosur nën kornizën e sistemit psikoanalitik. Kështu për Frojdin besimi nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i konflikteve dinamike mes idit, unit dhe mbiunit të studiuara nga psikanaliza tek individi dhe të shfaqura tek feja në një skenarë më të gjërë.
Për Frojdin feja lindte nga nevoja e njeriut për të bërë të durueshme mjerimin dhe palumturinë e tij. Për disa individë feja mund të ishte një përgjigje ndaj ankthit, por në të njëjtën kohë, sipas Frojdit, ajo ishte e dëmshme për mendjen njerzore. Kështu Frojdi arriti në atë pikë sa të përcaktonte fenë si “një narkotik me të cilin njeriu kontrollon ankthin e tij, por mpin mendjen e tij”.

Feja nuk ishte në gjendje të përballonte kritikat e shkencës dhe ishte e detyruar të dukej gjithmonë e më shumë një iluzion. Ndërsa shkenca moderne për Frojdin, nuk ishte një iluzion pasi ajo ishte e vetëdijshme për kufijtë e veta.
Besimi fetar e kishte fillesën e tij në pafuqishmërinë e njeriut përpara forcave të jashtme të natyrës. Ai lindte në stadet e hershme të zhvillimit njerzorë, kur njeriu akoma nuk mund të përdorte arsyen e tij për t’u bërë ballë forcave të jashtme të natyrës, dhe duhet t’i mposhte ato me ndihmën e forcave afektive. Duke u ndeshur me forca të rrezikshme dhe të pakontrolluara, njeriu kishte nevojë të ndihej nën mbrojtjen e dikujt, nën mbrojtjen e “Babait” i cili zotëronte një forcë dhe urtësi shumë të lartë të cilën njeriu mund ta meritonte vetëm nëse i nënshtrohej atij dhe duke iu shmangur thyerjes së rregullave të tij.
Në këtë mënyrë, sipas Frojdit feja është një përsëritje e përvojës jetësore fëminore. Njeriu u bën ballë përvojave kërcënuese si fëmija që i bën ballë pozitës së tij të pambrojtur duke u mbështetur te babai, duke u mahnitur për forcën e tij dhe duke e pasur frikë atë. Feja për Frojdin bazohet mbi koncepte të vdekura përderisa ato janë iluzione të bazuara tek dëshirat e njeriut.

Mirëpo Frojdi nuk kufizohet vetëm duke thënë se feja është një iluzion. Ai mendon se feja është e rrezikshme, sepse shenjtëron institucionet të pavlera njerzore dhe më keq akoma, i mëson njerëzit t’ju besojnë iluzioneve dhe u ndalon që të mendojnë në mënyrë kritike. Frojdi madje përgjithson duke pohuar se pengesa për të menduar në mënyrë kritike në lidhje me ndonjë objekt apo fushë të caktuar, shpie në dobësimin e të menduarit kritik edhe në fusha të tjera dhe në të njëjtën kohë në uljen e aftësisë së arsyes në tërësi.

Një tjetër e metë e fesë sipas Frojdit është se ajo e mbështet moralitetin në parime shumë të paqëndrueshme. Në qoftë se domethënia e normave etike bazohet në atë se ato janë porosi të perëndisë, atëherë e ardhmja e etikës vihet në varësi nga besimi tek Zoti. Mirëpo duke qënë se sipas Frojdit të qënurit fetar të njerëzve do dobësohej gjithnjë e më shumë atëherë bashkë me fenë do shkatërrohen edhe vlerat tona morale (duket ndikimi i qartë i Nices, i famshëm për shprehjen e tij “ nëse Zoti vdes kush do na i japi Urdhëresat Morale - shënim J@mes_Douglas).

Rreziku që Frojdi sheh tek feja ka të bëj me faktin se idealet e tij vetiake janë pikërisht ato koncepte të cilat, sipas mendimt të tij, i kërcënon feja: arsyeja, pakësimi i vuajtjeve njerëzore dhe moraliteti.

Qëllimi i vërtetë i zhvillimit të njeriut për Frojdin është arritja e të vërtetës nëpërmjet lirisë dhe kjo gjë bëhet e mundur duke parë me guxim realitetin në fytyrë dhe duke kapërcyer fiksimin fëmijërorë. Njeriu duhet të heqë dorë nga iluzioni i ekzistencës së Zotit dhe të bëhet një i rritur që lë shtëpinë prindërore.
Vetëm njeriu i lirë dhe i rritur, i cliruar nga pushteti i autoritetit, mund ta kuptojë drejt botën rrethuese. E vetëm në këtë rast,sipas Frojdit, nëse do të bëhemi të rritur dhe te cliruar nga autoriteti do të fillojmë të mendojmë për veten.



Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

prej Tue 5 Mar 2013 - 20:45
Tani le të kalojmë te pikëpamjet e Karl Gustav Jungut në lidhje me besimin fetar. Pikëpamjet e Jungut janë krjetësisht të kundërta me ato të Frojdit.
Për Jungun ndjenja fetare është një gjendje e shkaktuar nga një forcë që ndodhet jashtë nesh. Jungu më pas e interpreton konceptin e të pandërgjegjshmes si koncept fetar.


Sipas tij e pandërgjegjshmja nuk mund të jetë thjesht pjesë e psikikës individuale, ajo nuk i nënshtrohet kontrollit të kurrkujt dhe na jepet neve nga jashtë. Si rrjedhojë e kësaj Jungu arrin në konkluzionin se për shkak të vetë natyrës së të pandërgjegjshmes ndikimi i saj te ne është vetë fenomeni fetar.

Duket e habitshme, por faza e parë e interpretimit jungian të Zotit është si të thuash një zgjatim i teorisë se Frojdit mbi fenë. Ashtu si tek Frojdi, feja si nënshtrimi i plotë ndaj Zotit, është në një farë mënyre, një rikthim në barkun e nënës për të bërë ankthin më të durueshëm.
Por në një fazë të dytë projektimet fetare tek psikikja shtrihen përtej të kaluarës personale të individit duke shkuar drejt një faze teleologjike që ka të bëjë më shumë me të ardhmen.

Imazhi i Zotit nuk është i prodhuar nga përvojat psikike si imazhë i përvojës atërore. Përkundrazi marrëdhënia me babain tokësor mund të marrë një kuptim fetar sepse është e ndërtuar mbi një model që sipas Jungut ka ekzistuar më parë, si të thuash një trashëgimi e marrëdhënies së Zotit me njeriun. Kjo është një pikëpamje krejtësisht e kundërt me pikëpamjet e Frojdit i cili e sheh marrëdhënien Zot-njeri si model i ngritur mbi marrëdhënien atë-bir, dhe jo anasjelltas sic e sheh Jungu.
Në rrafshin e psikikës njerzore, sipas Jungut mundemi të kemi vetëm intuitën e absolutes, duke qënë se ne jemi të kufizuar si qënie. Pra intuita e absolutes është një aftësi e psikikës sonë. Si rrjedhim njerëzit janë “esencialisht fetar”, tek ata është i pranishëm një instikt fetar, që është pjesë integruese e strukturës së tyre psikike.
Të mohosh inkstiktin fetar do të thotë të kuptosh vetëm pjesërisht jetën psikike dhe do të sillte si rrjedhim shqetësime psikike me pasoja serioze për shëndetin e njeriut.
Për Jungun, jeta psikike është një ndërthurje e shumë instikteve që mund t’i ndajmë në instikte ruajtëse dhe instikte shpirtërore, mes të cilave edhe etika dhe religjioni.
Dominimi i njëanshëm i njërit prej tyre do të conte në prishjen e ekuilibrit dhe kjo do të conte në prishjen e strukturave të personalitetit.
Me një të tillë pohim Jungu nënvizon një prej aspekteve karakteristike të sistemit të tij interpretativ, pra origjinën shpirtërore të shqetësimeve tona psikike.

Jungu jep një koncept interesant edhe për ëndrrën. Në jetën e njeriut ëndrra shërben si një mesazher i të pandergjegjshmes dhe i “arketipit të vetes” që është qëndra e përgjthshme e personalitetit të ndërgjegjshmëm dhe të pandërgjegjshëm. Ëndrra për Jungun përfaqëson një prej ndodhive më të pasura dhe aktive. Nëpërmjet ëndrrave arrihet drejt imazhit hyjnor, duke kaluar përmes botës së pulsioneve. Ajo na tregon nëpërmjet të folurës simbolike, rrugën për të shprehur në mënyrën më të mirë të mundshme potencialet tona njerzore dhe shpirtërore. Të mos e dëgjosh “zërin” e ëndrrës, ta harrosh apo ta zhvlerësosh atë sjellë një humbje energjie dhe merr kuptimin e një rezistence ndaj një thirrje që shpesh ka përmbajtje specifikisht hyjnore. (J@mes_Douglas)



Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

prej Tue 5 Mar 2013 - 20:45
Pasi pamë këndvështrimet e papajtueshme mes Zigmund Frojdit dhe Karl Jungut në konceptimin e fesë le të kalojmë tani te një tjetër emër i madh i psikanalizës, Erik From. Fromi mes opozitës së papajtueshme dhe përputhjes së plotë të interesave dhe qëllimeve të psikanalizës dhe fesë zgjedh një pozicion të ndërmjetëm duke treguar se raportet midis këtyre dy fushave janë shumë të ndërlikuara për t’i futur në një zgjedhje aq të thjeshtuar.
From quan “besim fetar” çdo sistem mendimi dhe veprimi, të bashkëndarë nga një grup, në të cilin individi gjen orientim dhe një objekt adhurimi.

Sipas Fromit çdo njeri ka nevoja fetare, pasi çdo njeri ka nevojë për një sistem orientimi dhe një sistem adhurimi që manifestohen në mënyra të ndryshme, prandaj sipas tij pyetja nuk është nëse një njeri është apo jo fetar, por cila është feja e tij.

Fromi braktis konceptin e përgjithshëm të fesë dhe bën një dallim të formave të ndryshme fetare. Ai arrin të ndajë besimet fetare në dy forma: religjone humaniste dhe religjone autoritare.
Tek religjonet humaniste virtyti parësor është kapaciteti i vetrealizimit, jo ai i nënshtrimit .
Ndërsa tek fetë autoritare kemi njohjen nga ana e njeriut të një fuqie mbizotëruese prej së cilës varet fati i tij dhe ndaj së cilës duhet të nënshtrohet dhe ta adhurojë.
Tek fetë autoritare kemi të theksuara konceptet e mëkatit, vuajtjes, fajit dhe bindjes ndërsa tek fetë humaniste theksohen gëzimi dhe liria.
Tek fetë autoritare kemi imazhin e një Zoti kërcënues dhe hakmarrës që i shtohen idhujtaria dhe adhurimi i verbër. Ndërsa fetë humaniste na paraqesin imazhin e një Zoti të dashur dhe mëshirplotë, që do të mirën e njeriut dhe mbështet lirinë e tij.
Përfundimisht, duke reflektuar mbi sistemet e ndryshme fetare dhe mendimtare, të zhvilluara gjatë historisë njerzore, Fromi mendon se teologjia kalviniste, dhe pjesa e parë e Testamentit të Vjetër janë sisteme autoritare. P.sh, Fromi i bën një interpretim interesant “mëkatit fillestar”, duke e parë Zotin si një qënie xheloze dhe egoiste që ndëshkon përpjekjet e njeriut për të njohur “të mirën” dhe “të keqen”.
Ndërsa sistemet mendimtare dhe fetare humaniste sipas Fromit janë: Budizmi, Krishtërimi, Sokrati, Spinoza, Isaia, Taoizmi, misticizmi në hebraizëm dhe krishtërim etj.

Duket sikur Fromi mban një pozicion agnostiku, ku nuk shprehet qartë dhe madje s’i intereson edhe aq pohimi apo mohimi i ekzistencës së Zotit por më shumë pohimi apo mohimi i “Njeriut” si qënie e plotë dhe e realizuar dhe këtë e shpreh mjaft mirë në fjalitë e mëposhtme:
“Jemi apo s’jemi ne besimtarë, besojmë vallë në domosdoshmërinë e fesë së re, apo të fesë pa fe, apo në ruajtjen e traditës judeokristiane, të gjithë ne nëse na intereson thelbi dhe jo lëvozhga, njeriu dhe jo kisha, mundemi të bashkohemi për mohimin e vendosur të idhujtarisë dhe në këtë pohim do të gjejmë më shumë besim se sa në cfarëdo gjykimi pohues mbi Zotin. Dhe atëherë, pa dyshim do të ketë më shumë bindje dhe dashuri vëllazërore” (J@mes_Douglas)



Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

prej Tue 5 Mar 2013 - 20:46
Pasi kemi bërë një përshkrim dhe një krahasim të pikëpamjeve të Frojdit, Jungut dhe Fromit mbi besimin fetar dhe format e shfaqjes së tij, mund të kemi një panoramë të qartë të konceptit të religjonit të vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Nëse keni mendime në lidhje me pikëpamjet e këtyre tre autorëve në lidhje me fenë jeni të lirë t'i shprehni ato.
Mund të shprehni lirisht mendimin tuaj, gjithashtu, në lidhje me besimin fetar nga një këndvështrim psikologjik apo filozofik.



Sponsored content

default Re: Koncepti i fesë i vëzhguar nën dritën psikanalitike.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi