Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kërkuesit vënë në dyshim misionin e Nënë Terezës: “A ishte vërtet një Shënjtore?”

prej Mon 4 Mar 2013 - 15:00
A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore? TerezaGruaja më e vlerësuar e kohëve moderne dhe padyshim shqiptarja më e njohur në botë e cila ka marrë çmimin Nobel për Paqen , është lumturuar nga Vatikani, një hap larg shenjtërimit, është sulmuar nga disa kërkues të cilët pretendojnë se kanë bërë një studim për të. Kështu në një artikull I publikuar në revistën “Studies in Religion/Sciences”, përgatitur nga Serge Larivie dhe Genevieve Chenard hidhet drite mbi qindra dokumente të jetës së saj. Pasi kanë studiuar rreth 300 dokumente, këta kërkues shprehen se ka një numër çështjesh që nuk janë marrë parasysh nga Vatikani.
Këtu përfshihen mënyra se si janë trajtuar të sëmurët, kontaktet e dyshimta politike të saj, menaxhimi i dyshimtë i shumave gjigande që merrte si donacione si dhe këndvështrimi shumë dogmatik i saj për çështje si aborti, kontracepsioni dhe divorci. Gjithashtu 517 misionet e saj janë përshkruar nga mjekët si shtëpi për të vdekur për shkak se mungonin edhe kushtet më minimale për të sëmurët ndërkaq që nga ana tjetër fondacioni i Nënë Terezës kishte qindra miliona euro si donacione, kurse shumë transferta monetare prej miliona dollarësh mbeten sekrete.
Po ashtu në shkrim thuhet se në shumë raste katastrofash natyrore në Indi, ajo ofronte luajtje dhe medaljone të Virgjëreshës Mari, por jo ndihmë financiare direkte.dhe ka pranuar titullin e Legjionit të Nderit nga diktatori i Haitit, Duvalier./alb-observer.com/


A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore?

prej Wed 6 Mar 2013 - 13:48
A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore? Nene%20tereza



Erald Deliu

-Disa kërkues po vënë në dyshim shenjtërinë e Nënë Terezës pasi kanë
bërë kërkime te gjata në jetën e saj. Në një artikull të publikuar në
britaniken “Daily Mail” shkruhet se dy kërkues kanë studiuar rreth 300
dokumente për Nënë Terezën, ku sipas tyre vihet në dyshim përkujdesja e
saj për të sëmurët si dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me fondet,
qëndrimet ndaj abortit, divorcit dhe kontraceptivëve, të cilat nuk kanë
qenë në koherence me Vatikanin.

Nënë Tete

Duke shkruar për revistën “Studies in Relegion/Sciencies” (Studime
mbi fenë dhe shkencën), Serge Larivie dhe Genevieve Chenard, thonë se
lumturimi i saj mund vihet në dyshim pas kërkimeve të hollësishme që ata
kanë kryer.

Profesori Larivie tha: “Teksa po kërkoja në disa dokumente për
fenomenin e altruizmit më ra në sy një përshkrim i Nënë Terezës për
qëndrimet e saj në një seminar lidhur me etikën dhe kështu u bëra më
kurioz për të kërkuar më tej. Përshkrimi ishte aq mahnitës sa më shtyu
të kërkoja akoma më tej lidhur me jetën e saj.”

Pasi studiuan rreth 300 dokumente për jetën e Nënë Terezës, kërkuesit
arritën në përfundimin se një numër çështjesh që lidheshin me
aktivitetin e saj, nuk kishin qenë aspak në axhendën e Vatikanit.

Ndër to përfshihet ‘mënyra e saj e dyshimtë për t’u përkujdesur për
të sëmurët, kontaktet e saj me politikanë, menaxhimi i paqartë i shumave
të mëdha të parave që ajo merrte, si dhe pikëpamjet e saj lidhur me
abortin, kontraceptivët dhe divorcin.

Deri në momentin që u nda nga jeta, Nënë Tereza pati hapur 517
misione që ndihmonin të varfrit dhe të sëmurën në më shumë se 100 shtete
të globit. Por këto misione janë cilësuar si ‘shtëpitë e të vdekurve’
nga doktorët të cilët i kanë vizituar ato më parë, veçanërisht në
Kalkuta të Indisë.

Disa mjekë kanë përshkruar se në këto ambiente kishte një mungesë të
theksuar të higjenës, madje ato nuk plotësonin as kërkesat më minimale.
Në to mungonin gjithashtu qetësuesit e dhimbjeve si dhe ushqimi i
shëndetshëm. Këto nuk vinin për shkak të mungesës së fondeve, pasi
fondacioni i krijuar nga Nënë Tereza, pati grumbulluar me miliona paund.
Pavarësisht kësaj, në një numër të madh katastrofash që kanë ndodhur në
Indi, thuhet se Nënë Tereza u ka dërguar të prekurve nga fatkeqësitë
natyrore vetëm lutje dhe medaljone të Shën Marisë, në vend të ndihmave
financiare.

Larivee thotë se, Nënë Tereza ka pranuar titullin Legjion i Nderit
dhe një grant të majmë nga diktatura e Haitit. Gjithashtu, miliona
dollarë, sipas profesor Larivee, janë transferuar në shumë llogari
bankare, pjesa më e madhe e tyre janë mbajtur sekret.

“Duke parë përkushtimin që Nënë Tereza kishte për misionet e saj,
lind një pyetje shumë e thjeshtë. Ku kanë shkuar miliona dollarë që
ishin destinuar për të varfrit?”, shkruan profesor Larivee. Ai shton
gjithashtu se imazhi i saj u ndërtua nga një takim në vitin 1968 nga një
intervistë me gazetarin e BBC-së Malcom Muggeride, i cili është njohur
si një katolik i devotshëm dhe antiabort.

Sipas Larivee, ishte promocioni që ai i bëri Nënë Terezës ai që i dha shtysë famës së saj.

Por gjithsesi, pavarësisht këtyre fakteve kontradiktore, autorët
pranojnë edhe shumë anë pozitive të Nënë Terezës dhe reputacionit të
saj.

“Imazhi i mrekullueshëm i Nënë Terezës ka zhvilluar dhe nxitur shumë
iniciativa humanitare, të cilat janë të angazhuara për t’i dhënë ndihmën
e tyre shtresave në nevojë. Këtë ne nuk kemi si ta mohojmë kurrsesi”,
shprehet Larivee.

“Ajo me figurën e saj ka frymëzuar shumë vullnetarë, puna e të cilëve
i është përkushtuar vetëm shtresave në nevojë me vetëmohim, edhe pse
pjesa më e madhe të këtyre misionarëve nuk kanë dalë kurrë përpara
kamerave. Gjithsesi, mbulimi që media i ka bërë Nënë Terezës, duhet të
ishte më rigoroz”, shton ai.


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore? Image
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi