- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Dyshimet për çimka në KQZ dhe Berisha që flet si pa të keq për një “komplot të regjistruar”
Tue 5 Mar 2013 - 22:48
Në momentet që Berisha po tentonte të negocionte me opozitën për votimin e 3 ligjeve, ai ka konsumuar edhe një batutë që citohet në shtyp. “A doni të dini ju komplotin si u rrëzua Fatos Nano? T’jua them sot?”- pyeti ai, ndërsa nga pas shpine kryetarja e Kuvendit e nxiste ta tregonte. “Do jua sjell të regjistruar sesi u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi…”
E përditshmja DITA ka botuar një artikull ku flet për një debat të brendshëm në KQZ lidhur me një informacion që u është dhënë anëtarëve të majtë në Komision për vendosje përgjuesash në zyrën e tyre.
Shkruan Dita: “Dy anëtarët e Komisionit kanë marrë informacion nga persona të administratës se zyrat e tyre janë nën përgjim dhe kanë tentuar madje dhe “pastrimin” e zonës duke porositur privatisht aparatura për gjurmimin e pajisjeve. Për këtë skandal janë informuar pak ditë më parë edhe politikanë të lartë në vend nga dy anëtarët e Komisionit, ndërsa duket se ndërhyrja mund të jetë kryer me lehtësi nga personat e interesuar në përgjim pasi vetë konstruksioni i godinës së KQZ-së e ka avantazhuar një gjë të tillë. Zyrat e komisionerëve janë të lidhura me dy dyer, njëra derë që komunikon me institucionin e KQZ-së çelësin e së cilës e kanë anëtarët e komisionit, ndërsa dera tjetër komunikon me godinën e Pallatit të Kongreseve…”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|